10/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 gusht 2000

Zyrtari, viktimë e mafies në polici

Kush e futi në kurth Drejtorin e Policisë së Shkodrës Presion mbi ekspertët që të vërtetojnë se vrasja është kryer me plumb rikoshet. Sipas ekspertëve nga pozicioni ku gjendej Bahriu ishte e pamundur të qëllonte mbi kryepolicin në faqen 9

Bashkim Abazi, kreu i trafikut të kurdëve

Zv.drejtori i Policisë Kufitare falsifikon notat e ambasadave për të lejuar kalimin e klandestinëve Burime nga stafi i Poçit thanë se të paktën 250 lista shumëemërore kanë kaluar në Rinas

Cili është “kthimi në identitet” i Edi Ramës

Vjedhja e fundit e qeveritarëve mban emrin e Ramës dhe nga vetë ai është quajtur “kthim në identitet”. Është fjala për godinat e tre ministrive, të cilat ministri kandidat për Bashkinë e Tiranës po i lyen me bojë për 700 milion. Duket se njeriu pa identitet, në në fund ka gjetur “suksesin” me “kthimin në identitet” në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 698 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria është ish komuniste që lënë të lirë dhe të paqeshëgjuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Meta përurron pronat e familjes Hoxha

Socialistët kthehen edhe zyrtarisht në origjinë Kryeministri ka marrë 300 mijë dollarë ryshfet për të shmangur parregullsitë në ndërtimin e fabrikës “DEKA”, në hyrje të kryeqytetit në faqen 5

Vrasësit e Azem Hajdarit, në “Foristradën” e Taulant Dedjes

Ja pse mashstroi Dedja në mëngjesin e 13 Shtatorit 1998 në faqen 10

Si u shit Butrinti nga Edvin Rama

në faqen 7 Si u shit Butrinti nga Edvin Rama

Ja si Monika fshehu aktivitetin e firmës

Skandali “Monika” - Bashkëshortja e Kryeministrit ka fshehur licencën e firmës dhe nuk ka paguar tatimet. E ka ndihmuar sërish kushërira e Ilir Metës në faqen 2

Viti IX i botimit Nr. (2607) E ENJTE 10 GUSHT 2000 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi) ADRESA: Pranë selisë së PD Tel.: 323 55 dhe 323 57 Tel&Fax: 303 29 Nr.llogarisë: 5092/116 - BKT Nr. 1, Tiranë Adresa në Internet: www.rilindjademokratike.com dhe E-mail: gazetar@albaniaonline.net Kryeredaktor Astrit PATOZI