06/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 shkurt 2000

Çea: “Angjeli dhe mafja e Pireut kanë blerë kryeministrin Meta”

Brukseli shqyrton kërkesën për dorëheqje të shefes së “Divizioni XXI” për Shqipërinë. Ministrat shqiptarë bëjnë kontrabandë me Milosheviçin . Çea: “Angjeli dhe mafja e Pireut kanë blerë kryeministrin Meta” në faqen 7

Qeveria bllokon fondet e PD

Ministria e Drejtësisë urdhërohet të zvarrisë dhënien e urdhërit për financimin e 4-mujorit të parë të vitit 2000 . Qeveria bllokon fondet e PD në faqen 3

Ku i çuat 160 mijë ton naftë?

Për kontrabandën e qeverisë, Ilir Metën dhe gazetat e këtij të fundit . Ku i çuat 160 mijë ton naftë?

Të bëjmë qytetarë për shtetin, apo shtet për qytetarët?

Nga Visar ZHITI Njeriu ndoshta e ka harruar fillimin, kur ideoi shtetin, që e deshi për vete, që të rregullonte marrëdhënien, të mbronte vetveten prej vetvetes, të vendoste drejtësinë, të ndjehej i fortë, i bashkuar dhe megjithëse shteti në kohët antike krahasohej me një anije që arrinte brigje të tjera të prosperitetit. Një shtet që funksionon mirë, rregullator i jetës sociale, gjithmonë e më modern në faqen 6

Për herë të fundit me “moderatorët”

Nga Astrit PATOZI Vizita e delegacionit të Bashkimit Demokratik Europian në Tiranë shfaqi edhe një herë problemin e imoralitetit dhe të investimit të vajtur dëm në politikën shqiptare të 10 vjetëve të fundit. Fatkeqësisht, ky fenomen më tepër se kudo tjetër ka gjetur terren tek e djathta, apo më saktë tek ish-njerëzit e Partisë Demokratike në faqen 5

Të përndjekurit në grevë urie

Poçi dërgon 20 makina “Brava” të forcave shqiponja dhe 5 furgonë policie për të keqtrajtuar të përndjekurit . Të përndjekurit në grevë urie në faqen 10

Meta takon këngëtarin, ndërsa Berisha diplomatin

Kryeministri shqiptar bën ndryshime në qeverinë italiane . Meta takon këngëtarin, ndërsa Berisha diplomatin. Kryeministri Meta bën ndryshime në qeverinë italiane. Në një njoftim të zëdhënëses së kryeministrit, thuhet se zoti Meta ka pritur në një takim pune nëns sekretarin e jashtëm italian, Massimo Ranieri. Në fakt, zoti Massimo Ranieri është një këngëtar i mirënjohur italian i viteve ’70-të, i cili nuk ka asnjë lidhje me politikën. Mirëpo nuk është i këtij mendimi kryeministri Meta, i cili e ka vendosur atë në postin e nësekretarit të jashtëm italian, në vend të Umberto Ranierit. Në të njëjtën ditë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pasur në takim me nësekretarin e jashtëm italian, Umberto Ranieri. Nëse nga njoftimet të nxjerrë të shtypit, i bie që Berisha takuar diplomatin e lartë italian, kurse Meta ka takuar këngëtarin e njohur Massimo Ranieri. Lajmi është shpërndarë dje për të gjitha mediat dhe shumë konferencave që punojnë në televizionet afër qeverisë së zotit Meta, kanë qenë dakord me ndryshimin që kryeministri shqiptar i ka bërë administratës italiane. Lajmi për ndryshime në Farnesine është emetuar disa çaste, pasi zoti Meta është drejtuar një instituti norvegjez, në vend të Akademisë suedeze të çmimit Nobel, për t’i propozuar si kandidat qytetin e Kukësit. Një fuqi e madhe i ka ardhur zotit Meta për të bërë ndryshime jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në Europë e më gjerë, që kur si zëdhënëse e tij ka filluar punë një ish-anëtare ekstremiste e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Njoftim zyrtar i Republikës së Shqipërisë dhe fotografi/dokument i njoftimit

Gjinushi, i implikuar në rrjete prostitucioni

Shogata “Atdheu për refugjatët dhe emigrantët” denoncon kryetarin e Kuvendit . Gjinushi, i implikuar në rrjete prostitucioni në faqen 2

Myftari: “Të shtypet Lazarati para zgjedhjeve”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i shpall luftë fshatit antikomunist . Myftari: “Të shtypet Lazarati para zgjedhjeve” në faqen 15

PD mbetet, ndërsa njerëzit venë e vijnë

Nga Fatos HARIZAJ në faqen 14

Demokratët fitojnë mbi 60 përqind për postet e kryepleqve

në faqen 10

Është e vërtetë se në vitin 1996 janë zhdoganuar 80.000 ton naftë dhe në vitin 1999 janë zhduguar 178.000. Por në vitin 1996 janë prodhuar në Shqipëri 510.000 ton naftë, ndërsa në vitin 1999 janë prodhuar në vend 225.000 ton naftë, pra rreth 250.000 ton naftë më pak se tre vitet më parë. Gjatë vitit 1996 konsumi i naftës në Shqipëri ka qenë rreth 600.000 ton, shifër që rezulton edhe nga llogaritjet e mësipërme, ndërsa në vitin 1999 konsumi i naftës ka patur shifrën 443.000 ton, pra rreth 160.000 ton më pak se në vitin 1996. Nga Omer STRINGA në faqen 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 508 ditë nga vrasja e Azemit . Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit. Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lenë të lirë dhe të pasqaruar kriminelët që i morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.