26/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 shkurt 2000

Porti i Durrësit jepet me qera

Kontratë qesharake e Qeverisë për të mënjanuar portën kryesore të vendit nga Korridori VIII Për 20 vjet një sipërfaqe prej 14 mijë m² në Portin e Durrësit i është dhënë me qera, 82 mijë lekë në muaj firmës greke të karburanteve, që përfaqësohet nga kushëriri i ministrit të Financave në faqen 3

Meta: Të korruptuar janë Nano dhe Majko

Kryeministri kërkon t’ja faturojë dështimin paraardhësve të tij në faqen 2

Një “Kalë Troje” për Durrësin

Nga Sami NEZA Përjashtimi i Durrësit nga projektet e Paktit të Stabilitetit, tashmë është një fakt i pranuar edhe nga qeveritarët shqiptarë. Problemi është se ndërsa ata e kanë mësuar një gjë të tillë, kanë heshtur ose të paktën nuk kanë thënë asgjë për këtë shmangie, e cila lidhet drejtpërsëdrejti me faktorizimin apo çfaktorizimin e Shqipërisë në rajon në faqen 5

Presidenti Ciampi: Asnjë ndihmë vendeve të Ballkanit që na sjellin trafiqet Italia i mbyll portat

Beja e Mustafaj

Partia - shtet shqetëson SHBA

Nga Shemsi PEPOSHI Instalimi i një partie-shtet në Shqipëri u bë objekt shqetësimi në opinionin publik, menjëherë pasi Nano mori kreun e PS-së dhe shpalli skemën e funksionimit të partisë-shtet ku i pari do të ishte vetë ai në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 523 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lentë të lirë dhe të pakënaqur kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e tyre, por nuk preken vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk kapen apo pushtohen. Demokratët e të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Italia i mbyll portat qeverisë së Tiranës

Presidenti Ciampi: Asnjë ndihmë vendeve të Ballkanit që na sjellin trafiqet Presidenti italian Ciampi kërkoi dje që Italia dhe Bashkimi Europian të mos i japin asnjë ndihmë vendeve të Ballkanit, të cilat i sjellin përditë traf iqet e zeza, duke lënë të kuptohet hapur se është fjala për Shqipërinë. trafiqet Italia i mbyll portat qeverisë së Tiranës Presidenti italian Ciampi kërkoi dje që Italia dhe Bashkimi Europian të mos i japin asnjë ndihmë vendeve të Ballkanit, të cilat i sjellin përditë trafiqet e zeza, duke lënë të kuptohet hapur se është fjala për Shqipërinë. Deklarata e presidentit italian pason vrasjen e dy financierëve në Itali, por ajo nuk është thjesht një reagim ndaj kësaj ngjarjeje. Për të arriur në këtë përfundim, politika e lartë italiane ka kohë që po përtypet e ripërtypet, dhe vizitat e fundit në Romë të ministrit të jashtëm shqiptar Paskal Milo, si dhe të koordinatorit të Paktit të Stabilitetit, Gramoz Pashko janë mishërim i kësaj. Ka shumë kohë që Roma zyrtare dhe shtypi italian e kanë vënë qeverinë e Tiranës nën akuzë të vazhdueshme për nxitjen e traf iqeve të zeza si dhe mosluftimin e krimit të organizuar, i cili transportohet nga Shqipëria në Itali. Një ditë më parë, gazeta e njohur “La stampa” shkruante se në Shqipëri është vetë shteti ai që nxit kontrabandën, ndërkohë që për bllokimin e ndihmave u shpreh edhe vetë ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Ky i fundit në konferencë shtypi se marrëdhëniet me Italinë janë shumë të mira, por kjo e fundit ka bllokuar të gjitha fondet për Shqipërinë?!

Pashko ndjek fatin e Milos

Dështon edhe koordinatori i Paktit të Stabilitetit Koordinatori i Paktit të Stabilitetit, Gramoz Pashko dështon dje në përpjekjet e tij për të ndrequr diçka nga dështimi i madh i takimit të Shkupit, kur shkoi për një vizitë zyrtare në Romë për t’u takuar me zyrtarë të Farnez inës. Ministria e Jashtme Italiane nuk dha asnjë deklaratë shtypi për vizitën e Pashkos, gjë që përkthehet lehtë si mungesë totale interesi për këtë vizitë. Me siguri që Pashko duhet të jetë takuar me zyrtarë të rangut të ulët, dhe ç’është më e keqja, që nuk i kanë hapur asnjë shteg. Në këtë mënyrë koordinatori i Paktit pëson fatin e ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, i cili u kthye duarbosh nga Italia, vetëm pak ditë më parë.

Rafineri droge në mes të Tiranës

në faqen 6

Beja e Mustafaj në takimin e EDU

në faqen 3