MILIONAT SEKRETE TE BERISHES
Vendimet e qeverisë, nga lobingjet në Amerikë te koncertet kundër grevës së urisë së socialistëve
Zbardhet raporti i ÇIP për 2010/ Si u fshehën vendimet nga publikimi në Fletoren Zyrtare
Lajmi
Qeveria e Shqipërisë mban të fshehtë 112 VKM të marra gjatë vitit 2010, duke vijuar mungesën e transparencës ndaj publikut për përdorimin e parave të taksapaguesve shqiptarë, por edhe duke thyer ligjin për botimin e vendimeve në Fletoren Zyrtare
TIRANE
ARBEN ROXHANI
Qeveria shqiptare i ka fshehur publikut për vitin e shkuar 112 Vendime të Këshillit të Ministrave të marra gjatë vitit të kaluar, kur ajo ka miratuar të paktën 1081 VKM. Në Fletoret Zyrtare të vitit 2010 gjenden të botuar vetëm 821 VKM, ndërsa u identifikuan 25 VKM standarte të nxjerra gjatë 2010-ës, të cilat gjenden online, por jo edhe në Fletoret Zyrtare. Në faqen zyrtare të KM u gjetën edhe 58 VKM që miratojnë në parim marrëveshje, prej të cilave, 4 janë të botuara në Fletoret Zyrtare, kurse 54 të tjera jo. Në Fletoret Zyrtare të 2010-ës gjenden të botuara 17 VKM “për miratimin në parim të marrëveshjeve”.
Këto janë konkluzionet e Raportit për vitin 2010 të përgatitur nga qendra për Çështje të Informimit Publik (ÇIP), pjesë të të cilit boton sot “Shqiptarja.com”.
Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2010 nuk janë botuar në Fletoret Zyrtare të paktën 25 VKM (në mënyrë përfundimtare) nga të paktën 71 VKM “për miratimin në parim”, 17 janë dërguar për botim në Fletore Zyrtare 2010. Këto akte të tjera mund të jenë ose VKM që i miratojnë përfundimisht VKM-të “për miratim në parim”, kur kjo është kompetencë e vetë Qeverisë, ose VKM që propozojnë projektligje i për ratifikimin e tyre në Kuvend, kur kjo është kompetencë e Kuvendit (neni 121/1 i Kushtetutës)...
vijon në faqen 2
Në foto: Këngëtarja Çiljeta Xhilaga me kryeministri Berisha gjatë një koncerti të PD
Loja me maska për rregulloren
Editorial
NGA AFRIM KRASNIQI
Loja me maska për rregulloren
Dy partitë e mëdha politike, PD e PS, kanë rënë dakord të fillojnë punën për ndryshimet në rregulloren e re të parlamentit. Pikë referimi do të jetë rregullorja e parlamentit europian. Konsensusi mirë është i mirëpritur, por nuk mendoj se ka vend për shampanjë. Dy palët kanë kërkesa të kundërta që lidhen me votimin e fshehtë, orën e debatit të lirë parlamentar, trajtimin e deputetëve dhe strukturën. Kjo është hera e shtatë që parlamenti krijon komisione bipartike për çështjen sesi deputetët do të flasin, do të votojnë dhe do të sillen në parlament. Fakti që përsëri ka probleme dhe ka komision, tregon se rezultati konsensual 20 vjeçar nuk ka qenë produktiv dhe afatgjatë...
Edhe tani, shanset janë minimale, të paktën për dy arsye themelore.
E para, palët parlamentare nuk zbatojnë prej 13 vitesh detyrimin kushtetues për të hartuar e miratuar një ligj mbi organik organizimin dhe funksionimin e parlamentit. Ky ligj do të duhet të kalonte me 84 vota, pra kërkon konsensus dhe nuk mund të ndryshohej nga asnjë mazhorancë, siç ka ndodhur shpesh me rregulloren.
E dyta, PD-PS nuk marrin për bazë një nga rregulloret e 27 vendeve të BE, por atë të parlamentit europian (PE). Ky është model unikal, me dallime thelbësore me parlamentet kombëtare. PE nuk ka pozitë-opozitë konkurruese zgjedhore, nuk ka...
vijon në faqen 2
Vokshi nën hetim për 106 mijë euro
JAKIN MARENA
Gjykata ka shtyrë gjyqin ndaj deputetëve socialistë, të cilët janë të akuzuar për shpifje nga deputetja e PD, Albana Vokshi me argumentin se kjo e fundit është nën hetim administrativ nga ana e ILDKP për mosdeklarim të shumës prej 106 mijë euro...
vijon në faqen 5
Debati, Tenori Rudin Sata: Prerja në besë e Zhani Cikos
Faqe 12-13
Video e Metës, deklarata e Gimit të 7%-shit, pyetje-përgjigjet
Faqe 6-7
Rekomandimet e Komisionit të Venecias: S’duhet KQZ partiake
Faqe 4
Shuhet familja, dëshmitari: Zjarrfikësja, 25 minuta me vonesë
Faqe 14
Hoteli i parë për GAY në Tiranë dhomat nga 15 deri në 30 euro
Faqe 8
Tirana e Re, 4 ditë pa drita, CEZ: Po punojmë, ka defekt të rëndë
Faqe 9
ZHVILLIMET E REJA
Në procesin që ka me deputetët e PS del problematika e ILDKP
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Erëza dhe fruta të thata
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com