20/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 korrik 2000

Gjeneral Andoniin s’ka kush ta hetojë

Prokuroria nuk ka nisur asnjë çështje për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Të afërmit e Ervehesë deklaruan në shtyp se nuk mund ta ndiqnin çështjen më tej sepse ata ishin të pafuqishëm përballë Gjeneralit të pushtetshëm Prokuroria nuk ka nisur asnjë çështje për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Andoniin s’ka kush ta hetojë Të afërmit e Ervehesë deklaruan në shtyp se nuk mund ta ndiqnin çështjen më tej sepse ata ishin të pafuqishëm përballë Gjeneralit të pushtetshëm në faqen 6

Kryemadhët u zënë frymën 45 familjeve

Presidenti, Parlamenti, Prefekti Dedja, të pafuqishëm para ndërtimeve pa leje të bashkëshortores së Ilir Metës në faqen 7

Kush i tremb prokurorët?

Mafia e ka mposhtur shtetin, sepse ajo është në krye të tij në faqen 5

Tirana mund të ndahet vetëm me referendum

Ndarja e Tiranës synon getoizimin e qindra-mijëra banorëve të rinj në faqen 2

Nano ritakohet me Milosheviçin

Arben ÇEJKU Nano ritakohet me Milosheviçin në faqen 4

Një votë kundër “guvernatorëve”

Petrit Veizi Një votë kundër “guvernatorëve” në faqen 4

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 677 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azemit Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që lënë lirë dhe të pasqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë një sjellje kaq të keqe. Qeveria, ose duhet të kërkojë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha takohet me Frowick

në faqen 5

Gjana: Gjinushi, rrugaç politik

në faqen 3

Meta: Statutet e Nanos nuk vlejnë

në faqen 3

Pas denoncimit për korrupsion në Telekom

Meta bllokon telefonat e PD Drejtori mafioz Dhimitraq Rafti përdoret për të izoluar opozitën në faqen 3

Nano, vizitë në depozitat e Angjelit

në faqen 4

Ndre Legisi do të përkujtojë Naim Frashërin

Ministri i Shtetit, Ndre Legisi, është caktuar kryetar i komisionit të veçantë qeveritar të festimeve të 100 vjetorit të poetit Naim Frashëri. Burime të besueshme nga Kryeministria bëjnë të ditur se mbles për këtë detyrë të re të Legisit është bërë Ministri i Kulturës, Edi Rama. Sipas burimeve, Edi Rama citohet të ketë thënë se këtë punë më mirë se Ndreja nuk mund ta bëjë askush. Një ndër argumentet që ka përdorur Rama për propozimin e tij ka qenë që zoti Legisi, jo vetëm që nuk ka lexuar ndonjë gjë nga Naim Frashëri, por ai ka kaluar në të gjithë ministrat të qeverisë, pasi që nga shkolla e lartë, nuk ka qenë asnjë libër me dorë. Argumenti tjetër i ministrit të Kulturës për të mbështetur kandidaturën e Legisit ka qenë fakti që Ndreja është fshatar dhe ka mbaruar Institutin e Kamzës, kurse Naim Frashëri ka shkruar “Bagëti e Bujqësi”. Mësohet se ndihmës i ministrit Legisi në organizimin e veprimtarive përkujtimore, do të jenë Dritëro Agolli, Alfred Uçi, Sabri Godo etj.

Lajmërim

Në kuadrin e përgatitjeve për fushatën elektorale organizojmë sot, ora 11.00 në Selinë e Partisë Demokratike në Tiranë një takim me të gjithë Nënkryetarët e PD-së të rretheve, Kryetarët e Departamenteve (edhe anëtarë nëse dëshirojnë) dhe anëtarët e departamenteve të PD-së-Tiranë. Në këtë takim do marrë pjesë kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha.

Njoftim

Datë 21-22 korrik 2000 zhvillohet seminari me temë “Rinia dhe roli i saj në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri”, ku do të jenë të pranishëm kryetarët e Forumit Rinor të rretheve (në mungesë një i deleguar tjetër). Takimi i kryetarëve do të jetë tek selia e Partisë Demokratike Dega Durrës ora 12.00 dt.21.07.2000. Seminari të zhvillohet në ambientet e Hotel “VELESHTA”.