Kryeministri në pëurimin e dy kanaleve, tre gardheve dhe dy mullareve në zonën e Beratit
Një urë, që pritej të përurohej nga Meta në Tiranë, është shembur sapo është “ndërtuar”
ne faqen 9
“Arrestohet” njeriu që u dorëzua vetë
Rihapja e çështjes së grabitjes së floririt bëhet për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet e fundit të qeverisë, ku më i rëndësishmi mbetet ai i çiftit Meta
Rikthehet farsa e hetimeve për vjedhjen e Thesarit
në faqen 4
Thelbi antishqiptar dhe antikulturë i Ministrit të Kulturës
Nga Uran BUTKA
në faqen 7
Qeveria mbron vrasësit e Azemit
Sot, 703 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit
Ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që lënë të lirë dhe të pasndëshkuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë këtë rresësi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Imami: “Jam krenar që mora armët në ’97”
Ministri i Drejtësisë kërkon të fshehë spaletat e uniformës greke
Ministri mburret me periudhën kur zbatonte urdhrat e Lukrecios. I paguari në mënyrë të rregullt nga shërbimet sekrete greke, Arben Imami, është ndër ekzekutorët e shpërndarjes së lëvizjes shoviniste greke për të ashtuquajturin “Epir të Veriut”, i ngritjes së flamurit grek në disa lokacione të jugut
në faqen 3
Ja pse u ekzekutua kolonel Jonuz Hyka
Me urdhër të Fatos Klosit janë ekzekutuar shumë dëshmitarë që njihnin urdhërdhënësit e vrasjes së Azemit
në faqen 10
TBU: “Ne dimë të bëjmë vetëm rrugë”
Firma që lëvën ministritë, e specializuar për autostrada
në faqen 4
SQARIM
Komisioni elektoral i Partisë Demokratike, nisur nga disa çështje interpretimi që kanë dalë në rreth të ndryshme për kriterin e shkollës së lartë sqaron: “Me arsim të lartë konsiderohen vetëm ata persona që kanë përfunduar studimet e larta dhe janë diplomuar në fushën apo fusha të caktuara, dhe kur është fjala për kryetar bashkie, siç sqaron edhe pika 4 e udhëzimit, duhet të kenë vjetërsi në punë shtetërore ose private, jo më pak se 5 vjet.
Çdo interpretim tjetër është i pavlerë”.