Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 24-11-2011

DJEMTË E PLANGPRISHËS TË PS

Flet Ledio Ruçi: Nuk e di, ngjarja është filmuar Ministri urdhëron rihapjen e dosjes së Xhuvanit Aksidenti i djalit të Gramozit dhe vrasja e bërë nga djali i Luiza Xhuvanit trondit gjyqësorin me vendimet Lajmi Gjykata lë të lirë djalin e deputetit të PS Gramoz Ruçi pas aksidentit me pasojë vdekjen e një vajze të dielën në mbrëmje. Përplasje mes prokurorit të çështjes Blerim Tanushi dhe shefit të aksidenteve në polici, Ahmet Meçi. Mësohet se një kamera e një dyqani këmbimi ka filmuar gjithë aksidentin. Ndërsa ministri i Drejtësisë Eduard Halimi urdhëron rishqyrtimin e dosjes së Kostandin Xhuvanit, dënuar me dy vite burg për një vrasje. Dy ngjarje të rënda që kanë një të përbashkët: dy djem të dy deputetëve të PS TIRANE Poli Hoxha Gjykata e Tiranës vendosi dje t'i lërë në burg shtetasin 32 vjeçar Ledion Ruçi, ndërkohë që ka vendosur masën e arrestit për shtetasit Eduard Çani. Dy shokët e përfshirë në një aksident tragjik ditën e dielë në darkë, si pasojë e të cilit humbi jetën Brunilda Pinderi, ndërkohë që mbetën të plagosur dy shtetas të tjerë. Ledion Ruçi, udhëtonte me një BMW X6 dhe vinte nga rruga e Parlamentit në drejtim të Elbasanit, kur përplasi mjetin minicooper që drejtohej nga Eduard Çani. Por, gjithçka do të zbardhet pasi policia dhe prokurorët e çështjes, të shohin edhe pamjet filmike të realizuara në exchange. “Nuk di, do të flasë drejtësia. Unë di që gjithçka është filmuar”. Kështu u ka deklaruar dje Ledion Ruçi miqve të vet, menjëherë pas daljes nga qelia ku mbahej i ndaluar. Por deklarata e tij, nuk mund të shmangë sherrin që ka nisur mes policisë dhe prokurorisë. Krerët e policisë së kryeqytetit, kanë reaguar ashpër duke e quajtur të padrejtë veprimin e prokurorisë. Edhe pse hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë dhe ekspertiza nuk ka përfunduar ende, përfaqësuesit e akuzës, bazuar... vijon në faqen 2 Në foto: Fotomontazh, Ledion Ruçi në spital dhe Kostandin Xhuvani
Ledio Ruçi Gramoz Ruçi Luiza Xhuvani Blerim Tanushi Ahmet Meçi Tiranë Elbasan

Fshati që duket

Editorial Nga Arben Rrozhani Fshati që duket Dritan Prifti prej gati një viti po na tregon shumë gjëra. Ato që edhe (nuk) i dinim. Si rrallëherë në Shqipërinë e pazareve të ulëta, na i tregoi nga “brenda”, me figurë dhe me zë se si bëhen punët në këtë vend, se si ndahen paratë, kush i merr. Dy ditë më parë, më me forcë se herët e tjera kur ka vizituar gjyqësorin dhe tregoi detaje të tjera, se si shitet pasuria publike e vendit, nafta në këtë rast. Tregoi se kush dhe si do t’i merrte paratë dhe përfitimet. Ish-ministri Dritan Prifti nuk është i penduar i Drejtësisë, por është individi i penduar, si në pse drejtësia nuk është me shtetin dhe pasuritë e tij. Shqipëria është, fatkeqësisht, ai fshati i zullumqarëve, që nuk do kallauzë Nuk është as i mbrojturi nga drejtësia, por i duhet të vetëmbrohet, dhe të mos çudit kur më i forti të triumfojë. Por Shqipëria është, fatkeqësisht, ai fshati i zullumqarëve, që nuk do kallauzë. Duke mos dalë nga juridiksioni, pronat dhe asetet e Ministrisë ku ish-ministri Prifti militoi, dhe më pas denoncoi, kanë ndodhur shumë skandale, për të cilat drejtësia, edhe pa të penduar, nëse do donte të zbatonte detyrimin kushtetues, duhet të kishte nisur hetimet dhe fajësuar zyrtarët. Mjafton të shihet batërdia që bënë “inspektorët” e Metrologjisë në çdo gjë që ka të bëjë me bizneset dhe konsumatorët; drejtuesit e KESH me krizën në prag, kur një vit më parë përmbytën mijëra njerëz dhe kërkonin duart për miliarda kilovatët që do të shisnin; për uzinat që i shitën për skrap, për dy lekë, sikur të mos ishin pasuria e popullit, por e baballarëve. Këto dhe të tjera si këto janë fshati ynë, që s’do kallauzë, por drejtësi.
Arben Rrozhani Dritan Prifti Shqipëri

Darling Vlora: Deklarata origjinale e Pavarësisë, në duart e një koleksionisti

FAKTET E REJA Stërnipi i Ismail Qemalit thotë se e ka parë njëherë dokumentin Admirina Peçi Dokumenti i vjetër i Pavarësisë. Rreth të cilit sillen shumë mistere e enigma mund të ekzistojë ende, mabse në duart e një koleksionisti a të dikujt tjetër. Darling Vlora, stërnipi i Ismail Qemal Vlorës, thotë për “Shqiptarja.com” se ka prova qw ekziston një foto më e vonë se ajo që përgatiti Lef Nosi më 1937, e cila duket se është marrë nga origjinali i shumëkërkuar. Deklarata vjen në këtë intervistë, ku Darling ... Në faqe 15
Darling Vlora Ismail Qemal Vlora Admirina Peçi Lef Nosi Vlorë

Artan Lame: Pse s’duhet shembur Piramida, e prisnim vendimin

VENDIMI DJE Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PS për ligjin e Kuvendit Jakin Marena Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës së PS për pezullimin e ligjit për shembjen e Piramidës. Ndërkohë ka reaguar përfaqësuesi i socialistëve Artan Lame, në një intervistë për gazetën, ku shprehet se ishte i pritshëm vendimi kundër pezullimit, por që shpreson në një vendim përfundimtar pozitiv. Kur është marrë në mbrojtje QNK nga shteti? Në vitin 2000, gjatë qeverisë socialiste, aksi i... Në faqe 9
Artan Lame Jakin Marena

KESH i merr CEZ lekët me gjykatë e përmbarim: Na i ka borxh

Faqe 7 Panairi Klik Ekspo Klik marrin pjesë 400 biznese Faqe 10