Hoxha: Neki Dredha, ti ke vjedhur të gjitha tenderat e Bashkisë. Maksim Hasani: Nuk kemi më njeri me vete, më latë vetëm mua dhe Hysni Milloshin
Mitingu i Berishës në Vlorë fut sherrin tek njerëzit e Partisë Socialiste
në faqen 3
Heshtja e vrasësve
Policia dhe Prokuroria, në garë për të fshehur vrasjet politike dhe terrorin ndaj demokratëve në Vlorë. Grabova denoncon mashtrimet shtetërore
Liderë të partive të opozitës kërkojnë penalizimin e kryeparlamentarit për implikim në rrjete kriminale
në faqet 6-7
Precedenti “Meta” dhe skandalet shtetërore
Nga Bardhyl LONDO
Në të ashtuquajturën seancë pyetjesh për një nga skandalet më të mëdha të historisë botërore të ekzistencës së shteteve, Kryeministri Meta dhe koalicioni i majtë përdori ose më mirë të themi shpërdoroi fuqinë shtetërore, për të mbuluar një nga çështjet më të mëdha që preokupojnë opinionin publik shqiptar, vjedhjen e Thesarit. Në emër të transparencës së vërtetë, kryeministri shqiptar shpallosi edhe njëherë para shqiptarëve kredon dhe metodën e tij të punës. Transparenca, sipas Metës, nuk është ajo që ekziston në të vërtetë, por është ajo që do kryeministri dhe qeveria shqiptare. Pikërisht, çështja e Thesarit nuk është vetëm një çështje ekonomike, nuk është thjesht një llogari monetare, por është një çështje shumë më e thellë që ka të bëjë me konceptin dhe preokupimin themelor të shqiptarëve: a ka apo nuk ka aktualisht në Shqipëri qoftë edhe një gjurë të asaj ngrehine që mund të quhet shtet
në faqen 5
Spartak Braho grabit 660 mijë dollarë në Portin e Durrësit
32 mijë metër katrorë sipërfaqe brenda Portit, Braho po i shfrytëzon për depozita karburanti
Deputeti i PS-së, Braho, më i fuqishmi në tregun e “Arit të zi”
në faqen 7
Dokumentet e Thesarit, jo në duart e prokurorisë politike
Gjinushi dhe Meta refuzojnë kategorikisht seancën e debatit për Thesarin
në faqen 3
Përgjigjet pas një sulmi fizik gazetari Mero Baze
Agresori është vjehrri i deputetit Genc Pollo
në faqen 4
Mbesa e Bashkim Finos, pronare tenderash
në faqen 9
Papa, mik i madh i kombit shqiptar
Kryetari i PD, Berisha uron Papën në 80-vjetorin e lindjes
në faqen 2
Kryetari Nano midis Danit dhe Ahrensit
Ping-pong nga Mitro Çela
Aeroplani zbriti butë: Kishte arsye. Në bord ishte vetë Kryetari Nano. Më i madhi i socialistëve kthehej në Atdhe, pas një vizite të bujshme në Amerikë!
Hapet dera. Afrohën shkallët dhe para kamerave shkelëshu shoku Fatos. Me mjekër të bardhë-shenjë fisnikërie
në faqen 4
U kthye në atdhe Filin Çakulli
Lajm i orës së fundit
Dje, u kthye në atdhe, pas një vizite shumë të suksesshme në Amerikën Latine, Kili, Uruguaj, Brazil, Argjentinë, etj., gazetari i “RD”-së, Filip Çakulli. Gjatë vizitës në shtetet e Amerikës Latine, Çakulli shoqërohej nga Ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo. Ndër problemet më të mprehta të diskutuaara kanë qenë problemi i heqjes së vizave me Uruguajin, çështja e Elianit të vogël dhe pengjet në Filipine, etj. Zoti Çakulli shprehu mbështetjen e plotë të delegacionit që kryeson për të konkluduar kudo ku ato shprehen. “Ne i inkurajojmë këto zhvillime revolucionare”, tha Çakulli, sepse ato përbëjnë edhe të ardhmen e shekullit ku jemi kredhur.