Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 12-11-2011

“Sherri Qosja-Kadare Helena gënjen në libër”

Kujtimet e Helenës/ Dëshmia e Agim Vincës: Çfarë ndodhi në shtëpinë e Ismailit “Sherri Qosja-Kadare Helena gënjen në libër” “Kadareja nuk ishte atëbotë dhe, me ç’shihet, nuk është as sot i interesuar t’i keqësojë marrëdhëniet me Qosjen. Përse? Ngaqë Zeusi Kadare duket i frikësohet ballafaqimit me rivalin e tij kosovar” Lajmi Libri me kujtime i Helena Kadaresë vijon të ngjallë debate. Nga flirte te shkrimtari, të cilat znj.Kadare i ka quajtur debate të ulëta, e deri tek peripecitë e botimit të veprave në diktaturë, ngacmime po ngjallin edhe ngjarje apo personazhe të përmendur në libër, ky i fundit për takimin e 2005 mes shkrimtarit Kadare dhe studiuesit Agim Vinca. TIRANE AGIM VINCA Asgjë nga ato që thuhen në librin me kujtime të Helena Kadaresë për një takim timin me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Ismail Kadare, në verën e vitit 2005, nuk është e saktë. E tëra është një shtrembërim i së vërtetës, përmbysje e plotë e saj. E vërteta është vetëm se ky takim ka ndodhur, përse krejt tjera nga ato që thuhen a supozohen aty dhe se ka qenë jo vetëm korrekt, por edhe i përzemërt. “Nga kishte ardhur Agim Vinca, një nga dishepujt e Qosjes, për të bërë, si të thuash, ‘pajtimin’. Shoqërohej nga botuesi B. Hudhri dhe një shqiptar nga Zvicra. Is, me sa duket, ishte në orët e tij më të mira, ose u acarua qysh në frazat e para, kur Vinca nisi të thoshte që nuk ishte mirë që ata të dy, ‘baballarët e kombit’, të ishin të zemëruar”, etj. Ishin pikërisht epitetet të tilla, të cilat ai bukur i duronte dot: baba i kombit, bacë, e të tjera si këto. Shumëkush do me urtësi si shenjë modestie nga ana e tij, apo si shenjë mospërfilljeje, por unë e dija fort mirë se s’kishte të bënte fare me to. Epitete të tilla i dukeshin folklorike. Sapo dëgjova shprehjen ‘baballarët e kombit’ e kuptova se puna do të mbaronte keq. Fytyra e tij mori një shprehje përçmuese. ‘Ç’janë këto idiotësira, tha këto marrëzira, jo baballarë, jo trapa’. Në foto: Shkrimtari Ismail Kadare dhe akademiku Rexhep Qosja Vijon në faqen 14-15
Helena Kadare Agim Vinca Ismail Kadare Rexhep Qosja B. Hudhri Tiranë Zvicër Kosovar

Rrethi i mbyllur i politikës

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI Rrethi i mbyllur i politikës Kur flitet për defektet kryesore të demokracisë shqiptare çdo raport ndërkombëtar, sondazh publik, apo debat profesional politik vendos në krye të listës nivelin e kulturës politike dhe të parisë politike. Të njëjtët individë konfliktualë, të njëjtat mentalitete e sjellje egoiste e refuzuese, të njëjta oratori denigruese ndaj tjetrit përballë një mungese të dukshme të ideve të reja, vizionit për të ardhmen, moralit dhe integritetit politik. Modeli më popullor i politikanit të tranzicionit, ndryshe nga praktikat perëndimore të politikanit qytetar, me vizion, ide, vlera e parime, - u bë individi pa identitet politik, pa projekt politik publik, i aftë të bëjë karrierë e pasuri, që kontrollon partinë dhe zgjedhjet, që nuk ka profesion tjetër veç mbijetesës në politikë, dhe që sa më shumë kap maja[t] e pushtetit ia jep të drejtën vetes të bëjë njëherësh politikanin, arkitektin, sportistin, mjekun, ekonomistin dhe historianin. Në kupolën politike në PD vegjetojnë disa individë të tillë pa kurrfarë vlerash politike, imitues e zëdhënës të shefave të tyre, pa profesion tjetër në jetë dhe pa kurrfarë veprash pozitive politike në karrierën e tyre të gjatë. Fat[ë]sisht edhe PS në opozitë ndjek këtë praktikë. Risitë programore ose prurjet e reja politike bien në kontrast me rikthimin në Kongresin e fundit të gardës së vjetër; shumica ish zyrtarë, ministra apo deputetë të shkarkuar dhe ndëshkuar me votë për korrupsion ose paaftësi. E njëjta situatë edhe në parti të reja politike. Një cikël i mbyllur i emërimeve politike nepotike midis 2-3-4 personave pa lejuar hapje ndaj vlerave konkurruese i ka shndërruar ato në parti personale. Kudo dorëheqjet dhe konkurrenca e vlerave janë zëvendësuar nga riciklimet periodike dhe emërimet nepotike. Për të gjithë ata nuk kanë rëndësi rregullat e demokracisë, vota dhe konkurrenca brendapartiake, përgjegjësia publike as morali politik, - mjafton që ata të jenë në krye të listës proporcionale për deputet apo në kabinetet qeveritare dhe kjo është Shqipëria që atyre u majfton. Ky është një lajm i keq për shqiptarët, sidomos për ata që mendojnë se zgjedhjet e radhës. Të mësuar të zgjedhin të keqen më të vogël, fat[ë]sisht po ndodhimi dhe mësohemi të rritemi me të njëjtat fytyra dhe emra që eksperimentojnë mbi jetën tonë, flasin në emrin tonë dhe sundojnë në emrin tonë. Kjo mbetet arsyeja kryesore pse sjellja jonë mbetet larg standardeve dhe vlerave europiane dhe që Shqipëria politike, 20 vjet pas rënies së komunizmit, vetëm sa na ka bërë 20 vjet më të mëdhenj në moshë.
Afrim Krasniqi Shqipëri

Hipotekat e banesave pa leje shfrytëzimi dhe dokumentet që duhen

PROCEDURAT GENC KONDI Hipotekat e banesave pa leje shfrytëzimi dhe dokumentet që duhen Me Udhëzimin e Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor të këtij viti është hapur rruga hipotekimit të disa qindra ndërtesave, me leje të rregullt ndërtimi, por që nuk regjistroheshin për shkak të ndryshimeve. Udhëzimi ka hyrë në fuqi vetëm ditën e djeshme, pasi parashikohej që një gjë e tillë të ndodhte vetëm kur akti nënligjor të dilte në Fletore Zyrtare. Mendohet që rreth 700 milionë euro do të çlirohen dhe mund të përdoren si kolateral nga hipotekimi i mijëra banesave në kryeqytet. Ky ka qenë një premtim i bërë nga kryebashkiaku aktual Lulzim Basha, pas një ngërçi të vërtetë në këtë drejtim, kryesisht me objektiva të caktuara politike, që u shkaktua nga fërkimet midis qeverisë së djathtë dhe ish-kryetarit të majtë të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. BANESAT Sipas Udhëzimit, nga dita e sotme do të mund të regjistrohen në mënyrë të rregullt objekte, për të cilat nuk është lëshuar leje shfrytëzimi, dhe pse... Vijon në faqen 7
Genc Kondi Lulzim Basha Edi Rama Tiranë Kryeqytet

Partia e Topi, së shpejti do e drejtojnë tre nënkryetarë

Faqe 5 Shifrat ‘sekret’ të policisë : Sa vrasje e plagosje në tre muaj Faqe 10
Topi

Alibi si i mbytur, Italia zbulon e kap skafistin e 9 janarit

Faqe 11 Bonot e privatizimit afati shtyhet për herë të katërt Faqe 6
Itali