25/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 gusht 2000

Çifti Meta po falsifikon dokumentet e tenderave

Pas akuzave të “RD”, Kryeministri kërkon të zhdukë faktet e skandalit të vilave në bllokun e plazhit të Durrësit Kryeministri përgatitet për ’u përplasur në dyert e gjykatave me dokumenta të falsifikuara. Burime nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kanë bërë të ditur se, Ilir Meta ka dhënë urdhër që të sajohen menjëherë një dokumentacion tenderi brenda kësaj drejtorie për të mbuluar shkeljet në rikonstruksionin e vilave në Durrës, të cilat kapin një shifër prej rreth 1 miliard lekë në faqen 7

Me 2 shtator nis marshimi i fitores

Berisha: Fushata e PD, më demokratikja dhe më qytetarja. Kryesia e PD e ka shtuar numrin e kandidatëve, atje ku është parë e arsyeshme. Piramidat i ndërtuan, shkatërruan dhe vodhën ata që janë në pushtet PD hap zyrtarisht fushatën në sheshin “Skënderbej” në faqen 3

AZEMIN VRASESHIT AZEM HAJDARI ... [pjesërisht e palexueshme]

Kryesia e PD shqyrton kandidaturat

Kryesia e PD ka shqyrtuar edhe në mbledhjen e mbrëmshme kandidaturat për kryetarë të bashkive dhe komunave. Për bashkinë e Sarandës, kryesia vendosi që përveç kandidaturave të Arben Guguës, Stefan Gurmës dhe Lefter Gjinit të shtohet edhe kandidatura e Skënder Bajramit. Votimi do të bëhet nga gjithë anëtarësia e PD së qytetit të Sarandës. Për bashkinë e Delvinës kandidatë janë Pellumb Ibrahimhi dhe Bashkim Meçe. Për bashkinë e Patosit kandidatë janë Ylli Saliaj dhe Agron Hajdini. Për bashkinë e Përmetit kandidatë janë Bashkim Vasku dhe Haki Polisi. Votimi do të bëhet nga gjithë anëtarësia e PD së qytetit të Përmetit. Për bashkinë e Librazhdit kandidaturat nuk janë miratuar ende, por kryesia e PD vendosi që për të zgjedhur kandidatin të votonjë gjithë anëtarët e PD-së së qytetit të Librazhdit.

Sot, beteja e Tiranës

Aktivet e PD votojnë kandidatët fitues Në garë, Mustafaj, Topi, Ngjela, Kaceli dhe Riza Kamëz - Mynir Shehu Laç - Bardh Riça Kukës - Ylber Zeneli Tropojë - Shpend Demiri Gramsh - Fatos Xhangolli Rrëshen - Bardhok Gjini Pogradec - Gjergji Ilo Milot - Vlash Gega Koplik - Islam Semanaj Krumë - Bardhyl Peka në faqen 2

OSBE, BE, KE, BEP: Zbuloni dhe denoni vrasësit e Azemit

Kush e manipuloi dosjen e atentatit politik kundër heroit të demokracisë, Azem Hajdari në faqen 11

Pse PS fshihet pas “shoqërisë civile”?

Edi PALOKA Pse PS fshihet pas “shoqërisë civile”? në faqen 5

Tek “Millenium”, janë vjedhur 190.000 dollarë

në faqen 4

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 713 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish komunistëve që lënë të lirë dhe të pahasquar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.