Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 29-11-2011

Lajmi

Thellohet skandali i abuzimeve të kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, me fondet e kryeqytetasve. Këtë herë bëhet fjalë për një dekor gjigand të Tiranës për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, ku parashikohet ngritja e një fshati turistik me 40 kasolle druri në rrugën pedonale. Dhe gjithçka i është besuar kompanisë “Orange Advertising”, e cila zotërohet nga njerëzit e Bashës.
Lulzim Basha Tiranë

■■■TIRANE ESMERALDA KETA Dekorin e Tiranës, edhe për festat e fundvitit, kryebashkiaku Lulzim Basha ia ka dhënë njerëzve të tij. Sërish në skenë del emri i kompanisë “Orange Advertising”, që jo vetëm është krijuar vetëm pak ditë më parë, por zotërohet nga Odeta Malaj, vajza që i organizoi fushatën elektorale kreut të bashkisë së Tiranës, dhe Dionis Teqja, i cili është ortak në disa biznese të tjera, me Erion Isufin, vëllain e bashkëshortes së Lulzim Bashës. Dhe këtë herë bëhet fjalë për fonde shumë herë më të mëdha se sa paratë e shpenzuara për festat e Nëntorit, të cilat duket qartë para atyre që bashkia ka vendosur të shpenzojë për festat e ndërrimit të vitit, ku vetëm qiraja që do të paguajnë biznesmenët për kasollet e drurit në rrugën pedonale është 3000 mijë euro, për një muaj. “Shqiptarja.com” ka arritur të sigurojë dokumente konfidenciale, të cilat jo vetëm vërtetojnë abuzimet e kryebashkiakut në favor të njerëzve të afërt pranë tij dhe të familjes së tij, por edhe të gjitha detajet se si do të jetë organizuar ky fshat turistik apo vendin ku do të ngrihet... vijon në faqen 2 Në foto: Draft-projekti i fshatit turistik, i hartuar nga “Orange Advertising” (lart) Faksimile e e-mail-it të Stela Dhamit me biznesmenët
Odeta Malaj Lulzim Basha Erion Isufi Stela Dhami Braçe Tiranë

Një DJ për Partinë Socialiste

Analiza NGA ENO CACAJ Një DJ për Partinë Socialiste Kjo është ajo që po i ndodh aktualisht kryetarit të PSSH-së. Si një DJ i vërtetë, profesionist, ka vendosur kufjet në vesh dhe nuk dëgjon aspak se çfarë mund t’i thuash. Mikson programe. Ide. Fabrika. Dialogje. Kuvendime. Çadra. Forcë. Të gjitha këto me shijet e veta. Ekipe ekspertësh. Komisione. Kush do flasë. Kush do shkruajë. Kush do bëjë debat. Asamble. Kryesi. Tonin dhe mikserin se si do t’i sjellë me pozicën. Me BE-në. USA-n. Gjithçka sipas asaj që Rama mendon se vlen. Më kryesora se si do të vijë në pushtet. Dhe për më tepër që tani ka dhe një pakt dhe ulje “bassi” me Berishën, pra në listën e miksimeve që do t’u servirë shqiptarëve. Ah harrrova! Edhe një libër. …janë elementët që më shtynë ta quaj DJ kryetarin e PSSH-së, partisë sime. Ai vendos muzikën që do dhe ne si klientë të jemi disko[...] apo pub-i të madh… Të gjitha këto janë elementët që më shtynë ta quaj DJ kryetarin e PSSH-së, partisë sime. Ai vendos muzikën që do dhe ne si klientë të një diskoteke apo pub-i të madh, plot opinione dhe mendime, pro apo kundra, pse jo edhe ndryshe na mbetet të tundemi nën ritmin e kësaj muzike. Por kjo mendoj se nuk është në të mirë të PSSH-së. Nëse do të ishte një parti tjetër, kushdo qoftë ndoshta do ishte një gjë e zakonshme. PSSH është partia më e madhe e shqiptarëve dhe mbart brenda saj të gjitha llojet e shtresave. Edhe fshatin. Ose periferinë. Aty ku PSSH po humbet rast pas rasti, do herë më shumë vota. Arsyeja është e ditur për të gjithë ne. Në të gjitha dialogjet apo kuvendimet që Rama ndërmori në bazë, nuk arriti të evidentohe handikapin që kjo parti kishte krijuar. Dhe kjo vetëm nëpërmjet njerëzve. Sëmundja e... vijon në faqen 7
Berishën Arben Rozhani BE SHBA

Rruga e Kombit, pa impakt ekonomik

ARBEN ROZHANI Autostrada Kosovë-Shqipëri nuk do të ‘i shumë në punë zhvillimit ekonomik të të dy shteteve, veçanërisht Kosovës. Sipas një studimi, “Rruga e Kombit” do të përmirësojë qarkullimin mes njerëzve, sepse shkëmbimet tregtare të... vijon në faqen 6-7
Arben Rozhani Kosovë Shqipëri

Rreziku i kredive, bankat kushte të reja kreditimi

Faqe 10 Në 20 vite, 13 mijë ish-ushtarakë të vdekur në varfëri Faqe 8

NERANXI

1991 …gjithmonë një hap përpara… Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7 Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek