PD komenton përfshirjen në skandalin e vizave greke të autoriteteve të larta shtetërore
Gjana: “PD e konsideron këtë skandal të ri të qeveritarëve shqiptarë, një turp për shtetin dhe diplomacinë”
në faqen 3
Shteti zhduk Sali Lushën
200 policë i bastisin shtëpinë. Sërish përpjekje për të eliminuar dëshmitarin e 12 shtatorit
Familja është shumë e shqetësuar për fatin e Lushës, pasi ai kishte shkuar për kontroll mjekësor.
Gjykata e Thimio Kondit vendos arrestimin pas një seance gjyqësore krejtësisht të paligjshme
në faqen 4
Shtet trafikantësh
Shemsi PEPOSHI Shteti ynë u damkos së fundi edhe si shtet trafikantësh. Skandali i vizave greke ku Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi janë dy trafikantët dhe përfituesit kryesorë, tashmë po synohet të interpretohet nga media qeveritare në një mënyrë të pëshpirtë deri ku e quajtur patriot Ministrin e Jashtëm. Në fakt ky skandal nuk është donjonjë e papritur në qeverinë dhe koalicionin e përfshirë nga skandalet, abuzimet, vjedhjet dhe afera të tjera që nga ardhja e saj në pushtet pas zgjedhjeve të 29 Qershorit në faqen 5
Mitrovicë, rishpërthen dhuna, rreth 30 të plagosur
Tirana, të ...
Thirrje e “Bashkimit për Demokraci”
në faqen 4
Tirana, të
Mikroviç, fishkëllimë
dhuna, rreth 30 të plagosur
në faqen 11
Tirana, të dielën në shesh
në faqen 5
Nano: Durrësi dhe Selaniku janë njësoj
Një tjetër deklaratë bombë e kryetarit të PS
Unë nuk dua të di se ku kalon Korridori 8, në Durrës apo Selanik
Një tjetër deklaratë bombë e kryetarit të PS
Nano: Durrësi dhe Selaniku janë njësoj
Unë nuk dua të di se ku kalon Korridori 8, në Durrës apo Selanik
Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e tij kundër interesave strategjike të Shqipërisë, duke rikthyer “ethe” e Kretës dhe të Lisbonës. Në një intervistë për radion “Kontakt”, Fatos Nano tha se për të nuk kishte fare rëndësi se ku kalon Korridori i 8-të. Unë nuk dua të di se ku kalon ai, në Durrës apo në Selanik, tha kryetari i socialistëve. Ai iu përgjigj kështu një pyetjeje që kishte të bënte me polemikën që kanë shpërthyer ndaj përpjekjeve për të spostuar drejtimin e Korridorit të 8-të, në favor të Greqisë. Siç dihet ndërtimi i rrugës që lidh Durrësin me Shkupin, Sofjen dhe Stambollin është konsideruar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe komuniteti ndërkombëtar si një nga interesat strategjike të Shqipërisë.
Kriminelët vrasin dy ushtarakë
Në rrugën Tepelenë - Memaliaj bandat kriminale godasin punonjësit e shtetit
në faqen 7
Abuzime me tenderin për pullën shqiptare
në faqen 8
Opozita: Hapi i parë, ndryshimi i KQZ-së
në faqen 2
Aktiv i zgjeruar i PD Tiranë
Nesër në sallën e Teatrit të Estradës
Ditën e enjte më datë 9 Mars 2000, ora 13.00 në sallën e Estradës së Tiranës zhvillohet aktivi i zgjeruar i PD-së dega Tiranë me rend dite:
Kriza e thellë që ka përfshirë vendin nga qeverisja e kusarëve në pushtet dhe alternativat e PD-së për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky batak.
Ftohen të marrin pjesë anëtarët e kryesisë së degës Tiranë, kryesitë e seksioneve dhe kryetarët e sekretarët e grupseksioneve dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 534 ditë nga vrasja e Azemit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të pagueshuar kriminelët që i morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, në cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi faktin. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.