Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 23-11-2011

FULLANI: PASTROHEN PARA

Guvernatori: Po ndaluan, kolapsohemi. Ndërtuesit: Gënjeshtër Kabllogrami i Ambasadës për denoncimin e Guvernatorit për firmat e ndërtimit Shqetësimi i kryebankierit në 2006: Paratë e pista që përdoren në ndërtim janë në shifra alarmante Raporti i Departamentit të Pastrimit të Parave për vitin 2010: Janë shtuar rastet, ja si procedohet Lajmi Ambasada amerikane në Tiranë evidenton, në një kabllogram, dërguar Uashingtonit më 7 prill 2006, lidhjen e sektorit të ndërtimit në Shqipëri me paratë e krimit të organizuar. Kjo është zbuluar nga “Shqiptarja.com” mes qindra mijëra mesazheh, të bëra publike nga Wikileaks Në foto: Guvernatori Ardian Fullani (djathtas) Faksimile e kabllogramit nr. 06TIRANA358, datë 7 prill 2006, me titull “Guvernatori i Bankës qendrore shqiptare: Pastrim parash në ndërtim” TIRANE Genc Kondi Nuk është një konstatim vetë diplomatëve amerikanë, por deklaratë e zyrtarit shqiptar në pozicionin më të lartë shtetëror, të ngarkuar me mbikëqyrjen e situatës në sektorin financiar në vend. Më 7 prill të vitit 2006, i ngarkuari me punë i Ambasadës amerikane në Tiranë Steven Zate, i ka nisur një kabllogram Departamentit të Shtetit dhe atij të Thesarit në Uashington, nëpërmjet të cilit evidentohet konstatimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani lidhur me implikimin e biznesit të ndërtimit në Shqipëri në shpëlarjen e parave të pista. Sipas diplomatit amerikan, guvernatori është i pari zyrtar i lartë shqiptar që pohon diçka të cilën shumë analistë e kanë thënë prej vitesh me radhë: industria shqiptare e ndërtimit, që po përjetonte një “bum” të vërtetë në ato vite, pjesërisht është mbështetur nga paratë e pista. Në raportin e tij të përvitshëm mbi aktivitetin e Bankës së Shqipërisë, që ka paraqitur, si çdo vit, kreu i saj para komisionit parlamentar të Ekonomi-Financave, Fullani, nga njëra anë, kishte vënë në dukje ritmin e lartë dhe të vazhdueshëm të rritjes së ekonomisë në atë periudhë (5.5% në vitin 2005), inflacionin e ulët (3 për qind) dhe uljen e shifrave të deficitit buxhetor në atë kohë, si shenja të zhvillimeve pozitive të zhvillimit... Në foto: Guvernatori Ardian Fullani (djathtas) Faksimile e kabllogramit nr. 06TIRANA358, datë 7 prill 2006, me titull “Guvernatori i Bankës qendrore shqiptare: Pastrim parash në ndërtim”
Ardian Fullani Steven Zate Genc Kondi Tiranë Shqipëri Uashington

Vizita e Berishës dhe Izraeli

Analizë Nga Ilir Kulla Vizita e Berishës dhe Izraeli Kryeministri i Shqipërisë pasi po hyn në vitin e shtatë të pushtetit të tij, më në fund kreu një vizitë në Izrael. Për nga rëndësia kjo mund të quhet vizita më e arritur deri tani në 2 vitet e mandatit të dytë të z. Berisha. Gjithashtu kjo vizitë merr karakter historik për shkak se Kryeministri i fundit që kishte kryer një vizitë zyrtare në Izrael, ka qenë Fatos Nano gjatë mandatit të tij 97-98. Presidentët Topi dhe Moisiu e kanë vizituar shtetin ebraik, por në okazionet të tjera dhe jo vizita shtetërore zyrtare. Kjo vizitë vjen pas një ngurrimi jo pak të gjatë mes Shqipërisë dhe Izraelit në marrëdhënie mes tyre, kujtojmë këtu mungesën e përgjigjeve më shumë se një herë në ftesat përkatëse për të vizituar zyrtarisht këtë shtet dhe të ish Ministrit të Jashtëm Meta dhe të ish-kreut të bashkisë së Tiranës Ram. Nga kjo pikëpamje vizita mund të quhet e suksesshme dhe performancë e lartë, duke parë edhe nivelin e lartë të pritjeve që iu bë Kryeministrit shqiptar. * * * Megjithatë vizita paraqet disa anë të medaljes dhe problematika. Përtej faktit që në i rrëfejmë botës dhe vetes se kemi shpëtuar hebrenjtë në luftën e dytë botërore dhe se për këtë kemi fituar një pavion në Muzeun e Yad Vashemit, duhet që marrëdhëniet tone jenë më folklorike dhe emocionale, por pragmatike dhe të prekshme. Duhet të cielësohen qartë fushat e bashkëpunimit konkret dhe të bëhen fakt i kryer rezultatet e këtij bashkëpunimi të ngushtë, me emër dhe trajtat e një... Të vetmet probleme të ndërsjella që kemi është çështja e Palestinës dhe njohja e Kosovës nga ana e Izraelit. Vijon në faqen 13
Ilir Kulla Brunilda Pinderi Fatos Nano Topi Moisiu Shqipëri Izrael Palestinë Kosovë Tiranë

Ambasadori Palestinez në Tiranë: Berisha të kujtojë Kosovën

INTERVISTA Issam Massalha: Kryeministri juaj refuzoi të vizitojë Palestinën Arben Rrozhani Ambasadori i Autoritetit Palestinez në Tiranë, Issam Massalha, u shpreh shumë i shqetësuar dje, për deklarimin e kryeministrit Berisha në Izrael se kërkesa për një shtet palestinez sabot[n] procesin e paqes. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, ambasadori i uro[i] që deklarata e Berishës të ishte cituar e pasaktë nga media, duke shprehur edhe brengosjen pse ai refuzoi ftesën e bërë 4 muaj më parë për të vizituar Palestinën... Në faqe 4
Arben Rrozhani Brunilda Pinderi Ledi Tiranë Izrael Palestinë Kosovë

Dimër marrëdhëniesh Qeveri e CEZ, çekëve i heqin monopolin

Faqe 6 Komisioni i 21 janarit shtyhet 1 vit, s’mblidhet asnjëherë Faqe 5

Aksidenti, motra e Brunildës: Nuk ia falim Ledios e Edit

TRAGJEDIA Në shtëpinë e mortit. Babai: Do presim fjalën e drejtësisë Besmira Muçaj Gjithçka është e trishtë dhe e z[e]zë në shtëpinë e Brunilda Pinderit. Një ditë pas ndarjes nga jeta të 27 vjeçares, në shtëpinë e Pinderi, në katin e dytë të një pallati pesë katësh afër shkollës Bajram Curri në rrugën “Niko Pinderi”, gjenden familjarët e saj, nëna dhe babai, por edhe motra. Ata kanë pranuar të flasin për “Shqiptarja.com” duke treguar historinë sesi erdhi. Dyert e shtëpisë janë të hapura, njerëzit vijnë e ngushëllojnë familjarët e... Në faqe 9
Edi Besmira Muçaj Bajram Curri Rruga “niko Pinderi”