05/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 maj 2000

PS kërkon me Kodin Elektoral të mbyllë tunelin e Krrabës

Topalli: Vota është e drejtuar djathtas dhe kalimi i këtij ligji të shkatërruar nuk mund t’i ndryshojë kursin në faqen 5

Policia zhduk 200 kilogramë heroinë

në faqen 6

Kryesia e PS vendos shkarkimin e Canit

Prokuroria bën gati fletëarrestin Nano: Guvernatori i Bankës po bëhet shumë i rrezikshëm në faqen 2

Hajdutët në panik

Cani: Thesarin e vodhi qeveria dhe ministria e Rendit Poçi: Floriri u vodh në kohën e Petro Koçit Ceka: Floririn e vodhën Cani dhe Gjinushi Qeveria, ministria e Rendit, Banka e Shqipërisë dhe Parlamenti akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhjen e Thesarit në faqet 2,3

Ç’kërkon Rakipi në zyrën e Metës?

Zëdhënësi i kryeministrit, Thoma Gëllçi, që u zgjodh para gazetave kur tha se qeveria do të shikojë edhe mundësinë e kthimit të Thesarit, pasi të zbulojë në fillim fajtorët, lajmëroi ditë më parë se Meta është takuar me Klosin, Poçin dhe Rakipin. dhe pastaj që Meta dhe Rakipi janë takuar me Canin. Tani lind pyetja, çfarë kërkonte Rakipi në zyrën e kryeministrit Meta? A ka filluar apo jo prokuroria hetimet për vjedhjen e Thesarit? Në rast se po, atëherë kush është i akuzuari? Të gjithë e dinë se në këtë rast i akuzuari është qeveria, pasi asaj i ka ndodhur gjëma. Atëherë si ka mundësi që Meta të thërrasë në zyrë Rakipin për të diskutuar një çështje, ku njëri është akuza dhe tjetri i akuzuari. Pavarësisht se Meta do të mundohet që t’ia kalojë topin Poçit për të mbajtur përgjegjësinë e mosruajtjes së Thesarit, këtë në princip asgjë nuk ndryshon. Po kështu në këtë akuzë është edhe Guvernatori i Bankës, Shkëlqim Cani, përderisa në të gjitha ligjet, madje edhe në Kushtetutën që partia e këtij të fundit miratoi para dy vjetësh, është shkruar që ai vetë është përgjegjës për mbajtjen dhe administrimin e rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë. Në këtë rezervë sigurisht që bënte pjesë edhe Thesari. Atëherë ç’punë ka qeveria dhe prokurori i Përgjithshëm që takohen me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për të biseduar për një çështje ku ata janë palë dhe kanë role diametralisht të kundërta. Këto janë paradokse jo të rastësishme, por thjesht lajthitje që tregojnë për kaosin që i ka përfshirë segmentet e implikuara të shtetit të sotëm për të zbuluar efektet, madje për të fshehur gjurmët e grabitjes së Thesarit. Rakipi nuk mund të takohet me Metën dhe me Canin për të biseduar për Thesarin, vetëm në rast se këta të fundit thirren në prokurori me cilësinë e të pandehurit për të dëshmuar.

5 Maji i përgjysm[u]ar

Bardhyl LONDO 5 Maji, dita kur shqiptarët brenda kufijve të sotëm politikë përkulen para martirëve të shumtë të së palaruar të tyre, është një nga ditët më të veçanta e më të shënuara të historisë sonë. në faqen 8

Amendamentet e opozitës janë refuzuar

Nënkryetari i PD-së denoncon prapaskenat e PS lidhur me Kodin Elektoral në faqen 4