09/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 maj 2000

Të dielën, Berisha në Vlorë

PD i kthen nderin e humbur Sheshit të Flamurit Qytetarë të Vlorës! Bashkimi për Fitoren organizon ditën e diel, datë 14 Maj, ora 11.00, në Sheshin e Flamurit një miting të madh ku do të marrë pjesë Kryetari i PD-së, Sali Berisha. Bashkohuni me ne në protestën ndaj varfërisë, mashtrimit qeveritar, krimit, mjerimit dhe papunësisë. Bashkë me ne për t’i kthyer Sheshit të Flamurit dinjitetin dhe krenarinë që i dha Ismail Qemali. Të gjithë bashkë t’i japim fund dhimbjes tre-vjeçare të Vlorës, qytetit të historisë sonë, t’i kthejmë Vlorës traditën e patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Të gjithë bashkë për të filluar lëvizjen e madhe për rrëzimin e kusarisë së mashtrimit qeveritar që ka vrarë shpresën tonë për një jetë më të mirë, për progres e mirëqenie.

Karnavalet

Ceka: Në gusht 1997, floriri ishte i paprekur. Rikthehen skenat e filmit “Përballimi”. Gropa e thesarit gjendet në plevicën e katundarit. Klosi vendos ta ndajë “fshaçe” floririn e grabitur — në faqet 2,3 —

Berisha mbledh gjithë Korçën në shesh

50 mijë korçarë, në mitingun e opozitës Policët specialë të Poçit provokojnë karvanin e demokratëve — në faqen 4 —

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 605 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, demokratizimit e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasndëshkuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se janë këta që kanë në dorë anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokracia dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e ndërtuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë faj. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Bashibozukët e shtetit provokojnë në Lazaratin

Agjentët e Klosit i vendosin tritol memorialit të Azem Hajdarit PD: Dhuna në Lazarat, përpjekje e mafies shtetërore për të destabilizuar vendin — në faqen 5 —

Poçi: Floririn nga tunelet antibërthamore e vodhi një fshatar me gomar nga Krraba në datat 13-14 mars

INFORMACION KRYETARI I KËSHILLIT TË MBROJTJES ZOTIT REXHEP MEJDANI TIRANË Zoti Kryetar! Me vendim të Këshillit të Mbrojtjes thesari i shtetit i është lënë në ruajtje Ministrisë së Brendshme, së bashku me Bankën e Shtetit edhe inventari i tij. Në këto kushte kemi për detyrë t’ju informojmë për sa më poshtë: Vlerat monetare “Çeliku” aktualisht ruhen dhe sigurohen në objektin e quajtur “Lumi” në afërsi të minierës së Krrabës. Si kudo në vend edhe datave 13-14 Mars 1997, objekti në fjalë u sulmua nga banditë përreth të cilët dëmtuan dhe nxorën jashtë përdorimit pajisjet e këtij objekti si dhe vendkomandën e ruajtjes së tij. Sipas informacionit të marrë, objekti u sulmua përveçse me synimin vjedhjen e armatimit dhe materialeve të tjera dhe me synimin për të vjedhur vlerat e quajtura “Çeliku”, informacion i cili bën të qartë se objekti ishte dekonspiruar në kuptim të qëllimit të tij, për ruajtjen e vlerave të thesarit. Pas daljes të mësipërme është tentuar, nga persona të cilët mendojmë se kishin koordinuar sa saktë për vendndodhjen e vlerave, të hyet në thesarin e objektit duke krijuar kushtet për vendosjen e lëndëve eksplozive me synim krijimin e çarjeve për hyrjen drejt në tunelin ku janë sistemuar vlerat e “Çelikut”. Pavarësisht nga sa thuhet më lart, theksojmë se vlerat e “Çelikut” mbeten pa u cenuar, pasi dyert dhe hyrjet e objektit janë mjaft të sigurta si ndaj sulmeve fizike ashtu dhe sekretit të hapjes së tyre. MINISTRI I BRENDSHËM NERITAN CEKA Tiranë, më 1. 09.1997 Ja dokumenti i nëshkruar nga ish-ministri i Brendshëm, Neritan Ceka Kujtesë për Metën, Poçin, Rakipin etj: Kjo, sa për të filluar

Për Poçin dhe të pacipët e tjerë

Nga Astrit PATOZI — në faqen 7 —

Lazarenkot, jashtë Shqipërisë

— në faqen 7 —

Lajmërim

Ditën e Mërkurë, datë 10 Maj 2000, ora 18.00, në pallatin e sportit “Farie Hoti” organizohet mbledhja e Aktivtit të Zgjeruar të degës të PD - Tiranë me temë “Qëndrimi i demokratëve të Tiranës ndaj vjedhjes të pasurisë kombëtare nga kusarët qeveritarë dhe përpjekjet e klaneve antishqiptare për të vjedhur lirine e shqiptarëve dhe për ta shndërruar vendin në një protektorat të mafies rajonale”.