Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 8-11-2011

Kushtetuesja pro ‘Hakmarrjes’ Shyti: Berisha dështove me turp

EKSKLUZIV-VENDIMI/ Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar shkelje në procesin gjyqësor për Hakmarrjen Kushtetuesja pro ‘Hakmarrjes’ Shyti: Berisha dështove me turp Reagojë Leart e Orik Shyti. Vendimi i gjykatës, 17 faqe: U cënua e drejta për proces të rregullt Lajmi Dje Gjykata Kushtetuese njëzëri me nëntë vota pro dhe asnjë kundra, ka vlerësuar me shkelje procesin gjyqësor në ngarkim të anëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” dhe ka dërguar atë për gjykim, në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i vëllezërve Shyti Nga Poli Hoxha Dje Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me anë të vendimit nr.47, nr.20 i Regjistrit Themeltar, njëzëri me nëntë vota pro dhe asnjë kundra, ka vlerësuar me shkelje procesin gjyqësor në ngarkim të anëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” dhe e ka dërguar atë për gjykim, në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i vëllezërve Shyti, të cilët akuzojnë Berishën për manipulimin e provave. VENDIMI Nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja (kryetar), Xhezair Zaganjori, Sokol Berberi, Sokol Sadushi, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Petrit Plloçi dhe Admir Thanza, në 17 faqe argumentim, nga gjashtë kërkesa që ka bërë “Hakmarrja për Drejtësi”, u ka pranuar vetëm dy, por të cilat i japin një drejtim tjetër çështjes. Në foto: Orik Shyti dhe faksimile e vendimit të Gjykatës Kushtetuese Reagimet Taksa e Ramës, çan bizneset e PS Faqe 2 NGA ARBEN RROZHANI Kështu gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë, ka quajtur si të drejtë pretendimin e Orik Shytit se vendimi i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë, marrë në shtator të vitit 2010, i cili i heq të drejtën e ankimimit Hakmarrjes për Drejtësi në këtë gjykatë, është antikushtetues. Gjithashtu Gjykata pranon se gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë, ka quajtur si të drejtë pretendimin e Orik Shytit, se vendimi i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë, marrë në shtator të vitit 2010, i cili i heq të drejtën e ankimimit Hakmarrjes për Drejtësi në këtë gjykatë. Gjithashtu pro Shytit u shpreh gjykata edhe për “cënimin: e të drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosgjykimit, brenda një afati të arsyeshëm”... Vijon në faqen 11 Në foto: Orik Shyti dhe faksimile e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Leart Shyti Orik Shyti Berisha Poli Hoxha Bashkim Dedja Shqipëri

Lidhja ose qeni i ngordhur

Editorial Nga Admirina Peçi Lidhja ose qeni i ngordhur Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve është si një qen i ngordhur. Erë e c'ngjet! Kështu më tha një poet, të cilit i gjejeh mishtë sa herë ia kujtonin, kolegët e dikurshëm. Por, ndërsa ai qëndron, i tërhequr, në urrejtjen e tij për këtë “institucion krimi”, të tjerë e shprehin hapur indinjatën e tyre. Si u zhduk Arkivi me dosjet e Lidhjes? Ishte pakujdesi, ishte e dirigjuar me kujdes? U dogj në sobat e zyrave të shtëpive, apo në mënyrë të histershme prapa malit të Dajtit? Ndodhi para rrëzimit të diktaturës, apo pas saj? Sa të rëndësishme ishin këto dosje? A fshiheshin në to gjithë enigmat e dënimeve të shkrimtarëve dhe artistëve? Këto pyetje na ngacmonin kur e nisëm këtë debat, në numrin e parë të “Shqiptarja.com” me 4 nëntor 2011. Sot rrëfimi i Visar Zhitit na zbulon një tjetër dimension kriminal të Lidhjes Pas publikimit të fotove, shkrepur në ish-Kinostudio, u zbulu[a] ajo ç’ka ka mbetur sot nga arkivi i Lidhjes, togje librash nga bibliotekat e dikurshme, koleksioni i gazetave, e thasët me dokumente të paisystemuara. Nuk ishte arkivi i plotë. Këtë e pohon edhe kryetari i fundit i lidhjes Hysen Sinani, duke dëshmuar sidoqoftë se në kohën e tij ka parë dhe ka shfletuar disa nga blloqet e procesverbaleve që mbaheshin në Lidhje. Një varg pyetjesh ju përgjigj, për gazetën tonë, ish-sekretari i Lidhjes për artet pamore Kujtim Buza, ndërsa ka rrëfyer edhe dënimin e Maks Velos, Ali Osekut dhe Edison Gjergos. Ai u kundërshtua një ditë më vonë nga artisti Ari[a]n Isufi, sipas të cilit, Buza nuk tregon të vërtetën për dënimin e artistëve. Sot rrëfimi i Visar Zhitit na zbulon një tjetër dimension kriminal të Lidhjes, duke na bërë të besojmë se ajo vërtet mund të jetë një qen i ngordhur, por dhëmbët e saj na kujton sëmundjet dhe plagët e vjetra, që u hapën aty, që nga krimi i saj 66 vjet më parë.
Hysen Sinani Kujtim Buza Maks Velo Ali Oseku Edison Gjergos Dajti

NATO habitet: Na thatë hymë në Aleancë, tani thoni e dimë ne

KONFERENCA Rekomandimet e konferencës NATO habitet: Na thatë hymë në Aleancë, tani thoni e dimë ne Nga Anila Basha Hymë në Aleancë, tani objektivat do t'i realizojmë e ndërtojmë kur t'i kemi”. Kjo fjali e përdorur nga ndonjë zyrtar burokrat i nivelit të ulët apo të mesëm në ushtrinë shqiptare, duket se ka alarmuar zyrtarët e Aleancës së NATO-s, që këtë shprehje, e kanë theksuar edhe në rekomandimet që i kanë dërguar Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare, në gusht të këtij viti, pas... Në faqe 4-5
Anila Basha Shqipëri

Gruaja e Dioguardit: Vrasjet e 21 janarit, faj i politikës

NDEROHET ME ÇMIM Flet në kongresin shqiptaro-amerikan Gruaja e Dioguardit: Vrasjet e 21 janarit, faj i politikës Nga Shirley DioGuardi Sonte unë dua të përqëndroj komentet e mia në rënien e komunizmit në Shqipëri në vitin 1992 dhe ato që kanë ndodhur në njëzet vitet e fundit. Para së gjithash, ne kurrë nuk duhet të harrojmë udhëtimin historik të ish-Kongresistit Joe DioGuardi në Tiranë në vitin 1990, si zyrtari i parë amerikan që hyri në Shqipëri në mesë pesëdhjetë viteve. Mbërritjes së tyre pas rënies së murit të... Në faqe 8-9
Anila Basha Joe Dioguardi Shqipëri Tiranë

Bulqizë, tërhiqen kanadezët: Si këtu nuk punohet kërkund

Faqe 6 Bulqizë, tërhiqen kanadezët: Si këtu nuk punohet kërkund Faqe 10 Ulet pagate policisë, sindikatat: Do e çojmë në Strasburg
Bulqizë Strasburg