Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 7-12-2011

Abuzimet në TOB, baritoni: Dhamë koncert vetëm për 3 mjekë të pirë

DEBATI I OPERAS/ Ylber Gjini surprizon me deklaratën për koncertet private që jepnin me urdhër të drejtorit Gjini: Gjithë trupa e TOB me urdhër të Zhani Cikos performoi për doktorët që erdhën një orë me vonesë. U tha se ata do të jepnin financime. Mua karrierën s’ma bën drejtori Lajmi Baritoni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Ylber Gjini e ka thelluar replikën e tij me drejtorin e Operas Zhani Cikon, duke përmendur mes të tjerave një fakt mjaft denigrues për komunitetin artistik. “A na ka vënë të këndojmë para tre kardiologëve, të cilët erdhën një orë me vonesë në koncertin që ishte përgatitur për ta. Ishin të pirë. Pastaj na ka vënë të këndojmë në një tjetër koncert para tre gjinekologëve, pastaj para tre stomatologëve...tha se këto koncerte ishin për financime në TKOB financime që nuk i pamë kurrë...” Gazeta sjell të plotë replikën e dytë të baritonit Gjini me drejtorin Ciko si më poshtë. ■■■ TIRANE Nga YLBER GJINI Të gjithë e lexuan përgjigjen që i dha drejtori me mandat të mbaruar i TOB dhe e kuptuan tashmë se me çfarë konceptesh të ulëta kemi të bëjmë. Nuk kisha ndërmend të vazhdoja kështu me replika e përgjigje pas përgjigjesh, por po e bëj meqenëse në përgjigjen që i bëri ky titullar artikullit tim për mosfunksionimin e TOB, ai është për të dëshiruar. Dua të radhis disa fakte që bien kryekëput në kundërshtim me argumentet gati qesharake të tij. Kur unë u prononcova kundër grevës së urisë së deputetëve socialistë dhe e konfirmoj edhe sot, dhe koha tregoi se ne kishim të drejtë u quajta nga ky titullar intelektual, nga lideri i opozitës u quajtëm pseudo intelektualë dhe oborrtarë të... Në foto: (majtas) Baritoni Ylber Gjini (djathtas) Drejtori i Operas Zhani Ciko
Ylber Gjini Zhani Ciko Lulzim Basha Arben Rrozhani Tiranë

Hija ruse e Shqipërisë

Editorial NGA Arben Rrozhani Humbja reale e pushtetmbajtësve në Rusi, të drejtuar nga kryeministri i plotfuqishëm Vladimir Putin, rrezik nuk ka patur aq jehonë në asnjë vend tjetër se sa në Shqipëri. Sepse për fat të keq jemi vendi me problemet më të mëdha me zgjedhjet, rezultatet e tyre dhe mënyrën se si (nuk) ikën humbësi. Ndërsa në Moskë, kryeministri Putin pyet me habi se si ndodhi kjo, që partia e tij të humbiste shumicën dërrmuese në pak vite, në Tiranë thonë pse të mos ndodhë kjo. Rusisë dhe Shqipëria, dikur në një kamp ish-socialist, për fat të keq, dekadën e shkuar kanë patur të përbashkët mënyrën se si një grusht politikanësh dhe biznesmenësh rreth tyre mbajnë nën thundër vendin. Por me një dallim shumë të madh. Prej ardhjes në pushtet të Putinit në 1999, Rusia u kthye te vizioni perandorak, ekonomia nisi të marrë veten, oligarkët u futën në burg (si Khodorkovski), u fuqizua shtresa e mesme dhe mirëqenia e popullit u rrit në shkallë të konsiderueshme vit pas viti. Duke përfituar nga rritja e çmimeve të karburanteve, Moska mblodhi shumë fonde, duke i lënë mundësinë të shpërndajë pak mirëqenie për rusët. Por duke mos iu ndarë represionit politik, izolimit me dhunë të opozitës, vrasjes së gazetarëve kurajozë si e paharruara Ana Politkovskaja. Rusët panë burrat e hekurt Putin dhe Medvedev që i dhanë shkëlqimin e harruar “nënës Rusi”, deri kur paratë... Është hija ruse e Shqipërisë, të cilën pushtetarët duan ta mbajnë me thonj te ish- blloku lindor dhe vete të jenë Putinë të përjetshëm. vijon në faqen 12 vijon në faqen 5
Vladimir Putin Ana Politkovskaja Medvedev Poli Hoxha Rusi Shqipëri Moskë Tiranë

Gjeneralët e Gërdecit në detyrë

LIGJET E SHKELURA Prokuroria ka kërkuar 54 vite burg për të pandehurit me funksione të larta Poli Hoxha Edhe pse janë protagonistë të procesit më të bujshëm në historinë 99 vjeçare të shtetit shqiptar, të hetuar dhe të kopjstuar nga prokuroria shqiptare, si abuzues dhe bashkëpunëtor në krijim të fabrikës së vdekjes”, Gërdec, vazhdojnë të mbajnë gradat dhe pozicione të larta në... vijon në faqen 9
Poli Hoxha Gërdec

NERANXI ... gjithmonë një hap përpara... Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 04 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht