E VRASIN MES KALIMTARËVE
Ekzekutohet biznesmeni, dy të plagosur Ndërtonte pallat afër bilardos së Mile Çamit
FIER/14 plumba kallashnikovi godasin Spartak Spahon. Kryebashkiaku Zeqo: E njihja për njeri të mirë
Lajmi Ekzekutohet me automatik biznesmeni i Fierit, Spartak Spaho. 40 vjeçari, i cili njihej si pronar i një restoranti dhe kishte filluar të merrjej edhe me ndërtime pallatesh, u qëllua me një breshëri automatiku, me 14 plumba, nga një makinë në të cilën gjendeshin dy persona. Personi në vendin e pasagjerit, doli nga makina për të ekzekutuar biznesmenin. Autorët ikën në drejtim të paditur ■■■ FIER BESMIRA MUÇAJ Kur po mendonte se punët i kishte vënë në vijë dhe se gjithçka po shkonte mbarë e mirë në biznesin e tij të ndërtimeve, 40 vjeçari Spartak Spaho, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në orën 18.40, pranë ndërtimit që po bënte në rrugën “Ramiz Aranitasi” të lagjes “11 janari”, në qytetin e Fierit. Plumbat e kallashnikovit që u zbrazën mbi trupin e Spahos, plagosën edhe dy kalimtarë të rastit, që ishin rastësisht në atë rrugë, dhe që sipas policisë, janë në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se janë plagosur Leoanrd Tolloi dhe Dritan Yzeiraj, të dy banues në Fier. Efektivë të shumtë të policisë së Komisariatit të Fierit të bashkëpunim me Inspektorët e hetimit dhe parandalimit të Krimit shkuan në vendin e ngjarjes ku po kryhen hetimet paraprake për zbardhjen e autorëve. Në saje të hetimeve të kryera burimet thanë se viktima kohë më parë ka qenë në kërkim nga policia e Fierit, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte caktuar urdhër-ndalimin. Gjatë kësaj kohe nuk u procedua ndaj Spartak Spahos, pasi ai mbylli çështjen penale me shtetin në 10 maj 2011. Spartak Spahiu dyshohej se ishte shpërndarës dhe posedues i lëndës narkotike të drogës për disa vite. Ai ishte me precedent... vijon në faqen 11 Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit Panari Klik Ekspo Klik Bamir Topi te stenda Shqiptarja.com NGA Genc Kondi Faqe 10
Hipokrizi e banalizuar
Editorial
NGA AFRIM KRASNIQI Hipokrizi e banalizuar Leka Zogu ndërroi jetë. Një shqiptar me fat tragjik, ashtu si babai i tij, ashtu si monarkia shqiptare, ashtu si edhe vetë Shqipëria. Një jetë me ulje-ngritje, me ecje gri në përpjekje mbijetese me shumë dinjitet, i ndjekur nga besnikë dhe i sulmuar nga kundërshtarë të shumtë. Sot (pas vdekjes) për Leka Zogun dëgjojmë të flitet mirë, vetëm mirë, madje të bëhen lëvde pafund, të evokohet monarkia e babait dhe gjithçka ata përfaqësojnë. Një mani për nekrologji dhe rit hipokrizie që përsëritet kudo, në familje, në shoqëri, në politikë, në media dhe në shtet. Sa janë gjallë nuk i duam, nuk i respektojmë, nuk i çmojmë e madje i denigrojmë, por kur vdesin “zbullojmë” se janë të mirë, se i duam dhe i çmojmë shumë. Ahmet Zogu e ndaluam të kthehej në atdhe, e shpallëm zyrtarisht tradhëtar, varrin e nënës ia hodhëm në erë, vetë Leken e përzumë nga Shqipëria më 1993 (Berisha) dhe 1997 (Nano), dhe sot, kur ai nuk jeton më, mbajmë qeveria, thurim lavde pafund dhe në nderim të tyre zhvendosim edhe bustin e Skënderbeut, heroit kombëtar. I njëjti rit ndodh sa herë ndahen nga jeta figura politike e publike. Sa ishin gjallë A.Hajdari, P.Arbnori apo A.Spahia u anatemuan, u denigruan dhe u izoluan nga vendimmarrjet politike, por pas ndarjes nga jeta ata që nuk i deshën të gjallë papritur zbulojnë dashurinë e madhe, thurin lavde dhe mbushin ekranet televizive me lot krokodili apo kujtime të stisura. Sa ishin gjallë don.Jubani apo At Pllumi, poetët T.Keko apo F.Reshpja, - i anatemuan, nuk i deshëm, u mbyllëm portat e shtetit, por kur u ndanë nga jeta vrapuam ti ngremë në piedestal. Lista është e gjatë, sjellja është gjithnjë e njëjtë. Shpesh madje ndodh që të njëjtit individë që në të gjallë të nxinë jetën, kur vdes garojnë për të zënë vendin e mikut më të pikëlluar. Një mungesë e theksuar sinqeriteti, një hipokrizi e banalizuar, një sjellje formale dhe politike mosmirënjohëse që tregon dhe tejçon vetëm në nekrologji, vetëm pas vdekjes, një praktikë sjellje e mendimi që dëshmon më së miri krizën e identitetit të një shoqërie parad-demokratike dhe një klase politike provinciale.
Ciko: Pse më sulmon Rama për Luk Kaçajn
INTERVISTA Drejtori i TOB: Nuk e jap dorëheqjen, e di pse më sulmojnë drejtorët, por nuk e lë Teatrin Ciko: Pse më sulmon Rama për Luk Kaçajn ADMIRINA PEÇI Drejtori i Teatrit Kombëtar Zhani Ciko, kishte përgatitur dje këtë tekst si përgjigje të akuzave që baritoni i TKOB Ylber Gjini solli në shkrimin e tij në Shqiptarja.com. Ky reagim në fakt duket se zë fill pak më herët. Ciko është i bindur se është një sulm i organizuar që nis nga libri i Edi... vijon në faqen 12
Korrupsioni, Shqipëria si Swaziland i Afrikës
Raporti i TIA
NGA ARBEN RROZHANI Korrupsioni, Shqipëria si Swaziland i Afrikës Faqe 2-3
NERANXI
com ...gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7. Rrëshq Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com