15/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 tetor 2000

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë vrarë 2 punëtorë

Raport i përbashkët i një grupi gazetarësh të shtypit shqiptar Dy qytetarë humbën jetën gjatë shpërthimit të një lënde plasëse në një gurore të palicensuar në afërsi të Malit të Dajtit në Tiranë më 31 korrik të këtij viti. Bajram Mancaku dhe Islam Kici humbën jetën ndërsa punonin si zjarrmëtarë në një gurore ilegale, e cila është pjesë e biznesit të familjes së Kryeministrit Ilir Meta dhe gruas së tij Monika Kryemadhi. Të dy viktimat ... — në faqen 7

Rikthehen votimet me një kandidat. PS 99,99%

Sot, karnavale II PD injoron balotazhin e zgjedhjeve të manipuluara në faqen 3

KQZ dhe dhunimi i Kodit Elektoral

Nga JOZEFINA TOPALLI Nënkryetare e Parlamentit Të gjitha nenet që ka shkelur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Zbatimi efektiv i Kodit ligjor të Zgjedhjeve përbën kushtin më themelor për shprehjen e lirë dhe respektimin e vullnetit politik të qytetarëve. Me këtë material, dëshiroj të paraqes dhunimin sistematik të Kodit Zgjedhor në Shqipëri, të neneve të tij politikë dhe të atyre dytësore nga ana e KQZ. Në një raport të paraqitur në javën e parë të fushatës elektorale në Shqipëri nga IDA, ndër sfidat e rëndësishme me të cilat përballet procesi zgjedhor në Shqipëri, renditet e para: “Kryerja e detyrës në mënyrë të paanshme dhe efektive nga ana e KQZ, për të fituar besimin e munguar të publikut”. — në faqet 4-5

Votat tona plumb për armikun!

Meta kërçet dhëmbët, Tropoja në shesh

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Bajram Curri — në faqe 12

Sot, 762 ditë nga vrasja e liderit të djathtë

Qeveria mbron vrasësit e Azemit Çdo ditë e kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të parashtërve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është e aftë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Njoftim

Ditën e martë, më datë 17 Tetor 2000, ora 17:00, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” zhvillohet Aktiv i zgjeruar i Partisë Demokratike Dega Tiranë me tematikë: Denoncimi i manipulimeve dhe shkatërrimit të institucionit të votës së lirë në Tiranë si dhe qëndrimet e demokratëve ndaj poshtërimit që u është bërë qytetarëve të këtij kryeqyteti më 1 tetor, duke u mohuar të drejtën e votës dhe lirisë së tyre. Ditën e martë, më datë 17 Tetor 2000, ora 17:00, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” zhvillohet Aktiv i zgjeruar i Partisë Demokratike Dega Tiranë me tematikë: Denoncimi i manipulimeve dhe shkatërrimit të institucionit të votës së lirë në Tiranë si dhe qëndrimet e demokratëve ndaj poshtërimit që u është bërë qytetarëve të këtij kryeqyteti më 1 tetor, duke u mohuar të drejtën e votës dhe lirisë së tyre, nga strukturat mafioze të ngritura nga mazhoranca socialiste. Në aktiv do të marrin pjesë: Kryesitë e Seksioneve, të Grupseksioneve, anëtarët e Kryesisë së degës së PD-së Tiranë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Peisazh mendimesh të reja

Visar ZHITI Peisazh mendimesh të reja në faqet 20-21 Nebi ÇIKA Akti i dytë i tragjikomedisë zgjedhore në faqen 7 Kolin GJOKA Nga PD lipset qëndrim ekstrem. në faqen 6