Të burgosurit politikë në ditën e pestë të ngujimit, izolohen në qelinë e burgut 313
në faqen 5
Nesër, udhëheqja e re e PD
“RD” boton listën e plotë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar
Dështimi i qeverisë ka afruar zgjedhjet
EDITORIAL
Nga Artur KOPANI
Qeveria Majko po mbush një vit jetë dhe perspektiva e shqiptarëve mbetet njëlloj e zymtë. Qindra të vrarë rrugëve, me shumë të varfër, me pak vende pune, çmime më të larta, më shumë kontrabandë, më shumë korrupsion është panorama e zhvillimeve në Shqipëri në prag të shekullit të ardhshëm
në faqen 2
PD, hapa të sigurt drejt pushtetit
Vlerësohet Kuvendi Kombëtar i PD
në faqen 4
Ja çfarë ndodhi në Kuvend
në faqen 3
Gramsh, 50 vetë me kolerë
Mjekët: Ende nuk janë bërë analizat, por simptomat janë të kolerës
në faqen 2
Të mbrojmë lidhjen nga ata që duan të na e marrin përdhunshëm
Nga Zyhdi MORAVA
në faqen 14
Koha do të vërtetojë gjithçka
Partitë i zgjedhin vetë drejtuesit e tyre. Askush nuk ka të drejtë t’ua imponojë zgjedhjen drejtuese të partive
Nga Blerim ÇELA
në faqet 10-11
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 385 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbol i demokracisë dhe i pluralizmit, provon impotencën e qeverisë së Fatos Nanos dhe përgjegjësinë e saj në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë në Lidhje dhe pushtetarët kriminelë që i morën jetën liderit të Dhjetorit, i pengojnë të gjitha përpjekjet që janë bërë dhe vështirësojnë zbulimin e krimit. Përgjegjësit e vrasjes së Azem Hajdarit janë në pushtet dhe ata kanë marrë urdhërin, për punë pikërisht nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë vrasësit kudo që janë. Qeveria, ose duhet të ikë e përgjegjësit para drejtësisë kriminale ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.