Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 4-11-2011

Qosja: I thoni jo gënjeshtrave të qeverisë dhe të politikanëve

EKSKLUZIVE/ Akademiku jep 9 arsyet pse uron Shqiptarja.com në numrin e parë “Jini të pavarur, i thoni ndal racizmit kulturor e fetar. Punoni edhe për shqiptarët jashtë vendit” Lajmi Akademiku Rexhep Qosja shkruan ekskluzivisht për Shqiptarja.com në numrin e saj të parë. Në një analizë të gjatë ai analizon gjendjen jo vetëm të shtypit shqiptar të shkruar e viziv, por jep një panoramë të plotë edhe të gjendjes politike, ekonomike, kulturore e kombëtare. Akademiku Qosja tregon se çfarë pret nga Shqiptarja.com NGA REXHEP QOSJA Mediave shqiptare po u shtohet edhe një gazetë: po u shtohet Shqiptarja. Numri i mediave shqiptare - i gazetave, i televizioneve dhe i radiove sot është i madh, shumë i madh, por është i vogël, shqetësueshëm i vogël numri i mediave të pavarura, vërtet të pavarura. Për arsye të lëverdive të ndryshme, të privilegjeve të ndryshme, të promovimeve të ndryshme politike e shoqërore; për arsye se ishin dhe vazhdojnë të jenë të shantazhuara - disa; për arsye se ishin dhe vazhdojnë të jenë të kërcënuara - disa të tjera; për arsye se janë të blera prej tajkunëve të regjimit - disa të treta, këto media janë kthyer në daulle të qeverisë, në daulle të grupeve të ndryshme a në daulle të anëve të ndryshme të interesit. Ato kanë shkelur dhe vazhdojnë të shkelin standardet profesionale dhe parimet elementare të etikës së profesionit të gazetarisë. Ato janë bërë media të tabloid(i)t(izuara), banale, që prodhojne gënjeshtra, shpifje, mosdurim, urrejtje në jetën kombëtare. Ato janë bërë media që në thelb cenojnë interesat e përgjithshme shqiptare sot. SHQIPTARJA.COM, LUFTË GËNJESHTRAVE Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj një gazetë të pavarur: një gazetë që nuk do t'i shërbejë kësaj a asaj partie, këtij a atij klani, kësaj a asaj krahine, kësaj a asaj feje, këtij a atij sekti. Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj një gazetë, vërtet, të pavarur; një gazetë që do t'u shërbejë gjithë qytetarëve të Shqipërisë, gjithë popullit shqiptar. Stafi i Shqiptares, i pajisur me përvojë të madhe në gazetarinë dhe në publicistikën e sotme shqiptare, është premtimi se Shqiptarja do të jetë, vërtet, e tillë: gazetë e pavarur, në të cilën do të... Në foto: Akademiku Rexhep Qosja Në foto: Akademiku Rexhep Qosja
Rexhep Qosja Shqipëri

Do të shkruajmë çka shikojmë

Editorial NGA ANILA BASHA Do të shkruajmë çka shikojmë Në sot po nxjerrim në treg për lexuesit Shqiptarja.com. Në këtë fillese të gazetës më të re që po bie në duart tuaja nuk kam shumë për të thënë e për t'u kërkuar, apo për të mos thënë më shumë sesa që do të gjeni brenda faqeve të kësaj gazete nga dita në ditë. Andaj që në krye të herës, dua t'ju them miqtë e mi se Shqiptarja.com që sot e keni në duar tuaja, do të jetë ndryshe. Nuk do t'ju harxhojmë kohën tuaj të vyer me lajmet që i shihni në kanale të ndryshme televizive, apo që për shkaqe të anësive politike pasqyrohen ndryshe edhe në median e shkruar. Ndaj do të përpiqemi që në rrugëtim tonë të gjatë e pa kthim, do të jemi të balancuar dhe objektiv; të vërtetë dhe investigues; të moralshëm dhe pa dorashka; larg presionit politik dhe me afar pyetarit; të lirë dhe të pavarur; hulumtues dhe profesionistë; të propagandojmë etikë dhe kulturë; të jemi kritikë ndaj qeverisë dhe të shkruajmë lajme të besueshme; të kemi pasion dhe dëshirë për profesionin e çmuar që kemi. Këto janë disa parime të vyera të gazetarisë së sotme dhe ne kemi disa arsye të besojmë se do t'ia arrijmë këtij qëllimi. Në nder më kryesoret është se Shqiptarja.com do të ketë gazetarë me eksperiencë dhe profesionistë. E duke marrë parasysh edhe jetën tonë ekonomike, kemi vendosur t'ia dalim për ju në treg fillimisht me 16 faqe e në fundjavë me suplementin kulturor "Rilindasi", vetëm për 20 lekë. Dhe në fund dua të kujtoj një gazetare të shquar, vrarë pesë vite më parë duke ndjekur dhe investiguar lajmin. Anna Politkovskaja shkruante: Jetoj jetën time e shkruaj atë çka shikoj. Dhe ne do ta bëjmë këtë. Do të jemi të balancuar dhe objektiv; të vërtetë dhe investigues; të moralshëm dhe pa dorashka
Anila Basha Anna Politkovskaja

Prapaskenat e kongresit ndryshon 40% e Asamblesë

OPOZITA Malaj: S’më përfshinë në grupin e punës OPOZITA Malaj: S’më përfshinë në grupin e punës Prapaskenat e kongresit ndryshon 40% e Asamblesë NGA LULI PROGNI Kongresi i PS pritet të sjellë surpriza të reja për këtë forcë politike, por zgjedhja e forumeve drejtuese të partisë më të madhe në opozitë do të shoqërohet në heshtje me kontestime. Sipas burimeve brenda PS, do rinovohet 40 përqind e Asamblesë së PS, ndërkohë që gjithë eksponentët që nuk kanë qenë produktivë gjatë forumit të kaluar, do të duhet të largohen nga kjo strukturë. Orientimi i qartë i Ramës, është thithja e sa më shumë eksponentëve nga shoqëria civile... Në faqe 2-3
Rama Luli Progni

Oketa: Keqardhje për kolegët që s’votuan Shehun

QENDRIMI Deputeti i PD: Siç duket s’ka teserë PPSH-je QENDRIMI Deputeti i PD: Siç duket s’ka teserë PPSH-je Oketa: Keqardhje për kolegët që s’votuan Shehun NGA ARBEN ROZHANI Gazmend Oketa, deputeti i Partisë Dem-ok-ratike, është rrallë ndonjëherë me votën e tij në parlament, ndaj qeverisë dhe personalisht ndaj vetë kryeministrit Sali Berisha. Ai votoi kundër miratimit të importit të plehrave dhe pro kandidaturës së Sali Shehut në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. "Për kandidaturën për kryetar të KLSH të zotit Sali Shehu votova me iste se pasi se përson mendoj se Sali Shehu i plotëson të gjitha... Në faqe 5
Gazmend Oketa Sali Berisha Malaj