Gjykata e Lartë liron hajdutët e 70 milionëve
në faqen 6
Milo: S’mund të flitet për pronat çame
Ministri i Jashtëm mbron në parlament ligjin grek të gjendjes së luftës me Shqipërinë
në faqen 2
Qeveria e Metës, mëimore kusarie
Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit
• Kryeministri i qeverisë është Anastas Angjeli. Meta nuk mund t’ia kalojë Angjelit edhe sikur të privatizojë të gjithë malin e Dajtit.
• Çfarë impulsi mund të japë Legisi që u hoq për paaftësi nga qeveria Meta apo Imami që u largua për të bërë stazhin e “Green Card-it” në SHBA?
• Demeti u hoq për të marrë tenderat me një nga ujqërit e rinj të korrupsionit, siç është Ilir Zela.
• U synua të ngushëllohen edhe pak nostalgjikët e partisë duke vendosur Xhelilin e ri në krye të Ministrisë së Mbrojtjes
Shakaja e hidhur me qeverisjen
Nga Bardhyl LONDO
Këto ditë shqiptarët patën rastin të ndjekin përsëri një akt komik në dukje, por tragjike në brendësi të vet, akte me të cilët ata janë mësuar tashmë këto tre vjet të qeverisë socialiste dhe veçanërisht të qeverive të Kryeministrit Meta. Megjithëse ata kishin dëgjuar jo më larg se një apo dy javë më parë nga kryeministri shqiptar se në qeveri nuk do të ketë ndryshime, se qeveria po punon mirë etj., përsëri ndryshimet ndodhën
në faqen 5
Berisha, megjithatë ishte në Kosovë
Nga Zekeria CANA
Shumë dyqane fotografish ka në Prishtinë, mbase bëhen mbi njëqind. Nga viti 1990 e këtej disa e kanë parë të udhës do japin ndihmesën e tyre për çështjen e përgjithshme duke i punuar falas fotot e terrorit serb, dëshmi të gjalla këto për vrasje e plagosje, helmime, bastisje e rrahje
në faqen 10
Në faqen 3 botohet e plotë konferenca e shtypit e Kryetarit të PD
Vila e Ilir Metës
Qeveria mbron vrasësit e Azemit
Sot, 664 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që lënë lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, që cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Ovazione për Berishën në Tetovë
Gjana dhe Olli, në përvjetorin e tretë të Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë
Pritet me entuziazëm delegacioni i Partisë Demokratike, i kryesuar nga nënkryetari i PDSH Jemin Gjana dhe anëtari i kryesisë së PDSH Fredi Olli, në ceremoninë e përvjetorit të tretë të Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë. Përshëndetja e Z. Gjana në emër të PDSH dhe Kryetarit të saj, Berisha u prit me ovacione të përsëritura nga të pranishmit. Delegacioni shqiptar zhvilloi takime me kryetarin e PDSH të Maqedonisë Arbër Xhaferi dhe nënkryetarin Menduh Thaçi në të cilat u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy partive. Bashkëbiseduesit u ndalën në problemin e universitetit të Tetovës. Zoti Gjana theksoi se Universiteti i Tetovës është një institucion në themel të të drejtave të shqiptarëve aty që meriton mbështetjen e të gjitha forcave politike. Prej ditësh ndaj gazetës “Bota sot” u pushtua një represion primitv. Në disa qytete të Maqedonisë është marrë gjithë tirazhi i gazetës që në orët e para të mëngjesit duke mos lënë asnjë mundësi që gazeta të merret nga qytetarët. Burime nga Shqipëri por edhe drejtuesit e gazetës në këtë vend kanë akuzuar për akte të tilla njerëz të Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë e vend kanë akuzuar kryesisht se Arbën Xhaferin. Gazeta kishte botuar një shkrim për Universitetin e Tetovës ku ndër të tjera akuzohej PDSH e Xhaferit për heshtje përballë autoriteteve maqedonase ose ndryshe një tradhëti ndaj universitetit të Tetovës i cili ende nuk është legalizuar.