Nesër, miting i madh në Sheshin “Skënderbej”
Ditën e mërkurë, më 12 janar ora 12.00, “Bashkimi për Demokraci” organizon një miting në Sheshin “Skënderbej” me rastin e 16 mujorit të vrasjes së simbolit të demokracisë, pluralizmit dhe nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari.
Qytetarë të Tiranës të gjithë në shesh të protestojmë kundër organizatorëve të vrasjes së heroit të pluralizmit shqiptar. Të protestojmë kundër prokurorëve politikë që shitën dosjen e tribunit të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari.
Shfrim antigoveritar në Lushnjë e Berat
Berisha: Me një qeveri të PD-së, pensionet 50 dhe paga minimale 100 dollarë
Berisha ngre në këmbë demokratët në Myzeqe dhe Jug
në faqen 6
Prokurorët, ata që rivrasin Azemin
16 muaj nga vrasja e Azemit, Prokuroria e Përgjithshme vazhdon të shesë hetimet për të, të mbrojë vrasësin si dhe të përdorë të gjitha mjetet për të hedhur huje mbi organizatorët e vrasjes së shekullit. Deri sot nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të hetimeve për vrasjen, ndërkohë që edhe atë që bëri PD duke siguruar dëshmi për vrasjen, u shit nga kryeprokurori Rakipi.
Historia e Prokurorisë së Përgjithshme në vrasjen e Azem Hajdarit nuk ka asnjë ndryshim apo distancë me vrasësit e Azemit, atë që e organizuan këtë vrasje dhe ata që e ekzekutuan atë
në faqen 5
Berisha në një nga takimet e tij me elektoratin
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 484 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pasheqësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë korrupsionin fakt që, Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Opozita: Nuk e njohim KQZ-në e Meidanit
Sot, takimi në OSBE për të diskutuar rreth procesit të ri zgjedhor
në faqen 2
Meta në Gjirokastër me kontrabandistët
Kryeministri shqiptar nën urdhërat e konsullit grek
Me helikopter qeveritar nga Jergucati në konsullatën greke
Kryeministri shqiptar nën urdhërat e konsullit grek
Meta në Gjirokastër me kontrabandistët
Me helikopter qeveritar nga Jergucati në konsullatën greke
Kryeministri Meta demonstroi gjatë vizitës së tij në Gjirokastër dhe Sarandë afërsinë e tij me qarqet kontrabandiste të Jugut. Gjatë qëndrimit të tij në Gjirokastër, sikur të mos ishte numri një i qeverisë, por një ortak biznesi i disa firmave të përfolura në Jug, u pa gjatë gjithë kohës në shoqërinë e një grupi tregtarësh dhe kontrabandistësh të njohur në qytetin e gurtë. Kryeministri Meta ka drekuar dhe darkuar në shoqërinë e grupit të firmës së njohur “Glina” dhe të fabrikës së këpucëve, të cilat i përkasin rrethit më të ngushtë të paraardhësit të tij të njohur për kontrabandë, Bashkim Fino. Bashkë me grupin që drejtonte dhe darkonte me Metën ishin edhe Vangjel Tamo si dhe një grup i konsiderueshëm doganierësh.
I çuditshëm është fakti që Meta nuk u përpoq fare t’i fshihte lidhjet e tij me njerëzit e parasë dhe të biznesit të zi në Gjirokastër. Sepse, edhe në rast se ai i kishte miq të vjetër njerëzit më të përfolur të Gjirokastrës, ai nuk kishte pse shfrytëzonte vizitën e tij zyrtare në Jug për të bërë karshillëk me ta. Nuk ka qeveritar në botë që zhgryhet nëpër lokale të rëndomta në shoqërinë e njerëzve të përfolur, në kohën që ka një post të lartë si ai i Kryeministrit. Por duket se Meta nuk e ka fare merak një gjë të tillë, e para se me ta gjendet si në shtëpinë e vet, dhe e dyta se e konsideron veten tepër të përkohshëm në krye të kabinetit qeveritar, ndaj edhe mendon që të marrë ç’të marrë për një kohë të shkurtër.
Por, ngjarja më e rëndë në vizitën e Metës në Jug ishte kur ai u thirr nga konsulli grek i Gjirokastrës dhe ai thirri helikopterin qeveritar dhe devijoi udhëtimin e tij dhe mbërriti me urgjencë nga Jergucati në oborrin e konsullatës greke. Sikur të ishte thirrur nga shefi i tij, dhe jo nga një diplomat i vogël i një vendi tjetër. Kryeministri Meta u paraqit në konsullatën greke dhe bisedoi për një kohë të gjatë me konsullin.
vu.el.
Poçi: “Krimi ka rekutuar strukturat shtetërore”
Nënshkruhet në Romë konventa italo-shqiptare e luftës kundër krimit të organizuar
në faqen 6