Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 25-11-2011

GJOBE RRUGES SE KOMBIT

Qeveria: S’paguan TVSH, detyrimi 2 mln USD Fillimisht u lejuan të mos paguanin tatimin mbi vlerën e shtuar, por tani ndryshuan mendje Kompania ‘Bechtel Enka’ ankohet te avokati i bizneseve. Tatimet: Ne duam detyrimin tonë. Ministri Bode para dy vitesh: S’mund t’i marrim gjobë shtetit Lajmi Pas lejimit që të mos paguante TVSH-në fillimisht, tani qeveria është bërë pishman, duke i vënë një gjobë gjigande ndërtueses së segmentit rrugor “Durrës-Kukës” ■■■TIRANE GENC KONDI Burime nga Avokati i Tatimpaguesve bënë të ditur dje se kompania, që për tre vjet me radhë ka shënuar xhiron më të lartë vjetore ndër gjithë VIP-at në vend, Bechtel-ENKA, ndërtuesi i “Rrugës së Kombit” është gjetur me shkelje për mospagim të detyrimit të TVSH-së dhe i është prerë një fletë gjobe në masën 2 milionë dollarë. Pasi u kualifikua këtë vit në tenderin për ndërtimin e segmentit Tiranë-Elbasan, ku përfshihet edhe tuneli, kompania merr kështu “shuplakën” e dytë brenda një kohe të shkurtër, pasi kishte qenë e privilegjuara e pushtetit ekzekutiv gjatë viteve kur ndërtoi segmentin Rrëshen-Kalimash. Në atë kohë, ka qenë ministri Bode, i cili u është përgjigjur akuzave të opozitës se shteti po hiqte dorë nga të ardhura të mëdha, duke ia anuluar TVSH-në Bechtelit, me shprehjen se “nuk ka pse shteti t’i vejë taksë vetvetes”. Shifra prej 200 milionë lekësh të reja është e konsiderueshme dhe pritet të kalojë në sistemin e ankesave, por këto kalojnë gjithnjë pranë Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, para se të përfundojnë në procese të gjata gjyqësore. Sipas Procedurave Tatimore, sidoqoftë, kompania duhet të paguajë një pjesë të mirë të gjobës, që të fitojë të drejtën ta ankojë atë... vijon në faqen 6 Foto LSA Në foto: Kryeministri Berisha, ish-ministri Basha duke shpërthyer tunelin e Kalimashit
Genc Kondi Bode Berisha Basha Tiranë Durrës-Kukës Tiranë-Elbasan Rrëshen-Kalimash Kalimash

Pse një buxhet jorealist

Analiza NGA ARBEN MALAJ Pse një buxhet jorealist Ekonomia është barometri më i mirë i mirëqenies dhe perspektivës tonë evropiane. Barra e borxhit mbi GDP, shkurtimi papunësia, taksat që thellojnë pabarazinë si dhe ulja e mbështetjes për arsimin, shëndetësinë dhe solidaritetin social ndikojnë negativisht të ardhmen tonë. Debati mbi ekonominë dhe stabilitetin e financave publike për vitet e ardhshme është rritur. Po të analizojmë në mënyrë më të kujdesshme vëmë re disa faktorë që ndikojnë në një dukshëm gjendjen. Së pari - Kuvendi është duke diskutuar draft buxhetin e vitit 2012. Ky është momenti i vështirë për shkak të debateve të tensionuara. Paralajmërimet për rrisqe në rritje po vijnë nga institucionet financiare ndërkombëtare, ato kërkojnë fillimin e masave parandaluese për të ndaluar përkeqësimin. Së dyti - mbyllja e vitit 2011 tregon si ekonomia jonë është prekur më rëndë nga sa qeveria e pranon. Në vitin 2011 qeveria do të mbledhë në buxhet rreth 33 mld lekë ose 330 milionë dollarë më pak. Në 2011 qeveria do të mbledhë më shumë se në 2010 vetëm 5 miliardë lekë që rezultojnë në vlerë reale 5-5% më pak. Së treti - Dy partnerët tanë kryesorë, Greqia dhe Italia janë përfshirë nga kriza. Kjo do të ndikojë rëndë ekonominë në vendin tonë gjithashtu, pasoj[a?], e para dhe më e rënda do të jetë vështirësia në mbledhjen e të ardhurave. Ndaj parashikimi i qeverisë se në 2012 do të mbledhë 26 miliardë lekë më shumë se 2011 është jorealist. Kjo rrit rrezikun e mbledhjes abusive të të ardhurave, do të ulë rimbursimi TVSH ndaj bizneseve dhe do të shtohen mos-pagesat ndaj kompanive private. Rrisku i fshehjes së... Parashikimi i qeverisë se në 2012 do të mbledhë 26 miliardë lekë më shumë se 2011 është jorealist vijon në faqen 7
Arben Malaj Greqi Itali

GJYQTARI I VRARË

Shefi i Komisariatit: Vendimi u mor pas kërkesës së tyre Prindërit e gjyqtarit Konomi të rrezikuar, ruhen me policë te dera VIOLA MURATI Prindërit e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në mënyrë mafioze në mes të qytetit të Vlorës, ndihen të kërcënuar, dhe për këtë, kanë kërkuar mbrojtjen nga forcat e policisë së qytetit të Vlorës. Lajmin e konfirmon për “Shqiptarja.com” shefi i komisariatit të policisë së Vlorës Alfred Elezi, i cili pohon se që nga data 1 tetor, shumë ditë në fakt pas vrasjes së bujshme të gjyqtarit Konomi, kanë kërkuar mbrojtjen nga forcat e rendit. Në shtëpinë e ... Në faqe 8
Skerdilajd Konomi Viola Murati Alfred Elezi Vlorë

DETAJE TË REJA

Ekspertiza paraprake rrugore: Eduard Cani fajtor, jo Ledio Ruçi Aksidenti, vendimi i gjykatës: Minicooper kaloi me semafor të kuq POLI HOXHA Zbardhet i plotë vendimi i gjykatës për masën e lirimit të djalit të deputetit socialist Gramoz Ruçi. Sipas këtij vendimi shtetasi Edi Lika, ka qenë fajtori determinant, sepse sipas ekspertizës, rezulton të ketë qenë me semafor të kuq. Pavarësisht nga pretendimet e policisë, së ekspertiza nuk ka përfunduar akoma, prokurori që ndjek çështjen e aksidentit të rëndë Blerim Tanushi, ka arritur në përfundim paraprak se fajtori i vetëm është... Në faqe 9
Eduard Cani Ledio Ruçi Poli Hoxha Gramoz Ruçi Edi Lika

Del lista e konkurrenteve femra për shkollen e policisë

Faqe 10-11 Panairi Klik Ekspo Klik Topi takon bizneset e reja Faqe 6
Topi

Deputetët që munguan në Kuvend, qeveria s'bën numrat

Deputetët që munguan në Kuvend, qeveria s’bën numrat Faqe 2-3 Ndryshimet në gjobat e rrugorëve ekspertët: Ja si do na rrjepë policia Faqe 4