Në Sheshin e “Flamurit” kërkohet rrëzimi i qeverisë mafioze
në faqen 7
Fshihen provat e vjedhjes së Thesarit
Vetëm hajdutët “vullnetarë” pranojnë akuzat
në faqen 9
PS po tallet me zgjedhjet dhe OSBE-në
Kulmi i paturpësisë. Gramoz Ruçi: Nuk kemi kërkuar dorëheqjen e KQZ
Fotaq Nano: Të shtyjmë zgjedhjet parlamentare
në faqen 2
Dritëro Agolli: Pasi e shtrydhën KQZ-në, tani po e përzënë
në faqen 2
Fotaq Nano: Të shtyjmë zgjedhjet parlamentare
KQZ - në, tani po e përzënë
në faqen 2
Farsë dhe farisej
Nga Halit Shamata
I akuzuar nga opozita, që ditën e parë të ekzistencës së tij, si komision familjaro-politik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kontestohet nga “familjarët” e tij pak a shumë me të njëjtat terma, por gjithësesi me tone delikate dhe pothuaj më gjysëm zëri. Thirrja e sforcuar dhe hapazi artificiale e Kryesisë së Partisë Socialiste ndaj pesë anëtarëve të KQZ-së, që janë njëkohësisht edhe militantë të saj, u bë nën imponimin e faktorit ndërkombëtar
në faqen 5
“Skandali me KQZ” ose kriza e bashkëpunimit në krim
Nebil ÇIKA
E gjithë vëmendja e opinionit publik shqiptar është mbërthyer në një krizë tjetër institucionale
në faqen 5
Topalli: Bilanc tragjik i tre viteve të qeverisjes së majtë
Demokratët, mbrëmë, shënuan natën e 40-të të protestës për votën e lirë
Asnjë kryeministër në botë nuk ka denjuar t’i dërgojë përshëndetje kreut të qeverisë
në faqen 4
… mbrëmë shënuan natën
Vazhdojnë gjyqet politike
Askush nuk e uroi Metën për festën
Asnjë kryeministër në botë nuk ka denjuar t’i dërgojë përshëndetje kreut të qeverisë
kreut të qeverisë
Askush nuk e uroi Metën për festën
në faqen 3
Edi Paloka: PD, vetëm për tryeza që japin zgjidhje
PD dënon skenarin e dorëheqjeve të KQZ dhe përfshirjen në të të disa zyrtarëve të OSBE-së
në faqen 3
Sot, në Gjykatën e Apelit, RD dhe TemA
Vazhdojnë gjyqet politike kundër gazetarëve
Sot në gjykatën e Apelit në Tiranë do të zhvillohet farsa gjyqësore e radhës ndaj gazetarëve të Gazetave RD dhe TemA.
Në bankën e të akuzuarve janë sërish sot Kryeredaktori i “RD”-së, Astrit Patozi, redaktori i “TemA”-s, Shemsi Peposhi, dhe gazetari i “RD”-së, Redin Hafizi. Po sot në gjykatën e Apelit zhvillohet një tjetër gjyq ndaj gazetarit tjetër të “RD”-së, Ndreke Gjini. Tre gazetaret e parë janë të denuar nga gjykata e Faktit Tiranë me 18 milion lekë gjobë në një gjyq farse që nisi me akuzën e gruas së Kryeministrit Meta, Monika Kryemadhi, për shkak të botimit në gazetë të një shkrimi ku denoncohej varrosja për së gjalli në gurroren prone e çiftit kryeministor dy punëtorë. Gjyqi i drejtuar nga një pinjoll i familjes së ish-diktatorit ishte i njëanshëm, politik dhe u mohoi gazetarëve të drejtën e mbrojtjes duke i dënuar ata me një vendim gjyqësor që parashikonte një gjobë të njëjtë me atë që Monika kishte deklaruar më parë publikisht. Ndërkohë një akuzë tjetër është drejtuar ndaj Ndreke Gjinit nga një tjetër anëtar i qeverisë, Spartak Poçi, për të cilën gjykata e Faktit e ka dënuar Gjunin me dy muaj burg. Zhvillimi i gjyqeve në shkallën e parë ka treguar se gazetaret janë krejtësisht të pafajshëm, por gjykata e kontrolluar nga qeveria ka vendosur në dëmim me motive të qarta politike që synon goditjen e shtypit të lirë dhe atij jo qeveritar. Edhe sot nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në qëndrimin e gjykatës për faktin e vetëm se i gjithë sistemi gjyqësor shqiptar tani po kontrollohet nga qeveria dhe kasta politike në pushtet.