FALSIFIKUAN EDHE BUKEN
Arrestohen 8 zyrtarë të METE: Rryshfet deri në 1 mln
Zv.drejtori i Kalibrimit dhe 7 inspektorë u vendosën në pranga në zyrat e tyre, një në kërkim
Të arrestuarit funksionarë të lartë të LSI dhe të afërm të politikanëve. Korrupsionin e denoncuan vetë një vit më parë me një MEMO për drejtorin. Nuk bënin kalibrimet, nga buka te karburantet
TIRANE
BESMIRA MUÇAJ
Tetë zyrtarë të arrestuar ditën e djeshme nga policia e shtetit, në Drejtorinë e Kalibrimit që varet nga Ministria e Ekonomisë, janë të lidhur ngushtë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dy prej tyre, Roland Çelmeta (anëtari i forumit më të lartë drejtues të LSI, Komitetit të Përgjithshëm Drejtues) dhe Moisi Musabelliu janë zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Por në dritë dalin edhe të tjera fakte lidhur me të arrestuarit e djeshëm. Kështu, Armand Xhika është kushëri i parë i Suzana Guxhollit, e cila sot mban detyrën e këshilltares së kryeministrit Sali Berisha; Hetem Basha, është kushëri i parë i ministrit të Energjetikës Nasip Naço; Moisi Musabelliu është kushëri me kryetarin e LSI, Ilir Meta, ndërsa Agron Damzi është nga Dibra, zonë ku ka kandiduar bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi.
Roland Çelmeta, zv.drejtor i përgjithshëm i kësaj drejtorie, ka qenë kandidat për deputet i LSI në qarkun e Tiranës, edhe pse nuk arriti të fitojë në këto zgjedhje. Porse drejtori Gledion Rehovica, i cili ka qenë denoncuesi i këtij skandali para një viti, ka qenë kandidat për deputet i LSI në qarkun e Beratit, ndërkohë që nga ajo zonë doli një deputet i LSI, ministri i sotëm i Ministrisë Ekonomisë, Nasip Naço.
Ministri i Energjetikës Nasip Naço ishte nisur për në Turqi ditën e djeshme ndërsa këshilltarët e vet po e njoftonin në telefon për valën e madhe të arrestimeve që po ndodhnin në Drejtorinë e Kalibrimit. Ministri, sigurisht nuk e anulloi vizitën e tij për t'u kthyer në zyrë. Por ministria menjëherë pas këtyre arrestimeve, ka dalë në shtyp me një deklaratë të përgjithshme.
"METE ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ditës së sotme, ku policia ka arrestuar me akuzën për korrupsion disa zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, institucion në...
vijon në faqen 3
Në foto:
Roland Çelmeta,
zv.drejtori i
arrestuar dje
(djathtas) Ilir Meta,
kreu i LSI-së
Histori shqiptare me Mbret
Editorial
NGA AFRIM KRASNIQI
Histori shqiptare
me Mbret
Leka Zogu ishte vetëm dy ditësh kur babai i tij, Mbreti Zog, u detyrua të largohej nga Shqipëria. Nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar nga Italia fashiste dhe më pas edhe regjimi nazist ekzistonin të gjitha mundësitë që sot ai të ishte Mbret i Shqipërisë. Por fati i tij ishte tragjik, gati si fati i shtetit shqiptar. Në moshën 5 vjeçare ai dhe familja e tij u shpallën “armik” dhe zyrtarisht iu ndalua rikthimi në Shqipëri. Në moshën 7 vjeçare u detyra të largohej nga Europa dhe në moshën 22 vjeçare, më 9 prill 1961, pas vdekjes së babait Mbret, djali i tij i vetëm i bëri në emigracion betimin si Mbret i Shqiptarëve.
Pas 54 vitesh dënimi ideologjik dhe mall të kuptueshëm për vendin e tij, më 1993 Leka Zogu u rikthye në Tiranë. Por vetëm 22 orë sepse regjimi i ri demokratik e shpalli atë person non grata dhe e dëboi përsëri nga vendi. Ditën kur Shqipëria ndodhej në krizë të thellë, në mars 1997, PD dhe PS e ftuan të rikthehej, tashmë në një referendum për formën e regjimit. Ai erdhi në “tokë të djegur” dhe u bë përsëri viktimë e saj, edhe pse zyrtarisht fitoi 46% të votave pro monarkisë. Pak ditë më vonë ai u dëbua për herë të tretë nga Shqipëria, tashmë me akuzën e grushtit të shtetit dhe kryengritjes së armatosur. Të njëjtët që e dëbuan, më 2002 e ftuan të rikthehet në atdhe, ftesë që Leka Zogu e familja e tij e pranoi me një çmim të madh: pamundësinë për të qenë faktor politik konkurrues ndaj atyre të dëbuan më 1944, 1993 apo 1997. Kthimi u shoqërua me...
vijon në faqen 13
Malaj: Ja pse e votova Fullanin Shalsi: Vota ime, gabim sistemi
Faqe 5
Malaj: Ja pse e votova Fullanin
Shalsi: Vota ime, gabim sistemi
Provimi i Farmacisë, privatët kërkojnë favore kundër shtetërorit
Faqe 13
Provimi i Farmacisë, privatët
kërkojnë favore kundër shtetërorit
Sa kollaj arrestohen mjekët
BLOG/Periferi
NGA ALBA MALLTEZI
Sa kollaj
arrestohen mjekët
Faqe 3
PS fiton me gjyq qarkun e Fierit Rama: Po prishet marrëveshja
Faqe 4
PS fiton me gjyq qarkun e Fierit
Rama: Po prishet marrëveshja
Bllokimi i Albanian Airlines do kthehen 500 mijë euro bileta
Faqe 11
Bllokimi i Albanian Airlines
do kthehen 500 mijë euro bileta
Bandat e Elbasanit, zhvarrosen 2 kufoma
Pas 14 vjetësh
NGA POLI HOXHA
Faqe 9
Mediat italiane: Shqipëria si Somalia, referendum kundër ligjit
PLEHRAT
Në Napoli kapen 150 elektroshtëpiake, gati për në Shqipëri
Mediat italiane: Shqipëria si
Somalia, referendum kundër ligjit
ESMERALDA KETA
Shqipëria do të zbresë në shesh për t'i thënë jo me referendum ligjit të miratuar nga qeveria Berisha, që lejon importin e mbeturinave toksike nga jashtë”, - kështu shkruan Andrea Intonti, në një analizë për situatën pas miratimin të ligjit për importin e mbeturinave në vendin tonë, botuar në portalin italian “Info Oggi”. Duke analizuar arsyet që ka çuar kryeministri Berisha, pas me anë duhet një ligj i tillë, Shqipëria, nuk arrin të sigurojë sasi të e...
Në faqe 12
“Armiqtë” e Balliut, gjoba nga tatimet për minierën e Rehovës
VIDEO-PËRGJIMI
Pas zbulimit në Shqiptarja.com, dalin proceset
“Armiqtë” e Balliut, gjoba nga
tatimet për minierën e Rehovës
GENC KONDI
Investitorët turq të kompanisë “Dedeman Mining” janë shpallur “persona non grata” për qeverinë shqiptare, që nga momenti kur botuesi Fahri Balliu zbuloi se vendi e tyre në shfrytëzimin e kromit në minierën e Rehovës, në rrethin e Korçës, mund të zinte një kompani tjetër, po nga Turqia, e cila mund t'i siguronte atij të ardhura të mëdha në rrugë të paligjshme. Aktualisht, atyre po u kushton shumë kohë dhe para kundërshtimi gjyqësor, që i kanë bërë...
Në faqe 10