Fahri Balliu ndërhyri për skrap e bakër, i firmosi ministri Naço
EKSKLUZIVE/ Dalin dokumentet e firmave për të cilat flet në video-përgjim biznesmeni
Kërkesa e botuesit është largimi i kompanisë “Dedeman” nga Cërriku. METE i prish kontratën dhe i jep leje kompanisë “North Star”. Sot rafineria nuk punon, dy kompanitë janë në gjyq
Lajmi Zbulohen hollësitë e propozimit të botuesit Fahri Balliu, bërë në mars të vitit të kaluar ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë bisedës së regjistruar në një video-kasetë që u publikua dje nga “Shqiptarja.com” TIRANE GENC KONDI Me anë të një “rokade”, Fahri Balliu, i përfolur tashmë për jo pak afera korruptive, nëpërmjet lidhjeve me pushtetarët, ka synuar ta largojë një kompani turke nga investimi i bërë në Shqipëri, për t’ia kaluar atë një kompanie, sërish nga Turqia, por ku kishte interesa direkte ekonomike. Të tilla, sa që nuk i kishte bërë gjë të i ofronte kreut të atëhershëm të METE-së, që kishte të drejtën e firmës, qindra mijëra euro ryshfet. “Shqiptarja.com” publikoi dje videon, që pasqyron në mënyrë të hollësishme “propozimin e paturpishëm” të botuesit të lidhur prej kohësh me PD-në dhe me njerëz shumë të afërt të familjes Berisha, të bërë më 1 mars 2010, pak minuta para se në zyrën e ish-ministrit të hynte Ilir Meta, i regjistruar me të njëjtën kamera të fshehtë, të maskuar brenda një ore muri. E gjithë biseda ka zgjatur jo më shumë se shtatë minuta. Gazeta “Shqiptarja.com” publikoi ekskluzivisht fotot e botuesit në zyrën e ministrit të atëhershëm, ndërkohë që disponon edhe videon, e cila sot endet në duart e disa individëve, duke përfshirë prokurorë dhe ekspertë të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Sot, duke iu referuar personave të ndryshëm, që kishin dijeni për çështjet e përmendura nga Balliu, mund të hedhin dritë edhe për hollësi të mëtejshme të këtij skandali... Vijon në faqen 2 Në foto: Faksimile e aktit të regjistrimit dhe përbërjes së ortakëve të kompanisë turke “North Star Mining shpk” (djathtas) Foto nga video-përgjimi
TVSH? E thjeshtë e lirë, e vlefshme
Editorial NGA EDUART GJOKUTAJ TVSH? E thjeshtë e lirë, e vlefshme Po, është e vërtetë! TVSH-ja është e thjeshtë, me kosto të lirë për tu mbledhur pasi nuk ka kompleksitet në funksionimin e saj. Ajo paraqet strukturën e çmimit me një transparencë të lartë, gjë që inkurajon efektivitetin ekonomik. Vlera e Shtuar në vetvete nuk është tjetër veçse shuma e gjithë pagave, interesave të paguar për kapitalin e vënë në punë, qeratë e ndryshme të paguara për pronën e shfrytëzuar si dhe fitimi që rezulton nga aktiviteti. Të katër këta elementë, të shpërndarë në mënyrë uniforme përbëjnë atë që quhet vlerë e shtuar. Informacioni prej shumë administratave në botë ka treguar se ky lloj tatimi garanton më shumë të ardhura tatimore në buxhetin e shtetit dhe ndikon më pak në zinxhirin e aktiviteteve ekonomike. Një sistem ideal i TVSH-së është ai që bazohet vetëm mbi një shkallë tatimi TVSH-ja në konflikt interesi me ndërhyrjet Një sistem ideal i TVSH-së është ai që bazohet vetëm mbi një shkallë tatimi, pa përjashtuar asnjë sektor ekonomik, neutralitet në aplikim dhe i barabartë mbi të gjithë pjesëmarrësit. Njësoj si një pajisje moderne që kur nuk e kupton dhe përpiqesh ta hapësh mund ta prishësh. Ata që kanë krijuar vetë tatim kanë dhënë edhe instruksionet e “përdorimit”. Në fakt, jeta e përditshme nuk është ideale dhe mbi të gjitha është e populluar nga evadorë, si dhe nga politikanët dhe interesat e tyre personale. Në “komunitetin fiskal” ka një jetizim debati publik për efektivitetin e TVSH-së në lidhje me propozimin e diferencimit të shkallëve të TVSH-së duke zgjeruar dhe bazën e tatueshme. Megjithëse çdo ide e hedhur ka dhe argumentet e saj, ende ky debat i... Vijon në faqen 5
Leka Zogu në spital në gjendje kome
Mjeku: Vështirë t’ia dalë
Faqe 13 Leka Zogu në spital në gjendje kome NGA ESMERALDA KETA
Arsim e Shëndetësi, pritet arrestimi i 20 zyrtarëve të shtetit
PRANGA 2 MJEKËVE Shefi i antikorrupsionit: Kemi bërë hetim disamujor
Lajmi konfirmohet për “shqiptarja.com”, nga shefi i Antikrimit Ekonomik-Financiar Bedri Gjonaj, i cili thekson njëkohësisht se shumë shpejt, në bashkëpunim me prokurorinë, goditja kundër korrupsionit në administratën shtetërore dhe në atë të pushtetit lokal, do ketë emra të përveçëm...
POLI HOXHA Lajmi konfirmohet për “shqiptarja.com”, nga shefi i Antikrimit Ekonomik-Financiar Bedri Gjonaj, i cili thekson njëkohësisht se shumë shpejt, në bashkëpunim me prokurorinë, goditja kundër korrupsionit në administratën shtetërore dhe në atë të pushtetit lokal, do ketë emra të përveçëm, deri në rang drejtori drejtorish. Sipas Gjonajt, tashmë janë në përfundim e sipër hetimet për 15 çështje të rënda korrupsioni, në... Në faqe 10
Kryesia e PS, dalin emrat e të propozuarve të rinj
PRITET ASAMBLEJA Ja kush largohet nga të vjetrit, debatet te selia rozë
Nisin konsultimet për konfigurimin e kryesisë së re të Partisë Socialiste. Në vigjilje të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të dalë nga kongresi i 5 dhjetorit, kryetari socialist Rama, referuar dhe sugjerimeve...
JAKIN MARENA Nisin konsultimet për konfigurimin e kryesisë së re të Partisë Socialiste. Në vigjilje të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të dalë nga kongresi i 5 dhjetorit, kryetari socialist Rama, referuar dhe sugjerimeve por dhe mbështetjes së marrë gjatë votimit për anëtar të Asamblesë Kombëtare në Kongres, pritet të përcaktojë dhe listën e kandidatëve për kryesinë e re të socialistëve. Pasi nëse nuk do të shtohet numri i anëtarësisë së kryesisë, njëri drejtë që miratohet nga... Në faqe 4
Vajza e Eleonorës: Si e gjeta mamanë të vdekur
Faqe 11 Nuk diagnostikohen në kohë vdesin në QSUT dy fëmijë me SIDA Faqe 13
Omer Stringa: Borxhi publik duhet të shpallet alarmi
Faqe 6-7 Kryebashkiu i PS nderon ushtarët grekë në Bularat Faqe 5
Amik Kasaruho: Lidhja e Shkrimtarëve si gjykatore
Shkrimtari: Arkivi s’është djegur, është zhdukur
Faqe 14-15