Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E diel, 4-12-2011

Lajmi

Ceremonia e varrimit të pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I kanë nxjerrë në pah inatet dhe sherret mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Të gjithë kanë parë se Basha dhe Topalli janë zënë brenda ambienteve të kuvendit për çështjen e mbajtjes së fjalimit, ndërkohë që protokolli i shtetit kishte vendosur që fjalimin ta mbante Lulzim Basha
Leka Zogut Lulzim Basha Anila Basha Tiranë

Në foto: Ceremonia e djeshme për varrimin e Leka Zogut, shquhet mërzia e zonjës Topalli Në foto: Ceremonia e djeshme për varrimin e Leka Zogut, shquhet mërzia e zonjës Topalli
Arvizun Poli Hoxha

TIRANE

*** TIRANE Ceremonia e nderimeve për pretendentin për fronin mbretëror, Leka Zogun, i cili u nda nga kjo jetë tre ditë më parë, është kthyer në një “mollë sherri” mes Kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Kush do te ishte personazhi që do të mbante fjalimin përpara arkivolit të Leka Zogut ishte konflikti mes dy politikaneve. “Ik zhduku” kanë qenë fjalët me zë të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për kryebashkiakun Basha, që janë dëgjuar edhe publikisht nga të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore. Por nuk ishte vetëm kjo. Ceremonia u vonua për minuta të tera, para se Basha të fillonte të fliste dhe u pretendua se kishte probleme me foninë. Jozefina Topalli mendoi se ishte ajo që duhej të fliste meqenëse ishte hapur kuvendi për nderimet për Leka Zogun. Por nga protokolli i është thënë se fjalën në ceremoni do ta mbajë Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë. Shefja e kuvendit është irrituar. Mes saj dhe Bashës janë...
Sabri Godo Anila Basha Lulzim Basha Tiranë

Godo mes pronës dhe Kushtetutës

Editorial NGA ANILA BASHA Godo mes pronës dhe Kushtetutës Politikani Sabri Godo është ndarë nga kjo jetë me dy pengje të mëdha, për të cilat luftoi në këto 20 vite demokraci, por nuk ia arriti t’i shihte të forta, solide dhe të zgjidhura: Prona dhe Kushtetuta. Dhe iku nga kjo jetë po ashtu me një tjetër koincidencë, pikërisht pak ditë pas përvjetorit të 13-të të Kushtetutës. Më kujtohet fare mirë ajo periudhë e vitit 1998, ndërsa ndiqnim ato seancat maratonë të komisionit ad-hoc që u ngrit për hartimin e Kushtetutës ku Godo pranoi propozimin e maxhorancës në atë kohë për të qenë bashkëkryetar i saj. Ecejaket në sallat e Pallatit të Kongreseve (aty ku sot është vendosur KQZ) mbledhjet e lodhshme dhe të tejzgjatura me detaje teknike qenë edhe ne gazetarët ...familja humbi njeriun e dashur, por shoqëria humbi një politikan të urtë, ne gazetarët humbëm sqaresinë e përhershm[e] të palodhur... ...nuk i kuptojm, plak[u] i urtë Godo na i sqaronte pa hezitim, intervistë pas interviste, pa u lodhur me asnjërin prej nesh. Ishte koha, kur opozita (PD) e anatemonte pa fre, në media, me anë të shkrimeve dhe artikujve me emër dhe pa emër, si njeriun që po i jepte Nanos “pasaportën e kuqe”. Kolegu Krasniqi në analizën e dy ditëve më parë, përmendte faktin që personazhe të rëndësishëm të jetës politike e publike, anatemohen sa janë gjallë, e gëzojnë respekt pas vdekjes. Sot, të gjithë, të majtë e të djathtë, në mesazhet e ngushëllimit që japin për politikanin Sabri Godo, kujtojnë kontributin e tij shumë të vyer, në dokumentin themeltar të shtetit, atë dokument, që nderojnë sa... vijon në faqen 5
Sabri Godo Anila Basha Godo Krasniqi Nanos Pallatit Të Kongreseve

Nipi i Godos: Rrëfej romanin e papërfunduar

SEMUNDJA Ndahet nga jeta bashkëautori i Kushtetutës, sot dy orë zi kombëtare ADMIRINA PEÇI Sabri Godo kishte në duar një roman të ri historik. Ishte marrë seriozisht me të gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Një dosje e madhe e mbushur plot me dokumente historike i shërbente për referenca e saktësime të shumta datash, ngjarjesh e personazhesh. Familjarët e... vijon në faqen 2
Sabri Godo Admirina Peçi

Primo Shllaku: Kadare dhe Agolli, korifejtë e diktaturës

Suplementi “RILINDASI”/ Debati për Shkrimtarët Faqe 13-20 Primo Shllaku: Kadare dhe Agolli, korifejtë e diktaturës
Kadare Agolli Malaj

Vetëvaret drejtori i Carrefour pronari i shtëpisë: Si e njoha

Faqe 10 Vetëvaret drejtori i Carrefour pronari i shtëpisë: Si e njoha

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.