21/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 shtator 1999

Mbështetje e fuqishme nga Perëndimi për PD

Berisha siguron përkrahje të gjerë në Berlin për rikthim të shpejtë të PD-së në pushtet Biblioteka Kombëtare TIRANË në faqen 3

Kontrabanda, çështja ku heshtin rivalët socialistë

editorial Nga Sami NEZA Korrupsioni dhe kontrabanda janë dy nga plagët më të rënda të qeverisjes socialiste, ndërsa janë dy fjalët më të munguara në fjalorin e kandidatëve për kryetar të Partisë Socialiste. As Kryeministri aktual Pandeli Majko dhe as ish-kryeministri Fatos Nano, nuk kanë shpallur në alternativat e tyre qoftë edhe një paragraf, ku të përqëndrojnë betejën e tyre për kryetar në platformën që duhet të kenë kundër korrupsionit dhe kontrabandës. Sapo lëllu një vështrim mbi debatin elektoral të PS-së, vëren se ai debat nuk ka asnjë lidhje me të ardhmen e kësaj partie, e aq më pak me qeverisjen e përmirësuar nga ana e koalicionit qeveritar. në faqen 4

CDU fiton fort në Saksoni

Disfatë e plotë e social-demokratëve gjermanë në faqen 11

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 374 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Ç'do ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, e tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë me duar të përlyera, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kursejnë këto fakte. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Nano, fushatë me cubat e Nehatit

Krimi i organizuar i rinjve dhëmbët shtetit

KFOR akuzon Thaçin

Shtyhet marrëveshja për çmilitarizimin e UÇK në faqen 9 Fotografi me burra të armatosur në një tryezë.

Vorë, vritet biznesmeni

Banditët derdhin breshëri plumbash dhe ekzekutojnë 41-vjeçarin brenda në lokal në faqen 2

Gati mocioni anti-Gjinush

Meksi plotëson firmat e duhura për të rrëzuar kryeparlamentarin në faqen 2

Mirënjohje për ata që nderuan Azemin

Duan të falenderojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, politikanë, miqë dhe përkrahës të tij nga vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në veprimtaritë përkujtimore kushtuar Azem Hajdarit. Në mënyrë të veçantë falenderojmë familjet kosovare të cilat e përkujtojnë këtë moment në liri, ashtu siç pati ëndërruar dhe luftuar edhe Azem Hajdari. Në tërësi vlerësojmë median e shkruar dhe atë elektronike, private, publike dhe TVSH-në, për pasqyrimin me profesionalizëm të jetës dhe veprës së Azem Hajdarit, si dhe veprimtaritë e organizuara në këtë përvjetor. Falenderojmë ata dhe të gjithë artistët që u përfshin në këto veprimtari. Familja Hajdari, duke ju falenderuar edhe një herë të gjithëve, ju rikujtojmë muz-sazhin e saj të para një viti, “për pajtim dhe bashkim kombëtar, ku çdo njeri në vend të urrejtjes të vërë mirësi dhe dashurinë për njëri-tjetrin”. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë! Familja Hajdari