Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 8-12-2011

Letra e plotë e Dritan Dajtit: Kush i zhduku tabulatet e mia

TE KRIMET E RENDA/ I akuzuari për vrasjen e 4 policëve bën ironi me Prokurorin: Nesër do shesësh domate Letra e plotë e Dritan Dajtit: Kush i zhduku tabulatet e mia “Drejtori i krimit të Organizuar deklaroi se unë isha në përgjim, ku janë telefonatat?” Sipas kabllogramit të Wikileaks, SHBA dyshon për zv.drejtorin e Përgjithshëm Agron Kuliçajn Lajmi Dje Dritan Dajti, një nga personazhet më të mitizuar të krimit shqiptar, në seancën e gjyqit që po zhvillohet ndaj tij, ka këmbëngulur në zbardhjen e përgjimeve që i janë bërë telefonit të tij. Nga ato telefonata sipas tij, mund të zbardhet roli i vërtetë i krerëve të policisë në ngjarjen, ku ngelën të vdekur 4 oficerë policie dhe Shqipëria do tronditej. TIRANE POLI HOXHA Dyzet vjeçari që akuzohet nga prokuroria si autor i një masakre të pesëfishtë më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit, jo vetëm që nuk ka pranuar ekzekutimin e katër policëve, por edhe ka deklaruar se policia në bashkëpunim me prokurorinë, ka zhdukur përgjimet që i janë bërë atij, duke hedhur kështu insinuata, se bashkë me ato janë shkatërruar edhe provat që vërtetojnë, se ai ka pasur lidhje dhe mbrojtje nga krerë të lartë të policisë dhe politikën. Faktikisht prokurori dhe policia nuk kanë paraqitur përgjimet dhe tabulatet e telefonave të Dritan Dajtit edhe pse shefi i Operacioneve Speciale në atë periudhë Arjan Muça, pranoi përpara gjykatës faktin se telefoni i tij, kishte qenë në përgjim përpara ngjarjes. Përveç përfoljes në media, përpara dhe pas arrestimit të Dajtit, se ky kishte lidhje të ngushta me krerë të policisë dhe politikanë të ndryshëm, edhe një kabllogram i ambasadës USA në Tiranë, i publikuar nga siti WikiLeaks, shkruan se zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliçaj, ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë, për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij. Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, kunatit tij, Erges Xhoxhajt dhe ish-oficerit të Policisë e Durrësit, Marglen Muca, ka nisur më 28 maj të këtij viti gati dy vjet pas ngjarjes së... vijon në faqen 2
Dritan Dajti Agron Kuliçaj Arjan Muça Erges Xhoxhaj Marglen Muca Tiranë Durrës Shqipëri

Për brezin që jetoi “me zë të lartë”

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI* Për brezin që jetoi “me zë të lartë” Në sytë dhe mendjen shqiptare sot, në distancë e 20 viteve që na ndan nga dhjetori i vitit 1990 është thelluar shumë, duke marrë trajtat e një vlerë muzeale. Ata që në dhjetor 1990 endën jetën për herë të parë, sot janë votues në zgjedhje dhe janë në moshën e diplomimit universitar. Ata që në dhjetor 1990 ishin në qytetin “Studenti” në kërkim të një iluzioni rinor, sot janë prindër në moshën që duhet tu lexojnë fëmijëve përralla ose të kujdesen për shkollimin e tyre. Ata që në dhjetor 90 u bashkuan studentëve me zemër ose fizikisht, sot janë në shumicë duke numëruar muajt apo vitet e mbetura deri në pension. Ata që ishin në anën e kundërt, në sallonet e pushtetit dhe zyrat e organeve të dhunës janë larg debateve të ditës, në pension ose të ndarë nga kjo botë. Dhjetori 90 nuk është mit, vetëm mitet nuk gjykohen. Kemi të bëjmë me një ngjarje politike të veçantë 20 vjet më pas nuk jeton më as studenti që simbolizoi lëvizjen studentore, as lideri politik i regjimit që studentët rrëzuan. Kanë ndryshuar brezat, kanë ndryshuar njerëzit, kanë ndryshuar kohë dhe ritmi i jetës qytetare, dhe bashkë me to ka ndryshuar edhe sjellja e shoqërisë ndaj ngjarjeve të dhjetorit 1990. Disa e mbrojnë me nostalgji ato ditë, disa e ndjejnë zhgënjim për rrjedhën e gjerave, disa e etiketojnë brezin e studentëve dhe të tjerë e ironizojnë ata dhe kujtimet e tyre, duke i krahasuar me sistemin grotesk 50 vjeçar të kujtimeve partizane. Si çdo gjë e mirë në këtë vend edhe imazhi i dhjetorit u përball me vështirësitë e mëdha të tranzicionit, të cilat, gabimisht, i bënë njerëzit shpesh viktima të keqinformimit dhe gjykimeve emocionale që lidhen me statutin e tyre aktual social apo pritshmërinë e re të paplotësuar si duhet nga sistemi demokratik. Dhjetori 90 nuk është mit, vetëm mitet nuk gjykohen... vijon në faqen 4
Afrim Krasniqi Qytetin “studenti”

Alia: Kështu do ta mbajmë pushtetin

DITA E 8 DHJETORIT Kabllogrami i Mihail Gorbaçov në vitin 1986 për qeveritë komuniste ARBEN RROZHANI Në Shqipëri dhe në vendet e tjera ish-komuniste, në dy dekadat e fundit gjithçka është bërë sipas orientimeve të bëra nga ish-udhëheqësi sovjetik, Mihail Gorbaçov në Katovicë të Polonisë në 1986, sipas të cilit komunistët e konvertuar demokratë do të kenë sërish pushtetin... vijon në faqen 5
Alia Mihail Gorbaçov Arben Rrozhani Shqipëri Katovicë Polonisë