27/11/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

27 nëntor 2011

NJOLLOSET FLAMURI

Abuzime me Pavarësinë, milionat e dekorimit të Tiranës i fiton kunati i Bashës. Firmën “Orange” e hapi para 1 muaji EKSKLUZIVE/ Ortaku i Erjon Isufajt dhe vajza që drejtoi fushatën e kryebashkiakut, janë aksionerë Lajmi Milionat e hedhura për dekorin e Tiranës për festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit, kanë përfunduar në xhepat e njerëzve të afërt të kryebashkiakut Lulzim Basha dhe atyre që i kanë organizuar fushatën elektorale. Në këtë skandal abuzimesh duket se është përfshirë edhe kunati i Bashës, Erjon Isufaj. Në foto: Tirana e zbukuruar për festat e 28-29 nëntorit (djathtas) 1. Faksimile e firmës “Orange” me ortakë Odeta Male e Dionis Tegja 2. Faksimile e QKR ku Erion Isuf, kunati i Bashës është sëbashku me Dionis Tegja TIRANE ESMERALDA KETA Milionat e hedhura për të zbukuruar Tiranën për festën e Pavarësisë më 28 nëntor, dhe me gjasë edhe zbukurimet që do të bëhen për vitin e ri, Lulzim Basha ia ka besuar një njeriu të vetëm: Erjon Isufajt, i cili është kunati i kryetarit të bashkisë. Shqiptarja.com, ka gjetur dokumentet që vërtetojnë se ortaku i kunatit të kryetarit të bashkisë, dhe vajza që i ka organizuar gjithë fushatën zgjedhore, Odeta Malaj, kanë hapur një firmë “Orange Advertising”, vetëm pak ditë më parë. Firma “Orange” sipas dokumentit të QKR është hapur vetëm një muaj më parë dhe është shumë e çuditshme, që në morinë e firmave që mund të konkurrojnë për të fituar tenderin e dekorimit dhe zbukurimit të qytetit, ta fitojnë atë si një firmë disa ditore. Panari i Klik Ekspo Klik Hungaria: S’ka klimë të mirë për investime NGA Genc Kondi Por, firma “Orange” duket se është hapur vetëm për këtë qëllim. Sipas dokumentit që disponon shqiptarja.com, në regjistrin kombëtar të regjistrimit të biznesit, (QKR) rezulton se firma është themeluar më datë 13 tetor 2011 dhe është regjistruar në QKR më 18 tetor 2011. Pra kjo kompani reklamash është krijuar vetëm pak ditë më parë se sa të fitojë tenderin miliona lekësh për dekorin e Tiranës, dekor i cili... vijon në faqen 3 Në foto: Tirana e zbukuruar për festat e 28-29 nëntorit (djathtas) 1. Faksimile e firmës “Orange” me ortakë Odeta Male e Dionis Tegja 2. Faksimile e QKR ku Erion Isuf, kunati i Bashës është sëbashku me Dionis Tegja

100 vjet shtet apo pushtet?

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI 100 vjet shtet apo pushtet? 28 Nëntori shënon hyrjen në vitin e 100 të shtetit shqiptar. Një shekull - shtet është shumë për një vend të vogël të ardhur nga pesë shekuj pushtim otoman, por pak për një shtet europian që ishte i tillë edhe pesë shekuj më parë. Gjithësesi, 100 vjetori meriton të kujtohet dhe nderohet. Gjithçka nisi më 28 nëntor 1912 në Kuvendin e Vlorës dhe mori jetë në janar 1920 në Kongresin e Lushnjës. Prej atëherë eksperimentuam 6 muaj mbretërimin e Wied, 6 vjet nën pushtimin e disa fuqive rajonale, 3 vjet sistem konkurrences demokratik, 3 vjet të tjera republikë presidenciale, 11 vjet monarki shqiptare, 5 vjet pushtim italian e gjerman, 46 vjet sistem diktatorial komunist dhe vetëm 20 vjet sistem demokratik konkurrences. Në total vetëm 23-24 vjet demokraci ndaj 3-5 vjet më shumë diktatura, regjime autoritare apo jetë nën pushtim. ...pushteti partiak mendon se 100 vjetori duhet festuar duke ndërtuar buste e monumente të reja, parlament dhe stadium të ri futbolli... Të paktën katër herë vendi shkoi në prag të luftës civile, tri rebelime përfunduan në revolucion gati të dhunshëm, dëbuam nga vendi princin europian dhe mbretin shqiptar, i detyruam të emigrojnë ose i burgosëm e vramë shumicën e themeluesve të shtetit shqiptar. “Babai i kombit” Ismail Qemali vdiq në emigrim në Itali, krahu i djathtë i tij Luigj Gurakuqi u dëbua dhe u vra në Itali, ashtu si Hasan Prishtina në Greqi, Princ Wied vdiq i dëbuar në Rumani, kryeministri Turhan Pasha vdiq në emigrim në Itali, Fan Noli vdiq i emigruar në SHBA, mbreti Zog vdiq i dëbuar në Francë, Mufti Frashëri e Abaz Kupi vdiqën të dëbuar në SHBA, varrin e Gjergj Fishtës e hodhëm në lumë, Nënë Terezën e ndaluam të varroste nënën e saj, Lef Nosin... vijon në faqen 3

Ahmet Prençi: Unë e Nishani s’e firmosëm nipin e kryeministrit

SKANDALI Emërimi i Dritan Berishës në Romë, PS: Do e hetojmë Ahmet Prençi: Unë e Nishani s’e firmosëm nipin e kryeministrit TIRANE Emërimi i Dritan Berishës, nipit të kryeministrit (djali i vëllait të Sali Berishës) si oficer kontakti në Romë, është i kundërshtuar fuqishëm nga ish ministri i Brendshëm i asaj kohe kur u bë propozimi, gati dy vite më parë, Bujar Nishani. Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, i kujton shumë mirë kohën kur mbi tavolinën e tij të punës mbërriti propozimi që Dritan Berisha, të emërohej oficer kontakti... Në faqen 9

Belgjika: Shqiptarët të dytët pas afganëve për çdo lloj azili

DOKUMENTE ZYRTARE Shifrat alarmante të qeverisë belge, mes tyre fëmijë Belgjika: Shqiptarët të dytët pas afganëve për çdo lloj azili ARBEN RROZHANI Shqiptarët janë kryesues të listës së azilkërkuesve nga vendet e ndryshme të botës në Mbretërinë e Belgjikës. Ata janë renditur të parët në krye të “Top10” të vendeve më azilkërkuese në tetor 2011 nga Brukseli, janë ndër 10 vendet për numrin më të madh të kërkuesve të azilit për 10 muajt e vitit 2011, janë ndër pesë vendet e para për numrin e fëmijëve të pashoqëruar në tetor 2011 (të destinuar për trafikim) si dhe kanë një renditje kryesuese në... Në faqet 4-5

RILINDASI

KORRESPONDENCA QË ZBULOJNË REALITETIN POLITIK MËS TYRE VLORËS DHE ISMAIL QEMALIT[?] RILINDASI SEKRETE PERANDORAKE TË PAVARËSISË Ekskluzive, dokumentet e panjohura nga arkivi austro-hungarez

Sekretet e Pavarësisë në arkivat austro-hungareze

Suplementi “RILINDASI”/ Tetë faqe për 28 nëntorin Faqe 13-20

SHKB raport Bujar Nishanit: Korrupsioni në polici, alarmant

SHKB raport Bujar Nishanit: Korrupsioni në polici, alarmant Faqe 12

Natasha Paço: Nuk iki me Fatos Nanon nëse bën parti të re

Natasha Paço: Nuk iki me Fatos Nanon nëse bën parti të re Faqe 7

Tani jemi edhe online

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com