Mashtrimi, buxheti 2% më i ulët se 2011
Kryeministri Sali Berisha: Ky është buxheti më i madh në histori
Buxheti i vitit 2011 ishte 362 miliardë lekë. Qeveria planifikon për vitin e ardhshëm një shifër prej 353.8 miliardë lekësh. Megjithatë shefi i qeverisë premton rritje të pagave dhe pensioneve
Lajmi
Kryeministri Berisha ka pranuar dje indirekt se Shqipëria nuk po përjeton rritje ekonomike, por, përkundrazi, shifrat e ekurisë së saj janë negative. Ai e paraqiti buxhetin e vitit 2012 si më të madhin në historinë e vendit, por miratoi të ardhura 2% më të ulta se sivjet
Nga Genc Kondi
Këshilli i Ministrave miratoi dje projektbuxhetin e vitit 2012, por të gjithë ekonomistët kanë mbetur të habitur ndërsa kanë dëgjuar deklaratat e kryeministrit për shifrën e të ardhurave. Sipas parashikimeve, deficiti mendohet të mbahet ne nivelet që rekomandon FMN-ja, ndërkohë që të ardhurat janë dy për qind me te ulta se ne buxhetin fillestar të 2011-ës. Kryeministri Berisha ka qëllimisht neglizhuar faktin që për këtë vit ishte parashikuar një shifër edhe më e madhe të ardhurash se ajo, që po i serviret aktualisht Kuvendit. Sipas tij, ky është buxheti më i madh në histori, i cili duhet të garantojë stabilitetin makroekonomik të vendit. “Ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i vitit 2012 është hartuar nga ministria e Financave, bazuar ne objektivat e garantimit të stabilitetit makroekonomik. Siç jemi zotuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, nuk ka rritje të deficitit buxhetor, por vetëm ulje të tij. Kemi vendosur të përqendrohemi në objektivin e madhor-rjitjen e pagave dhe pensioneve. Viti i ardhshëm do të jemi një ndër vendet më të pakta që rrisin rrogat, pensionet dhe ndihmën ekonomike” - theksoi Berisha.
Në foto: Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë
Në buxhetin e vitit 2011, të miratuar një vit më parë në Kuvendin e Shqipërisë, shifra e të ardhurave buxhetore ishte caktuar 362 miliardë lekët e reja. Kjo shifër është dy për qind më e ulët se ajo prej 353.8 miliardësh, që po miratohet tani, megjithëse qeveria, në mes të këtij viti, ka bërë një korrigjim, duke...
Vijon në faqen 5
Mirësevini në landfill!
Editorial NGA Arben Rrozhani
“Shqipëria do të bëhet landfilli i Europës”, shkruante në 28 tetor 2011 gazeta online e të shquarës ruse “Pravda”. Lajmi ishte futur në rubrikën “biznes”, sepse sipas autorit ajo që do të bëjë Shqipëria është thjesht një biznes, duke hequr sa falë ligjit të sapokaluar për së dyti në Kuvendin e Shqipërisë, Shqipëria do të kthehet në një kazan plehrash dhe vendi që peshku qish ka qenë një gropë e zezë e Europës, jo vetëm që po planifikon të mbledhë plehrat nga vendet fqinjë, por edhe të nxjerrë përfitime, duke llogaritur investime bujare nga vendet fqinje.
Autori Anatoly Miranovsky, që i sot mund të etiketohet nga kryeministri shqiptar, anëtar i “Aleancës për Plehun”, brutalist na e përplas atë që jemi në sy e të huajve nga ana mjedisore, kur shkruan: “Ndërkohë Europa i ka parë plehrat shqiptare. Bregdeti dalmat i Kroacisë tani është i pastruar prej bagëtive të ngordhura. Deti solli mbeturinat në plazhet e gadishullit të Pelejacit dhe të ishullit Mjet. Po flasim për rreth 100 tonë plehrat në rrugët e Tiranës (dhe në vende të tjera) nuk ikin, por digjen, për djegien, ndërsa malet me mbeturina rriten në përmasa të frikshme. Vendi me një vijë të gjatë bregdetare nuk mund të bëjë para nga turizmi. Bagëti, qen dhe kafshë të tjera rrezikojnë mes maleve me plehra në plazhet shqiptare”.
Ne nuk duhet ta vrasim mendjen për asgjë. Ia kemi menduar të gjitha qeveria, sepse është biznesi i saj
Kjo është Shqipëria në sytë e një të huaji të largët dhe flet për plehrat që kanë mbymbytur Shqipërinë. Deri më sot, dy dita pasi ligji është kaluar në Kuvend. Nesër si do të jetë? Natën e 31 dhjetorit 2011, Malgrato, vendi ku shkarkohen mbetje urbane të rajonit të Lacios do të mbyllet. Në Napoli i kanë llogaritur të gjitha dhe anijet me mbetjet e plehrave duhen nisur per rrugë të “shkurter”. Për në Shqipëri. Sharra ka plot vend, Bushati është frigorif i ri, Maliqi do të jetë së pari 10 landfille... Kemi plot brigje lumensh, fusha djerrina, periferi qytetesh-fantazma. Për mbetjet speciale kemi zgavrat e minuara të braktisura, sipas nevojës së çmuar që na ka dhënë prej vitesh mafia e Katanjës. Ne nuk duhet ta vrasim mendjen për asgjë. Ia ka menduar të gjitha qeveria, sepse është biznesi i saj. Ne qytetarët e “Aleancës për plehun” duhet vetëm të nisim drejt porteve, me banderola në krahë: “Mirësevini në landfill!”.
Blushi: Shqiptarët, përtacë
LIBRI I RI
Nga Anila Basha
Që vitet 1400 të lidhen me vitet 1900, ose më saktë me diktaturën komuniste, e mandej të hyjmë në vitet e para të demokracisë së '90, pra një ngjarje e tre periudhave të ndryshme historike të vendit tonë, të vijmë me një rrëfim sa artistik, aq edhe me të vërteta historike për Shqipërinë dhe Shqiptarët, këtë mund ta lexoni vetëm në librin më të ri të shkrimtarit.
Shkrimtari provokon profetin Muhamed: I korruptuar nga pija dhe nga paraja
Blushi: Shqiptarët, përtacë
Ben Blushi “Shqipëria”, libër që sapo ka dalë nëpër libraritë e vendit.
Libri i tretë i politikanit shkrimtar, vjen këtë radhë sa fare përdhshëm nga dy librat e tij të mëparshëm, që nuk të bën të mendosh se shkrimtari politikan e ka qejf historinë, por të mahnit me mënyrën sesi politikani shkrimtar.
Në libër gjen Lek Dukagjinin si personazh kryesor, princin e shqiptarëve në mesn e viteve 1400, por...
Vijon në faqen 8-9
Sali Shehu: Pse do mbështes Bamir Topin për partinë e re
Faqe 2
Dalin emrat e Asamblesë së PS, hyjnë Sollaku e Angjeli
Faqe 3
Dosja e gjyqtarit Konomi, akuza: Prapa falsifikatorët
Faqe 11
Dyshohet se vrau Selimin e Doçin, kapet vrasësi me pagesë
Faqe 10
Mashtrimi me taksat e Bashës detyrimi për tabelën 3-fishohet
Faqe 12
Piktori Buza: Pse u dënuan Maks Velo, Oseku dhe Gjergo
Faqe 14-15