Tragjedi në Devoll. Një punonjës policie vret dy vetë në lokalin e fshatit Vranisht
në faqen 7
Dështon takimi Meta - Vujanoviç
Kryeministri shqiptar pritet me sharje në Shkodër
në faqen 3
Qeveria i vendos embargo Kosovës
Prefekti mbyll kufirin në Tropojë
Azgan Haklaj, kryetar i Degës së PD-së, Tropojë, flet për “RD”-në
Për disa muaj me radhë lulëzoi një tregti e vogël me Gjakovën dhe disa qytete kosovare, kufi me Tropojën.
Këto janë lidhjet natyrore të kësaj treve qysh prej mijëra vjetësh, të cilat qenë ndërprerë vetëm gjatë këtyre 80 viteve të pushtimit serb të Kosovës. Tani ka dalë një urdhër absurd nga qeveria shqiptare, i cili në fakt mbyll kufirin e Tropojës me Kosovën. Prefekti i Kukësit pas një vendimi të qeverisë shqiptare, ka urdhëruar mbylljen e kufirit me Kosovën duke e rihzoluar edhe një herë Tropojën. Është një paradoks i madh.
në faqen 4
Bundo trafikanti i peizazhit shqiptar
në faqen 8
“Reformim” me këshilltarët e Metës
Policia rrethon Pallatin e Kulturës për sigurimin e takimit Pollo-Brojka
• Në sallë kishin ardhur të deleguar nga qeveria, zotërinjtë Belortaja dhe Nazarko, shumë politikanë të partive të tjera, kandidati i PS për kryetar SHIK-u, Eduard Ypi, shumë farefis e krushqi, si dhe disa agjentë të policisë kriminale dhe bashkëpunëtorë të Fatos Klosit
• Presidiumi: Genc Pollo kryetar i pashpallur, Alma Mustaka, e propozuara e Leonard Demit, Albert Brojka, i zgjedhuri i Tritan Shehut, dhe Eduard Grishaj, përfaqësues i deputetëve të Shkodrës, Mark Krroqi dhe Nard Noka
në faqen 5
Shkrimtari që mundi “bushtrën” e kuqe
Doli në qarkullim libri i fundit i Bedri Myftarit
“Bushtra e kuqe”, botim i shtëpisë botuese “Toena”
në faqen 13
Meksi i vjedhin platformën
Platforma e lexuar dje në sallën e Pallatit të Kulturës në Tiranë nga Genc Pollo, ishte pothuajse një plagjiaturë marrë prej ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, i cili nuk mori fare pjesë në mbledhje. Përveç poshtërsive kundër thelbit të Partisë Demokratike, për të cilat është i specializuar vetë Genc Pollo, e gjithë pjesa tjetër e të ashtuquajturës platformë “për një PD të suksesshme”, ishte shkëputur nga alternativa e zotit Meksi, e cila është botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”, në ditën e hapjes së Kuvendit të Gjashte të PD-së.
Pavarësisht vlerës që zoti Pollo ndaj gazetës “RD”, shumicën e atyre gjërave që ai tha në podium me e kishin botuar një herë, kur ish-kryeministri dhe deputeti Aleksandër Meksi e solli atë për ta botuar. E shkruar prej tij, pavarësisht se kishte ndryshime me platformën që miratoi Kuvendi i Gjashte i PD-së, ajo sigurisht që kishte shumë më tepër dinjitet dhe vlerë, sesa me shtesat malinje të Pollos dhe të miqve të tij. E pra gazeta “RD”, për të cilën nuk i kursen të sharët zoti Pollo, ishte treguar tepër e hapur kur e kishte botuar atë pikërisht ditën e Kuvendit të PD-së, pavarësisht se nuk përputhej me linjën zyrtare të Partisë Demokratike. Me këtë rast, Pollo dhe miqtë e tij që dinë vetëm të imitojnë në këtë botë, duhet t’i kërkojnë falje Aleksandër Meksit, e para, se i kanë vjedhur tekstat e tij të bëra publike që disa muaj më parë dhe e dyta, sepse i kanë shtuar atyre gjëra të pista dhe të ulëta, me të cilat nuk janë dakord edhe kundërshtarët më të egër të PD-së.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 468 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi e gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë në lire dhe të pasqyrës kriminale që morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e përjetuan atentatin ndaj Hajdarit nuk mund të ndihen të qetë e të harrojnë krimin. Qeveria, ose duhet të largojë kurreshtjen se është kriminale, ose duhet të bëjë një gjykim para drejtësisë kriminale dhe duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.