Pas përpjekjeve të dështuara për ta vrarë, Fatos Nano urdhëron arrestimin e tij
Arrestohet Sali Lusha, njeriu që pa me sy vrasësit e 12 shtatorit
në faqen 7
Meta, përgatitu të ikësh!
Fitore me votat e enveristëve. Në kabinet do të mbahen ministrat e tenderave, Hajdaraga, Angjeli dhe Shuli. Tani, qeveria në rresht para kryetarit të PS
Kryeministri i radhës, fasadë e Fatos Nanos
në faqen 2
Meta lëpin atë që pështyu
EDITORIAL
Nga Shemsi PEPOSHI
Ilir Meta mori mbrapësht dhe, deklaratat e tij të para Kongresit të PS-së, dje, kur pranoi kolltukun e propozuar nga Nano duke dhënë një dëshmi konkrete të asaj se çfarë janë në të vërtetë socialistët. Ish-vartësi i Majkos kishte deklaruar para Kongresit se në rast të humbjes së Majkos për postin e kryetarit, do të ulej në karrigen e deputetit. Meta jo vetëm që bëri një deklaratë të “bujshme” në mbështetje të Majkos, por nxiti edhe ish-kryeministrin që të bënte të njëjtën gjë. Zoti Majko vetëm një ditë para Kongresit ndoqi shembullin e Metës, duke deklaruar se do të jepte dorëheqjen nga posti që mbante, në rast se humbte dhe Ilir Meta në përballë Nanos
në faqen 3
Superkorrupsioni, Shqipëria si Uganda
Një tjetër rekord i zi i qeverisë socialiste
në faqen 9
Ilir Meta duke marrë udhëzimet nga shefi i tij Fatos Nano
Të shtunën, miting i madh në Durrës
Të gjithë në protesta për zgjedhje të reja
Qytetarë të Durrësit!
“Bashkimi për Demokraci” ju fton ditën e shtunë, më 30 tetor, ora 12.00 në sheshin para pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” në mitingun e protestës për zgjedhje të reja.
Vetëm zgjedhjet e reja janë shpresa për Ju 600 mijë të papunë, që shtoheni çdo ditë me rënien e papërmbajtur të ekonomisë shqiptare.
Vetëm zgjedhjet e reja u japin fund varfërimit të përditshëm për Ju nëpunës, mësues, mjekë, punëtorë, qytetarë që sot paguhen 60% më pak dhe konsumoni dy herë më pak se dy vjet më parë.
Vetëm zgjedhjet e reja do të nxjerrin nga mjerimi Ju pensionistë, që nuk mund të mbani frymën, veçse disa ditë në muaj me pensionin tuaj.
Vetëm zgjedhjet e reja janë për Ju të rinj, studentë, artistë dhe intelektualë, rruga e sigurt për të ndryshuar kushtet e mjerueshme të jetesës, shkollimit, punës dhe krijimtarisë, për t’i dhënë fund përçmimit të qeveritarëve për ju të rinj e studentë, artistë dhe intelektualë.
Vetëm zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për të ngritur shtetin, vendosur ligjin, rendin dhe qetësinë në Shqipëri.
Bashkohuni në protestën tonë për zgjedhje të reja
“Nëse doni që t’i japim fund pushtetit të klaneve të mafies politike të bandave, krimit, kontrabandës dhe korrupsionit në Shqipëri, rikthimin e Nanos në udhëheqje të ekzekutimit e Azem Hajdarit dhe që mbrojnë vrasësit e tij, bashkohuni me ne për zgjedhje të reja.
“Nëse doni që përshpërimi dhe shkurtimi të mos jenë më e vetmja dhe ardhmja jonë, që Shqipëria të mos mbetet strehë e mjerimit të zbrazët dhe të rinjve dhe intelektualëve, bashkohuni me ne për zgjedhje të reja.
Nëse dëshironi largimin e pushtetarëve që në dy vjet kanë fishtuan papunësinë, mjerimin dhe varfërinë, vrasjen dhe maskat në rrugë, që dyfishuan çmimet, taksat mbi qytetarët dhe që si makutë me dogana, taksa tatime të ndara i vjedhin qindra milionë dollarë, bashkohuni me ne për zgjedhje të reja.
Sipërmarrës, biznesmenë, tregtarë!
“Bashkimi për Demokraci” ju fton ditën e shtunë, më 30 tetor, ora 12.00 në sheshin “Aleksandër Moisiu”, në mitingun e protestës për zgjedhje të reja.
“Nëse doni që Shqipëria nga falimentimi që ju kërcënon çdo ditë për shkak të monopolít dhe kontrabandës së qeveritarëve, konkurrencës së padrejtë të kryesive, myshterive dhe të larta në konsum, që paguani qeverisësit me korrupsion në Europë, bashkohuni me ne për zgjedhje të reja.
Në emër të shpresës suaj, të ardhmes suaj më të mirë, sigurisë, rendit, mirëqenies
Bashkohuni në protestën tonë për zgjedhje të reja
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 409 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çuditërisht koha e konsolidimit të demokracisë dhe stabilitetit, promovon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të presidentit Rexhep Meidani në pastrimin e vrasësit të tij, që vranë e braktisën të të gjithë shqiptarët? Qeveria e Shqipërisë, e cila duhet të ishte në kërkim të tij, të paktën, ka pasur mundësi ta mbron jetën Liderit të Dhjetorit, të tregonte shqiptarëve se kanë qenë janë në kërkim të vrasësve, të cilët kanë emra dhe mbiemra që nuk i gjejnë pushtetarët. Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit është e dëshmuar si një nga vrasjet më të bujshme në Shqipëri. Qeveria, ose duhet të kapte vrasësit dhe t’i çonte para drejtësisë, ose duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, në të kundërt. Kryeministri, ose duhet të jepte dorëheqjen dhe të largohej nga posti dhe të mbante, në rast se humbte dhe Fatos Nano.