23/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 gusht 2000

Ja kandidatët konkurrëntë të PD-së për kryetarë Bashkish

Bibliotekë Kombëtare TIRANË Fillon faza finale për caktimin e kandidaturave zyrtare të demokratëve Ja kandidatët konkurrëntë të PD-së për kryetarë Bashkish Njazi Reçi, kandidat për bashkinë e Lezhës në faqen 3

360 mijë dollarë, vetëm për helikopterët e Metës dhe Nanos

PS nis fushatën duke shkundur buxhetin e mirë të shtetit Me një vendim të kryeministrit, vetëm për fushatën e kandidatit karnaval të PS për kryeqytetin, nga buxheti i shtetit është dhënë një shumë prej 900 milionësh në faqen 3

Nano rikthen internim-dëbimet

Nga Astrit PATOZI Se çfarë ndëshkimi mund të ketë përtej përjashtimit nga partia për një aktivist politik nga partia e vet, është vështirë që të mendohet. Por Fatos Nano është kryetar partie dhe ai e di se ç’thotë, ndaj edhe ata që do të guxojnë të thyejnë urdhërin e partisë, duhet t’i marrin të gjitha parasysh në faqen 5

Fatalizmi i ministrit Poçi

Nga Mitro CELA Në të dalë të Shkurtit 2000 u bë një mbledhje e posaçme e Parlamentit të Greqisë. Fjalën e mori Kryeministri Simitis: “Një hata e madhe ka pllakosur kombin tonë” në faqen 7

Nga “ujësjellësat” e Metës, tek slogani socialist

Nga Sami NEZLA në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 711 ditë nga vrasja e liderit dhe dëjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që kanë të lirë dhe të pasquqësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Ja kush do të vendosë për kryebashkiakun e ri të kryeqytetit

Lista e plotë anëtarëve të Aktivijt të PD për Bashkinë e Tiranës në faqet 8-9

Masakrohet një familje demokratë në Tropojë

Një bandë e armatosur ka sulmuar një familje të njohur demokratë në Valbonë të rrethit të Tropojës duke shkaktuar katër viktima të pa-fajshme. Gjatë sulmit me armë automatike tip skorpions është vrarë në vend veprimtari i shquar i PD-së Shkëlzen Selimaj dhe nëna e tij, ndërkohë që janë plagosur rëndë dy antarë të tjerë të familjes. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së hënë rreth orës 21.30 minuta. Banda ka rrethuar shtëpinë dhe më pas ka hapur zjarr mbi pjesëtarët e familjes Selimaj. Burime nga Valbona thonë se Selimaj ishte një veprimtar i shquar i PD-së që që besohet të jetë edhe shkaku i vrasjes së tij. Banorë të fshatit thanë se i ndjeri dhe familja e tij njiheshin si njerëz të ndershëm dhe nuk kishin pasur kurrë probleme me familje apo persona të tjerë. Vrasja e militantëve të PD-së është bërë tashmë pjesë e strategjisë dhe veprimtarisë kriminale të bandave që veprojnë në mbrojtjen e qeverisë. Vrasja e Selimajt dhe nënës së tij ka ngjallur reagimin dhe indinjatën e banorëve të zonës që ka tre vjet nën kontrollin e bandave kriminale.

“U favorizuan televizionet e qeveritarëve”

PD denoncon si të politizuar vendimin e Këshillit Kombëtar të RTV në faqen 3

Edvin Rama u mohon çamëve përfaqësimin në folklorin kombëtar

në faqen 4 Edvin Rama i kthyer në identitet