Fatura e dritave, Fullani debitor, Berisha s’ka fare
Pas publikimit në “Shqiptarja.com” të abuzimit të CEZ me klientët, dalin sekretet e zyrtarëve
Fatmir Mediu është ministri me zero kilovat, ndërsa Argita ka shumë shtëpi, por harxhon pak. Vajza e kryeministrit raporton 0 kilovat për vilën në Gjirin e Lalzit, e po ashtu edhe Shkëlzeni për shtëpinë në Tiranë
Lajmi Shtetarët të më të paguar në Shqipëri, që kanë disa shtëpi në pronësi, edhe paguajnë, por edhe janë debitorë ndaj kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë, CEZ. Hulumtimi i “Shqiptarja.com” bën një pasqyrë të faturave që (nuk) paguajnë zyrtarët më të lartë në vend, nga kreu i shtetit, te ministrant dhe familjarët e tyre. ■■TIRANE Arben Rrozhani Miliona lekë në muaj për të shlyer faturat e CEZ-it. Që normalisht duhet të harxhojnë familjet e shtetarëve të paguar në Shqipëri, nga kreu i shtetit, te guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kryetarja e kuvendit, kryeministri e familjarët e tij, deputetët dhe ministrat: të gjithë të bashkuar në një llogari të vetme, të detyrimet që u vijnë nga faturat e energjisë elektrike. Faturat e energjisë elektrike, veçanërisht në periudhën e ftohtë, janë pjesa e luanit në buxhetin familjar të familjeve shqiptare. Shumica e popullit mundohet të mos e kalojë fashën e parë të tarifimit, deri në 300 kilovat që faturohet me 7.5 lekë, ndërsa pas kësaj çmimi bëhet 13 lekë. Kur nuk kanë mësës ata faturohen aforfe, sipas dëshirës, apo planeve të CEZ-it. Këto llogari nuk vlejnë për njerëzit e rëndësishëm të Shqipërisë, nga presidenti, deri te deputetët, të cilët kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet për energjinë, e cila është gjithnjë e më e kushtueshme. Në adresë të tyre vijnë fatura milionëshe, por... vijon në faqen 2
Në foto: Faksimile e faturës së Guvernatorit Fullani për vilën tek Mali i Robit (në rreth) dhe detyrimi i guvernatorit ndaj CEZ-it
Përse po hesht CEZ-i?
Editorial
Nga Genc Kondi Përse po hesht CEZ-i? Kush e ka ndjekur sjelljen e kompanisë private të shpërndarjes së energjisë elektrike ndaj publikut shqiptar deri tani, nuk ka se si të mos verë re një qëndrim aspak të zakontë për të kohët e fundit. I pajisur me së miri me zyrа shtypi, të drejtuеsa nga profesionistë të marrëdhënieve me publikun, qenjohin si psikologjinë e shqiptarët, ashtu edhe ata të huajat, ata i janë përgjigjur flakë për flakë çdo vërejtjeje apo kritike, të bërë ndaj punës së tyre nga media apo qytetarët. Në disa raste, me të drejtë; në disa raste, jo. Por gjithnjë reagimi nuk ka munguar. Përse ka heshtur deri tani kompania pas botimit të një numri artikujsh, të bazuar në lista gjobash, urdhëra të drejtorisë, etj, që “Shqiptarja.com” i ka bërë publike për të gjithë lexuesit e saj? Natyrisht, për të nuk është momenti i përshtatshëm që të hyjë në debate mediatik, pikërisht kur – si do fundvit – ajo ka paraqitur në ERE një kërkesë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Por, kjo nuk ka të bëjë me thelbin e artikujve, me çështjen e ngritur në faqet e gazetës sonë dhe që është: a ka vepruar në përputhje me frymën e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor CEZ kur ka përdorur kontratat e përkohshme për të rritur faturimet? Kur ka këmbëngulur që të mos plotësojë detyrimin ligjor të vendosjes së matësve të kontrolluar dhe të certifikuar nga shteti dhe një subjekt i tretë? A i ka plotësuar detyrimet ligjore për uljen e humbjeve në rrjet, furnizimin me energji me parametrat bashkëkohorë teknikë, etj, sipas angazhimeve kontraktore? Heshtja në këtë rast flet për atë, se CEZ-i nuk ka çfarë të thotë...
Arrestohet Ledio Ruçi, djali i aksidentuar: Çfarë më tha Gramozi
PERPLASJA
Vdes 27 vjeçarja. Aksidenti tragjik ndodhi të dielën
Besmira Muçaj Aksidenti i ndodhur dy ditë më parë me pasojë vdekjen e një 27 vjeçare si dhe plagosjen e dy të tjerëve ka vënë në pranga autorin e pretenduar se shkaktoi këtë aksident tragjik, Ledian Ruçi, djali i deputetit të opozitës Gramoz Ruçi si dhe drejtuesin tjetër Eduart Canin. Dy drejtuesit e automjeteve të përplasura do të mbahen të ndaluar deri në momentin e fundit të zbardhjes së ngjarjes për të verifikuar fajtorin. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e... Në faqе 9
Prifti në gjykatë: Për favore Meta më ka hequr edhe jorganin
GJYKATA E LARTE
Biznesmeni: S’kam ofruar para. Habilaj i dënuar në 1997
Poli Hoxha Për katër orë rresht deputeti Dritan Prifti në cilësinë e dëshmitarit kryesor në gjyqin ndaj ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta në Gjykatën e Lartë, ju është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë dhe avokatëve të të akuzuarit. Përveç atyre që diheshin deri tani nga video-përgjimi, Prifti ka hedhur dhe një akuzë tjetër të rëndë ndaj Metës: “Më afroi 1 milion dollarë që ti ndanim të dy, për një ankand të naftës bruto në ALBPETROL”...
Tregtia misterioze me Nigerinë opozita kërkon sqarime
Faqe 11 Këshilltari i Berishës miraton masterat për shkollën e tij private Faqe 13
BE: Ok avionëve shqiptarë, por të kontrollohen nga Italia
Faqe 10 Tryeza e të vegjelve për zgjedhjet Zbardhen replikat Meta-Gjinushi Faqe 6
Bijtë e politikanëve dhe makinat superluksoze
Periferi
Nga Alba Malltezi Bijtë e politikanëve dhe makinat superluksoze Faqe 9
Kadare, një hap nga çmimi ‘Angelus’
Çmimi letrar
Nga Admirina Peçi Faqe 14