Berisha takohet me ambasadorin e SHBA
Kriza shqiptare zgjidhet me mjete demokratike
Dje pasdite kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha pati një takim me ambasadorin e SHBA-së z. Jozef Limpreht me kërkesën e këtij të fundit.
Në takim u diskutua gjerësisht për zhvillimet e fundit në vend, pas rënies së qeverisë eurosocialiste në kongresin e PS-së si dhe alternativat e Partisë Demokratike, për zgjidhjen e krizës aktuale me rrugë e mjete paqësore.
Berisha theksoi se qeveria e eurosocialistëve humbi besimin vetëm për shkak të dialogut që vendosi me opozitën, por kjo është një çështje jo e PD-së.
Ambasadori dëgjoi me interes analizën e zotit Berisha mbi krizën dhe rrugët e zgjidhjes saj me mjete demokratike dhe mospërdorim të dhunës nga asnjë palë.
Takimi ishte i përzemërt dhe i hapur.
PS çahet më dysh
40 emrat më të njohur të PS firmosin ndarjen me Nanon
Nano thërret serinë e II të Kongresit,
Majko me të tijtë do të mbledhin KPD
në faqet 2-3
U mblodh kryesia e PD-së. Jo qeveri të re por zgjedhje të reja
Vetëm zgjedhje
EDITORIAL
Zgjedhje
Nga Astrit PATOZI
Demokratët shqiptarë ndodhen sot në pikën më kritike të historisë së tyre, në rast se nuk do të dinë të marrin rolin që u takon për t’i dhënë një zgjidhje situatës paradoksale që ka mbërthyer vendin pas kongresit të Partisë Socialiste. Tani që Fatos Nano rrëzoi qeverinë e partisë së tij me të njëjtën forcë dhe ashpërsi sikur ajo të ishte kundërshtarja e tij e egër politike, opozita duket sikur ka mbetur në një pozicionin e vështirë të atij që në një farë mënyre ka pranuar defaktorizimin e vet të ngadalatë. Është vërtet për të ardhur keq që ende ka njerëz të opozizës që thonë se Partia Demokratike në këtë kohë duhet të presë zhvillimin në kampin e kundërshtarit të saj, dhe pastaj të përfitojë nga ndonjë gabim i mundshëm i tyre. në faqen 3
Përgjaken Tirana; viktima tre të rinj
Krimi godet sërish në kryeqytet
në faqen 10
Qeverinë e ndryshojnë shqiptarët
Komuniteti Ndërkombëtar mbështet protestat demokratike
në faqen 4
Opozita zotëron çelësat e zgjidhjes politike
Intervistë me anëtarin e kryesisë së PD, Halit Shamata
Nëse Kongresi i (1) 3-të i PS-së provokoi debatet rreth e rrotull, kuvendi i PD-së trazoi politikën me idetë që hodhi, që maksimalisht kanë marrë përsipër riskun dhe përgjegjësitë për të nxjerrë vendin nga kriza totale
në faqen 5
Protesta deri në zgjidhjen e krizës
U mblodh kryesia e PD-së. Jo qeveri të re por zgjedhje të reja
zgjedhje të reja
Protesta deri në zgjidhjen e krizës
Në drejtimin e Kryetarit të PDSH-së Prof. Dr. Sali Berisha, u mblodh dje kryesia e PDSH-së, e cila diskutoi lidhur me situatën në vend, objektivat e PD-së në këtë situatë, si dhe disa probleme organizative të PD-së.
Kryesia e PDSH-së duke shprehur bindjen se zgjedhjet e reja janë e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza totale ku e kanë zhytur pushtetarët aktualë, diskutoi rreth mënyrave dhe formave të veprimit, për të realizuar këtë objektiv. Në kushtet e një krize të gjithanshme, kur vetë socialistët rrëzuan qeverinë e tretë të tyre brenda dy vjetëve, nuk mund të tolerohet më për asnjë moment, që këta pushtetarë të vazhdojnë të tallen me shqiptarët. Në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që koalicioni i majtë të krijojë një qeveri tjetër, për të shtyrë dhe disa muaj jetën në pushtet. Tanimë është vërtetuar plotësisht se asnjë qeveri e ngritur nga ky koalicion nuk mund të qeverisë, por vetëm sa thellon gjithnjë e më shumë krizën në vend. Në këto kushte, kryesia e PD-së përcaktoi protestat paqësore si mjetin parësor që së bashku me format e tjera demokratike, do të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe drejt zgjidhjes së krizës.
Kryesia e PDSH-së diskutoi gjithashtu në bazë të Statutit, lidhur me kooptimin e kryetarëve të degëve më të mëdha të PDSH-së në Kryesinë Qendrore të saj. Statuti përcakton se ky numër duhet të jetë jo më i madh se një e treta e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë, përfshirë dhe drejtuesit e organizatave partnere. Kështu duke u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë, Kryesia vendosi që të kooptohen dhe kryetarët e degëve të Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit dhe Vlorës.
Në mbledhjen e Kryesisë, u diskutua dhe lidhur me organizimin e Departamenteve që do të funksionojnë pranë PDSH-së. U diskutua dhe u miratuan disa nga drejtorët e Departamenteve: Drejtori i Departamentit të Politikave Ekonomike, Prof. Dr. Omer Stringa, Drejtor i Departamentit të Ligjeve Prof. Dr. Kudret Çela, Drejtor i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës As. Prof. Luigi Çjoka dhe Drejtori i Departamentit të Bujqësisë As. Prof. Dr. Fatos Harizaj. Për departamentet e tjera u vendos të diskutoheshin në mbledhje të afërt të Kryesisë.
ne faqet 2-3
Viti IX i botimit Nr. (2367) E MARTË 19 TETOR 1999 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi)
ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Punëtorët e Rilindjes” Nr. 16 - Tel: 323 - 55 / Tel & Fax: 303-29 / (Marketingu) 323 - 57
E-mail gazetard@alb aniaonline.net dhe rildem@icc.al.eu.org
Kryeredaktor: Astrit PATOZI
Zv/kryeredaktorë: Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 400 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që kanë lënë të lirë dhe të pasuksessuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshirojnë dhe e nderojnë Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kartele që fali qeveria, ose dhe të kapërcyer për para drejtësisë kriminelë, ose duke u dekoruar publikisht me veshje ajo vepër që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.