12/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 maj 2000

Qytetarë të Vlorës!

Bashkimi për Fitoren organizon ditën e diel, datë 14 Maj, ora 11.00, në Sheshin e Flamurit një miting të madh ku do të marrë pjesë Kryetari i PD-së, Sali Berisha. Bashkohuni me ne në protestën ndaj varfërisë, mashtrimit qeveritar, krimit, mjerimit dhe papunësisë. Bashkë me ne për t’i kthyer Sheshit të Flamurit dinjitetin dhe krenarinë që i dha Ismail Qemali. Të gjithë bashkë t’i japim fund dhimbjes tre-vjeçare të Vlorës, qytetit të historisë sonë, t’i kthejmë Vlorës traditën e patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Të gjithë bashkë për të filluar lëvizjen e madhe për rrëzimin e kusarisë e mashtrimit qeveritar që ka vrarë shpresën tonë për një jetë më të mirë, për progres e mirëqënie.

Hajdutëve u bie çehrja e verdhë

Panik në qeveri, Prokurori dhe SHIK: Berisha na ka në thes të gjithëve në faqen 3

Ja përse Berisha i di të gjitha

Nga Bardhyl LONDO Për shumë njerëz u desh deklarimi shtetëror i vjedhjes së Thesarit që të besonin se ato që ka deklaruar dhe deklaron Berisha, nuk janë përrallë e fantazisë, por një realitet i prekshëm dhe i sigurtë si dielli që lind çdo mëngjes në faqen 7 Plumba në vend

Ja skenari për prishjen e mitingut të Vlorës

Millosheviçët e Tiranës kërkojnë bllokimin e opozitës • Gjinushi e Brokaj mbledhin banditët e ’97 • Kryeministri Meta hedh gurin dhe fsheh dorën • Dredha fiton tenderin si gjeneral i trafi­kave • Gjinushi porosit grupe shamizezash false • Dredha qetëson Metën e Klosin: “Kemi gati djemtë e “Hakmarrjes për drejtësi” • Dega e PS, qendra e bandave. Niko V eizi thërret Fatmir Metën dhe Albert Gjahtarin në faqen 5

300 agjentë të Klosit, nën komandën e Luftar Petoshatit

në faqen 5

237 të vrarë dhe 423 të mbytur

Ja ç’ka fituar Vlora nën qeverisjen e socialistëve

Bishqemi, në qelinë e të dënuarve me vdekje

Kryeprokurori ushtarak dhe Klosi po përgatisin hajdutë të tjerë të rremë për Thesarin në faqen 4

Berisha: Të gjithë Vlora do të bëhet kryeqytet i demokracisë

në faqen 3 Berisha: Të gjithë Vlora do të bëhet kryeqytet i demokracisë

237 të vrarë dhe 423 të mbytur që nga 29 Qershori 1997

Ja ç’ka fituar Vlora nën qeverisjen e socialistëve vrarë dhe 423 të mbytur që nga 29 Qershori 1997 Që nga 29 Qershori i vitit 1997, kur në pushtet erdhën socialistët, në Vlorë janë vrarë 237 persona, dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë. Ndërkohë, që nga ajo kohë, janë mbytur në kanalin e Otrantos 423 vetë, të gjithë shqiptarë. Në këtë llogari, nuk bëjnë pjesë kurdët apo kinezët e gjorë që kanë humbur jetën në ujërat e Adriatikut, në disa raste të mbytur qëllimisht. Gjatë këtyre tre vjetëve kanë ndodhur 98 grabitje me dhunë në rrugë, në shumicën e rasteve nga banditë me maska, të cilët asnjëherë nuk janë kapur nga policia. Po kështu, janë konsumuar 174 raste të vendosjes së gjobave të rënda për tregtarët e mëdhenj nga bandat që ende janë në fuqi. Ky është një bilanc tragjik, që nuk ka nevojë për asnjë koment.

Tare Hamo dhe Malaj, hajdutët e “Gjalliçës”

Ja kush i vodhi paratë e vlonjatëve në faqen 9

PD i kthen nderin e humbur Sheshit të Flamurit

Të dielën, Berisha në Vlorë

Viti IX i botimit Nr. (2535) E PREMTE 12 MAJ 2000 Çmimi: 20 lekë (250 dhrahmi) ADRESA: Rr. "Xhoxhi Martini" Nr. 10 Tel.: 323 55 dhe 323 57 Tel&Fax: 303 29 Nr.llogarisë: 5092/116 - BKT Nr. 1, Tiranë Adresa në Internet: www.rilindjademokratike.com dhe E-mail: gazetard@alb…online.net Kryeredaktor Astrit PATOZI Zëvendëskryeredaktorë Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI

Plumba në vend të Thesarit

lë e fantazisë, por një realitet i prekshëm dhe i sigurt si dielli që lind çdo mëngjes lë e fantazisë, por një realitet i prekshëm dhe i sigurt në vend të Thesarit Nga Mero BAZE Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, kërcënoi që liderin e opozitës, Sali Berisha, se mund të eliminohej fizikisht nëse tentonte të shkonte ditën e dielë në sheshin e Flamurit në Vlorë në faqen 7

Sot, 608 ditë nga vrasja e Azemit

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në këtë krim që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Djathtorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të veçantë, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.