29/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 nëntor 1999

657 të vrarë dhe 713 të plagosur për ’99

Krimi në Shqipëri, njëlloj si lufta në Çeçeni në faqen 2

në faqen 2

Milo i sekuestron makinën Poçit

Ministri i Jashtëm zbulon lidhje të panjohura me Athinën në faqen 3

Të burgosurit politikë, që presin Vitin e Ri në qiell të hapur në faqen 2

Përse dështoi takimi me kryeministrin e Malit të Zi

Opozita i kërkon sqarime kryeministrit në faqen 3

Të gjithë tenderat janë të shitura

Prokurimet e Spitalit të Elbasanit. 371 mijë lek shpërdorime në faqen 8

Ishallah, 2000 më i lirë

Jetimët, mes ftohtësisë së zyrtarëve në faqen 9 Ishallah, 2000 më i lirë në faqen 8

“Albania”, më e paqartë se “ZP”

Pas gëzimit për platformën e “moderatorëve” të PD Gazetat “Albania” dhe “Zëri i popullit” konkurruan dje se kush do të paraqeste me tone më optimiste takimin e dezertorëve të Partisë Demokratike në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Për hir të së vërtetës, gazeta e socialistëve ishte shumë më e qartë dhe më serioze në trajtimin dhe interpretimin e asaj që kishte ndodhur në takimin e mjerë Pollo-Brokina. Të paktën “Zëri i popullit” kishte kapur thelbin e gjithë lëvizjes së “moderatorëve”, pasi i kishte evidencuar të gjitha goditjet e tyre kundër Partisë Demokratike. Ndërsa gazeta “Albania”, ca për shkak të moskuptimit të gjërave, ca nga tifozllëku i sëmurë me të cilën i shikojnë drejtuesit e saj idhujt Vejsiu, Pollo, Demi, Xhaferi nuk kishin arritur as në nivelin e “Zërit të popullit” në trajtimin e kësaj historie me falsifikatorë. Ndërsa ZP ndjehej e gëzuar që grupi i “moderatorëve” thonin se PD është përgjegjëse për ngjarjet e marsit 1997, se ata do të njohin kushtetutën, (që do të thotë se ata mund të kenë votuar pro saj në nëntor të vitit 1998), se demokratëve u është bërë dhunë dhe dhunë, e plot gjëra të tjera si këto, gazeta “Albania” gëzohej se kjo ishte platforma që do ta çonte opozitën drejt pushtetit. Në fakt gëzimi, ishte i vetmja gjë që i bashkonte dy gazetat. Por ndërsa ai është i kuptueshëm për gazetën e Partisë Socialiste, e cila i kënaqet faktit që disa karagjozë guxojnë t’i bëjnë sfidë qindra mijëra demokratëve në të gjithë Shqipërinë, duke u përfaqësues të PD-së, kur nuk përfaqësojnë dot as shtëpitë e tyre dhe duke u vënë simbolin e tyre, duke paska i nxitur entuziazmi i gazetës së Ylli Rakipit, e cila të paktën formalist quhet “e pavarur”. Në fakt, gjatë kohëve të fundit, ka pasur shumë koincidenca mes gazetës “Albania” dhe asaj të socialistëve “ZP”, sidomos për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet në Partinë Demokratike.

Sot, 469 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit “Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të krimit që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që në ditët dhe të pashtjesuar kriminelët e njohën jetën Liderit të Dhjetorit, u përpoqën shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anën e …, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk përk… presidenti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët … dhe nderuar me emrin Azem Hajdarit nuk mund të heshtin kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të jetë përgjegjëse publike drejtpërdrejt, ose duhet të … e gjithë kjo kr… nga kr… e Azem Hajdarit.”