5 orë terror për të pranuar “atentatin” kundër Metës
Sekretari i PD Krujë, Arben Muho, flet pas lirimit nga qelitë e komisariatit
në faqen 2
60 të plagosur në Tropojë
Bilanc tragjik i masakrës së Ilir Metës
në faqen 10
Përse nuk kemi trokitur në derën e zotit Ahrens?
Astrit PATOZI Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, zoti Gert Ahrens, la mënjanë ftohtësinë e tij karakteristike dhe etikën e diplomatit për të shprehur antipatinë e vet të thellë ndaj gazetës “Rilindja Demokratike”. në faqen 5 Zgjedhjet e qershorit
Ngjela: “KQZ, para gjyqit”
Opozita kërkon penalizimin e shkelësve të ligjit gjatë procesin elektoral
në faqen 3
Në ditën e 38-të të protestës për votën e lirë, mijëra demokratë mbushin Sheshin “Skënderbej”
Loja e rrezikshme me demokracinë
Nga Bardhyl LONDO
Brenda një periudhe fare të shkurtër, qëndrimet dhe deklarimet e krerëve socialistë dhe të atyre që i mbështesin ata, kanë pësuar dhe pësojnë ndryshime të çuditshme dhe diametralisht të kundërta me ato që kanë thënë e deklaruar po të njëjtat personazhe në afatin kohor prej një jave. Të gjithëve u kujtohet se çfarë qëndrimi mbajtën Nano, Meta, Gjinushi etj. kur opozita kërkonte ndryshimin e KQZ madje nuk e pranonin fare atë. Tani del se edhe këta dhe partia së cilës i përkasin ata janë për ndryshimin e përbërjes së këtij organizmi të diskredituar dhe tejet konfliktual. Opozita kërkoi ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ishin po të njëjtët njerëz dhe të njëjtat parti që e quajtën këtë Kod Zgjedhor të përsosur dhe fryt i “një bashkëpunimi model të mazhorancës së sotme me komunitetin ndërkombëtar”. Tani, po të njëjtët njerëz dhe të njëjtat grupime politike dalin dhe kërkojnë e sugjerojnë po atë që opozita e ka kërkuar qysh para zgjedhjeve të 1 Tetorit.
(vijon në faqen 3)
Zgjedhjet e qershorit nisin më 1 tetor
Sokol OLLDASHI
Fotaq Nano rikonfirmoi dje në emër të organizatës bazë të Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke u përpjekur kështu ta shndërrojë të gjithë problematikën që lidhet me shtyrjen e procesit zgjedhor të 1 tetorit, në një problemth emrash apo individësh gjithësesi anonimë
në faqen 5
Manipulatori është Ilir Meta
Vlora: Të rrëzojmë kryeministrin
Protesta të fuqishme në të gjithë Shqipërinë
në faqen 7
Çmimi i gazit do të ulet në pranverë
Qeveria është tallur me qytetarët
në faqen 9
Nga prangat tek pena
Visar Zhiti
Nga prangat tek pena
- rrëfim për bashkëvuajtjesin Leonidha Mishtari-
në faqet 20-21
Viti X i botimit Nr. (2717) E DIEL 17 DHJETOR 2000 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi)
ADRESA: Pranë selisë së PD Tel.: 2323 55 dhe 2323 57 Tel&Fax: 2303 29 Nr.llogarisë: 5092/116 - BKT Nr. 1, Tiranë
Adresa në Internet: www.rilindjademokratike.com dhe E-mail: gazetar@albani(a)online.net
Kryeredaktor Astrit PATOZI
Qeveria mbron vrasësit e Azemit
Sol, 8/16 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë shqiptarët. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të dëshmojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.