Vazhdon farsa politike gjyqësore e gruas së kryeministrit kundër “RD”-së
në faqen 4
Minarolli: Nuk do të bëhemi aktorë të komedisë elektorale
Demokratët e kryeqytetit nuk do të marrin pjesë në balotazh
në faqen 8
Berisha takon ambasadorin e OSBE-së
Abrenës: Janë shkelur nenet jetike të Kodit
Objektivi i parë dhe madhor i PD mbetet rikthimi i të drejtës i qytetarëve shqiptarë për të votuar si njerëz të lirë si të gjithë qytetarët e këtij kontinenti
Berisha takon ambasadorin e OSBE-së. Abrenës: Janë shkelur nenet jetike të Kodit.
në faqen 3
Hajdutë edhe të futbollit
Heronjtë e kombëtares kuqezi që na dhuruan të mërkurën atë ndeshje të mrekullueshme me Greqinë, mbetën të spostuar në plan të dytë, pasi fitoret e tyre kërkuan ta vidhnin njerëzit e politikës.
Sikur golat të mos i kishin bërë Bushi, Fakaj dhe shokët e tyre, sportdashësit shqiptarë shikonin në çdo çep të ekraneve fytyrat e Ilir Metës dhe të Edi Ramës. Sikur të mos ishin ata lojtarë dhe ai ekip që e kishin merituar fitoren, por të ishte qeveria e Ilir Metës dhe kujdesi i Ministrisë së Kulturës autorët e asaj loje të shkëlqyer dhe sido mos të atij rezultati. E pra kjo ishte më e tepërt. Kësaj i thonë të vjedhësh e të privatizosh edhe pasurinë më apolitike të një vendi, që është sporti dhe futbolli në veçanti.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në kohërat e diktaturës, kur sporti, kultura, ashtu si gjithçka tjetër, ishin realisht nën ndikimin e drejtpërdrejtë të politikës. Shqipëria ka fituar edhe atëherë ndeshje të rëndësishme, por bllokmenët e diktaturës së proletariatit nuk kanë arritur deri në atë pikë sa të thonë se kur fitonte kombëtarja e futbollit, merita i takonte Partisë së Punës me shokun Enver Hoxha në krye.
Kombëtarja jonë ka fituar në vitin 1995 me Belgjikën, një ndeshje të paharruar, por “udhëheqja” e atëhershme nuk shkoi deri aty sa ta përdorte politikisht këtë fitore, por ia la atë të gëzonin njerëzit e futbollit dhe sportdashësve të zjarrtë shqiptarë. As Adil Çarçani dhe as Ramiz Alia nuk dolën në televizor për të marrë autorësinë e fitores, por ia lanë atë Arben Mingës dhe Shkëlqim Muçës. E pra, Belgjika e atëhershme ishte skuadër shumë më e fortë se sa Greqia e mbrëmshme. Kjo sigurisht që nuk mund ta zbehë fitoren e mrekullueshme të kombëtares shqiptare.
Kombëtarja jonë nuk fitoi as për Edi Ramën, as për Ilir Metën dhe as për Sali Berishën. Ajo fitoi për ata mijëra sportdashës të zjarrtë që dinë ta ndajë atë dashurinë nga patriotizmi i vonuar fals, që dinë ta ndajnë sportin e të gjithëve, nga politika e një grupi njerëzish. Djemtë e kombëtares kuqezi fituan sigurisht që të ketë më shumë shqiptarë që gëzojnë nën flamurin e tyre dhe më pak takozmopolitë të neveritshëm dhe hajdutë, që janë gati të vjedhin edhe copën e flamurit për ta çuar në shtëpitë e tyre. Ata që kërkuan të përdorin në mënyrë të turpshme fitoren e ekipit kombëtar janë të njëjtët njerëz që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve me të vërtetë e pushtetit të tyre, po ata që vodhën Thesarin e Shtetit, dhe po ata që më 1 tetor u vodhën shqiptarëve votën.
Dhe sikur të mos mjaftonte ajo maskaradë e mbrëmshme, ministri sharlatan i Kulturës që ka grabitur me lopatë votat e tiranasve më 1 tetor, kishte marrë përsipër rolin e dikurshëm të Miti Tonës për penalizimin e shtypit të përditshëm. I ndihmuar edhe nga lakun i të gjitha kohërave në Televizionin Shtetëror me emrin sovjetik Timeshko, ai sulmoi gazetën “RD”, sepse sipas tij, nuk i kishte zbatuar porositë e Ilir Metës për pasqyrimin e ndeshjes me Greqinë. Ne i njohim me gjithë shpirt sukseset e mëtejshme kombëtares sonë, por duke uruar gjithashtu që të ketë sa më pak punë me monstra të tillë. Ata janë shumë të rrezikshëm. Ata tentuan të vidhin edhe futbollin.
A.P.
Zoti Limprecht dhe armata e gishtave pa bojë speciale
Nga Astrit PATOZI
Gati dy javë pas përfundimit të fazës së parë të farsës zgjedhore të 1 tetorit, të vetmit personazhe që janë shprehur për zgjedhjet të lira dhe të ndershme janë kryetari i KQZ-së, Fotaq Nano, dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Xhozef Limpreht. Ndryshimi mes tyre është se i pari njihet si militant i Partisë Socialiste dhe kushëri i kryetarit të saj, Fatos Nano, ndërsa i dyti, të paktën i ka të gjitha garancitë
në faqen 2
Sot, 760 ditë nga vrasja e liderit të djathtë
Qeveria mbron vrasësit e Azemit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Zguri: Nuk do të firmos zgjedhjet e manipuluara
Anëtari i KQZ konteston zgjedhjet e 1 tetorit
në faqen 5
Marashi: “Falemderoj kryeministrin Meksi”
Kreu i PS së Lacit falenderon Meksin për fjalimin e Metës
Kreu i PS së Lacit, Ndue Marashi falenderoi dje ish-kryeministrin Aleksandër Meksi për fjalën që mbajti dje në takimin e Lacit kryeministri i PS, Ilir Meta. Marashi e mori fjalën menjëherë pas kreut të ekzekutivit, gjatë takimit të zhvilluar në Lac në fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. “Unë falenderoj kryeministrin Meksi për fjalën dhe mesazhet që dha.” iu drejtua kreu i PS-së Lacit të pranishmëve që kanë shpërthyer në të qeshura. Më tej kreu i PS së Lacit ka bërë shumë premtime që do të realizohen në bashkëpunim me qeverinë Meksi. I nervikosur sepse as kreu i PS së Lacit nuk e besonte si kryeministër, Meta pritet të ngrejë një padi kundër Marashit për mashtrim të opinionit publik.
Korçë: PS, një mafioz për kryetar bashkie
në faqen 7