Rëndohet shëndeti i të burgosurve politikë të 14 shtatorit
Gre vistët luftojnë me vdekjen
Elvis Kamberi, Edmond Ymeraj, Sul Lusha, Uk Çelkola dhe Bajram Hidri, në gjendje kritike në spitalin e burgut
Kurrë nuk është vonë!
EDITORIAL
Nga Antoneta MALJA
Greva e urisë, si forma më ekstreme e protestës, prek shpirtrat dhe mendjet e të gjithëve. Aq më shumë kur ajo zhvillohet nga individë që pretendojnë se jetojnë në një shoqëri pluraliste dhe demokratike. Një grevë e tillë, në qelitë e burgut 313 të Tiranës, ka 8 ditë që përjetohet dhimbshëm. Kryetari i Partisë së Lëvizja e Legalitetit, oficeri madhor, artistë, adoleshentë dhe dy burra të mirë nga Kosova janë martirë, janë ngujuar prej tetë ditësh në shtretërit prej druri. Po kështu edhe plot të tjerë që nuk e kapërdijnë dot poshtërimin e burgut, kur shokët e tyre po vuajnë për të njëjtin ideal demokratik, janë solidarizuar me ta në dukje u futur në grevë.
Të gjithë ata, të arrestuar një vit më parë, kanë dalë në një gjyq farsë dhe tërësisht politik më 6 maj ’99
në faqen 4
KFOR heq barrikadat serbe në Fushë-Kosovë
në faqen 10
Minarolli: Nano në vend të Spahi-së
Opozita mbështet grevën e të burgosurve politikë
në faqen 4
Shqiptarët i kanë sytë tek opozita
Nga Fatos BEJA
në faqen 3
Mjerimi i Meidanit dhe Milos në SHBA
Një maskaradë në motelin “Regency”
Nga Mal BERISHA
në faqen 6
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 388 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe pa ndëshkuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk përbën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e merituan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.