PERGJIMET, BISEDAT E PLOTA
Publikohen urdhrat e zv.drejtorit për inspektorët
Tabulatet telefonike të ish-zyrtarëve të Drejtorisë Metrologjisë të zbardhura nga Prokuroria
Komunikimet me celular në tetor-nëntor 2011 të Roland Çelmetës me vartësit e tij në terren për të vjelë gjobat nga biznesmenët dhe subjektet tregtare
Lajmi
Bisedat komprometuese të ish-zv.drejtorit të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit dhe inspektorëve të urdhëruar prej tij tregojnë mekanizmin se si funksionon skema e marrjes së ryshfeteve nga tregtarët, që duhet të paguajnë nën dorë punonjësit e shtetit.
■■■ TIRANE
Pas botimit të përgjimeve të plota të Prokurorisë së Tiranë për ish-zyrtarët e Drejtorisë së Metrologjisë dhe kalibrimit, ‘Shqiptarja.com’, zbulon edhe një pjesë të bisedave të plota që janë bërë në periudhën tetor-nëntor 2001, mes zv.drejtorit, Roland Çelmeta, inspektorëve dhe disa prej biznesmenëve që duhet të paguanin ryshfete për të kryer punë. Në këto biseda zbulohet mekanizmi se si ata shpërdoronin detyrën, duke i marrë paratë për vete.
MË POSHTË DISA BISEDA TË ZBARDHURA
Data. 10.10.2011 numri objekt përgjimi 0682020483 (inspektori Kristaq Thanasi) eshte telefonuar nga numri 0694058175:
483: urdhero
175: o inspektor si kalove?
483: mire ça bere ti?
175: ...une jam nje cik ketu te zyra tani po
diskutoj per ate pune, mund te me thuash nje cik si e kishte emrin ai shefi aty se s’po me kujtohet, se dua t’iu them ketyre te mive ketjea.
483: shefi zyres?
175: e ata te dy ai nen drejtori dhe ai tjetri
483: po ti je ai i asaj firme
175: ai i taçit
483: e...
vijon në faqen 5
Si vodhën inspektorët e METE
Në foto:
Flamur Ahmeti,
pronari
i furrës së
bukës në
Tiranë
Pronari i furrës:
Si vodhën inspektorët e METE
NGA BESMIRA MUÇAJ
Faqe 11
Në foto: Flamur Ahmeti, pronari i furrës së bukës në Tiranë
Ndërtohet ditën shkatrërrohet natën
Një kafe me doktorin
NGA ANILA BASHA
Ndërtohet ditën
shkatrërrohet natën
Mendova se dje doktorin do ta gjeja të nxehur, por jo. Ishte më në humor se zakonisht. S’kishte shumë kohë se do të merrte rrugën drejt Elbasanit, për të inspektuar punimet e tunelit.
Ai – Eja Anila. Punohet...i kemi shpallur luftë korrupsionit.
Unë – Pikërisht për këtë kam ardhur të flasim doktor. Ka një gjë që nuk shkon tek çështja e arrestimeve. Në pamje të parë duken se janë bërë me urgjencë të madhe. Ata zyrtarë të LSI, janë përgjuar në fillim të nëntorit, dhe në mes të këtij muaji u arrestuan. Ka disa gjëra që duhen parë politikisht, më së shumti në raportin tuaj me aleatin kryesor, Ilir Meta. Të hënën është procesi i radhës në gjykatën e Lartë dhe në përfundim të tij, zoti Meta del i larë me drejtësinë sikurse përflitet. Por, mesa shihet, sinjalet e kreut të PS, Edi Rama për afrimin me Ilir Metën, janë të qarta. Duket se nuk po bëni gjë tjetër veçse një lloj presioni ndaj aleatit tuaj vendimtar të qeverisë, për çdo lëvizje që mund të bëjë në krahun opozitar duke prishur aleancën në një moment të tillë. Por duke i kujtuar se për ta sulmuar do t’i mbani hapur dosjet e njerëzve të kësaj partie, Ilir Meta mund të ndryshojë mendim. Dhe në fakt, veprimi juaj ka sjellë efektet e duhura tek kreu i LSI. Ka tre ditë që kanë ndodhur arrestimet e disa prej njerëzve të kupolës drejtuese të LSI dhe ai ende nuk ka folur. Gjetend në pozicion të vështirë tani kur ju keni mjaftueshëm njohuri për njerëzit e LSI që punojnë në administratë, aça s’kanë dhe ju frikë se ç’mund të prodhojë një aleancë PS-LSI, duke...
...marrëdhënia juaj (e PD dhe LSI,
pas këtyre sulmeve të shpeshta) këtu ka përfunduar,
ndërtoni ditën
e shkatërroni
natën...
vijon në faqen 6
Misteri i 1.34 mld USD nga Nigeria
ÇFARE KEMI SHITUR? Sipas qeverisë nigeriane në vitin 2009 kemi eksportuar ‘mallra’ për një shifër marramendëse
ÇFARE KEMI SHITUR? Sipas qeverisë nigeriane në vitin 2009 kemi eksportuar ‘mallra’ për një shifër marramendëse
Misteri i 1.34 mld USD nga Nigeria
GENC KONDI
Shqiptarja.com” zbulon një skandal, pas të cilit mund të fshihet një mega-afere e pastrimit të parave, ose një tregti e dyshimtë armësh, të cilën Shqipëria mund ta ketë kryer e vetme, ose në bashkëpunim me ndonjë shtet apo biznes të huaj. Në dokumentet zyrtare të statistikave të shtetit të Nigerisë për vitin 2009, del se nga Shqipëria në këtë vend janë eksportuar mallra me vlerë të konvertuar në totalin e pabesueshëm 201.9 miliardë “naira” ose 1 miliard e 346 milionë dollarëve, por kjo shifër nuk gjen pasqyrim, siç do të ishte normale, në bilancet zyrtare të palës shqiptare. Këtë lëvizje kaq të madhe tregtare nuk e raportonj as Instituti ynë i Statistikave, as Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe as Banka e Shqipërisë.
Në regjistrat zyrtare të vendit tonë për 2009-ën thuhet që i gjithë eksporti ka qenë i barabartë me një vlerë të konvertuar në 1 miliard e 88 milionë dollarë amerikanë, pra më i vogël se e gjithë shifra që raportohet...
vijon në faqen 2
Faqe 6
Tuneli Tiranë-Elbasan, grekët:
Nuk kemi marrë lekët e punës
Faqe 7
Takimi i Ramës me Asamblenë
debatet për kollarët dhe agallarët
Faqe 8
Alarmi: Gjuetarët, një ushtri me
100 mijë armë jashtë kontrollit
Faqe 9
Mashtrimi, policët rrugorë
mbledhin gjobat e falura
Faqe 12
Masterat e juridikut, dyshime
për fituesit e profesionalit
Faqe 14-15
Flamuri i pavarësisë, letra e
Eqerem Vlorës në 1930