18/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 tetor 2000

PD, protesta për votën

Konventa e demokratëve të Tiranës bën thirrje për mosnjohjen e pushtetit ilegjitim të 1 Tetorit Berisha: “Demokratë, në rast se më 12 tetor 1998 u vramë si simbol, me 1 Tetor 2000 u ekzekutuam si forcë politike, dhe këtë poshtërim, kurrë nuk do ta pranojmë” ne faqet 2-3

Ndëshkimi i manipulimit

Bojkoti i balotazhit, revoltë e heshtur e shqiptarëve 72% e shqiptarëve nuk votuan për të mos iu dhënë Nanove kënaqësinë e vjedhjes së votës. Mospjesëmarrja në balotazh, rezultati real i zgjedhjeve të 1 tetorit në faqe 3

Himara nuk është Jeruzalemi greko-shqiptar

Nga Bardhyl LONDO Qeveria socialiste dhe gjithë zhguni i lidhur me të në mënyrë tepër të dyshimtë, përdori më në fund Himarën për të hapur rubinetin e “patriotizmit”. Liderët socialistë harruan ç’kishin thënë e ç’kishin bërë deri më sot dhe papritur u kujtuan se Greqia paska synime helenizimi për jugun e vendit, se në Jug u bëka një luftë e ashpër për të ndaluar tendencat progreke që përkrahen edhe nga qeveria e fqinjit tonë jugor. Po këta qeveritarë dhe gjithë lakejtë e tjerë të tyre në pseudopartitë opozitare, harruan se kanë tre vjet, të paktën kohën që kanë qenë në pushtet në faqe 5

Depozitat greke të naftës rrezikojnë Portin e Durrësit

në faqe 12

Ministri Ruka ndërton pallat në tokën time

Letër në redaksi në faqe 12

Arrestohet kryetari i FRPD

Gjirokastra nën dhunën dhe terrorin policor në faqe 10

Edi Rama shkatërron edhe monumentin e Skënderbeut

Kultura çlirohet nga një bajgë, me miliona dollarë dëme të pariparueshme në faqe 7

Masakër e dyfishtë në një familje në Tiranë

Oficeri i Gardës së Republikës, vret djalin 3-vjeçar dhe më pas edhe veten në faqe 9

Zguri: Balotazhet ishin të paligjshme

Anëtari i KQZ: Nuk do të firmos as rezultatet e raundit të dytë në faqe 4

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 763 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe pasardhësve të tij në vrasjen që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë vrasësit, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Viti X i botimit Nr. (2668) E MERKURE 18 TETOR 2000 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi) ADRESA: Pranë selisë së PD Tel.: 2323 55 dhe 2323 57 Tel&Fax: 2303 29 Nr.llogarisë: 502/116 - BKT Nr. 1, Tiranë Adresa në Internet: www.rilindjademokratike.com dhe E-mail: gazetard@albaniaonline.net Kryeredaktor Astrit PATOZI

Lamtumirë Ali Spahia!

Homazhe, dhimbje dhe lot në Selinë e Partisë Demokratike Para arkivolit bënë homazhe qindra qytetarë, demokratë miq dhe shokë të tij, lideri i demokratëve, Berisha me bashkëshorten, drejtues të tjerë të PD, si dhe përfaqësuesi i KE në Shqipëri, z. Grunnet. Ndërsa nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i Parlamentit, i ngarkuar zyrtarisht