“Si i shpëtova jetën Sali Berishës kur e arrestuan”
EKSKLUZIVE/ Për herë të parë flet ish-bodigardi i Azem Hajdarit Bajram Hidri: Prokurori që më torturoi, sot ministër
“Azem Hajdarin nga PD e nxorrën në pritë dhe e vranë. Ndërsa sot e qajnë. Më arrestuan për 14 shtatorin. Gjyqi im s’ka mbaruar kurse ai i Ilir Metës që merr 700 mijë euro po merr pafajësinë. Berisha sot është bashkuar me horrat”
Lajmi
Nata e 28 dhe 29 nëntorit do të kishte shkuar shumë tragjikisht, nëse nuk do të ishte ruajtur qetësia. Bajram Hidri rrëfen momentin delikat, kur pengoi njerëzit e armatosur në selinë e PD-së që të qëllonin policinë speciale, e cila kishte rrethuar selinë dhe donte të ndalonte Sali Berishën
■■■ TIRANE
ARBEN KROZHANI
“Kam bërë një veprim shumë të mirë. Jo vetëm pse i shpëtova jetën Sali Berishës dhe të tjerëve atë natë, por edhe pse shmangëm një kasaphanë”. Bajram Hidri e kujton mirë natën e 28 nëntorit 2000, kur bashkë me 10 persona të tjerë ishin brenda selisë së PD-së, e cila ishte rrethuar nga dhjetra forca speciale të nisur me urdhër të ish-kryeministrit Ilir Meta, që të ndaloheshin me çdo kusht Sali Berisha. Momenti vendimtar ishte kur dy persona të armatosur donin të dilnin nga selia blu për t’iu përgjigjur me armë policisë speciale, por në këtë moment, Bajram Hidri, arrin t’i kthejë mbrapsht, duke shmangur gjakderdhjen.
Pse ishe me 28 nëntor 2000 te PD-ja?
Unë bashkë me militantë të tjerë të PD-së isha për të protestuar për vjedhjen e votave të zgjedhjeve vendore, që ishin mbajtur në tetor. Aty mora vesh se është vrarë Syl Lusha, miku im dhe ai u vra ndërsa kishte veshur këmishën time, që ia kisha dhënë që kur ishim në një birucë të burgut 313, sepse ma kërkoi ngaqë i pëlqente shumë. Madje edhe sot i ati i Sylës e mban varur te shtëpia dhe thotë: “Është këmisha e Bajramit”. Natën e 28 nëntorit 2000 isha brenda në PD-në e rrethuar nga forcat policore që kishte dërguar aty kryeministri Ilir Meta. Unë rrija te zyra e ndjesë pastë Pjetër Arbnorit dhe atë natë fjeta te kolltuku i Pjetër Arbnorit...
vijon në faqen 2
Në foto:
Bajram Hidri me kryetarin e PD-së Sali Berisha gjatë një mitingu në 1997
Në foto: Bajram Hidri me kryetarin e PD-së Sali Berisha gjatë një mitingu në 1997
SHBA, ambasada jonë pa flamur
Gafa në Uashington
NGA PETER TASE
Faqe 5
“8 dhjetori” apo Power to the people
Editorial NGA ANILA BASHA
U kur ne qemë e vogël në 8 dhjetor ‘90, kur në sallën e Akademisë së Arteve disa studentë dhe pedagogë kishin marrë guximin për të dëgjuar këngët e Beatles dhe për të qënë aktorët e revolucionit të ri demokratik në Shqipëri.
Por panorama u bë e qartë dje me kujtimet aktorësh të kohës, kur Erion Veliaj, si sekretar i Rinisë së PS, kishte zaptuar të njëjtën sallë të Akademisë, duke thirrur disa aktorët e datës 8 dhjetor, për të sjellë para të rinjve të sotëm Refleksionet e asaj dite.
Ka qenë shumë i guximshëm në kohën deputeti aktual i PS, Arjan Gace, ish student dhjetorist i ‘90 kur i kishte thënë drejtueseve të shkollës dhe të partisë, ndërsa këta pyetnin se çfarë kërkonin studentët: “Dua të dal jashtë”, i ka thënë qetësisht Gace. “Po mirë, je i lirë të dalësh jashtë”, ka qenë përgjigja e menjëhershme e drejtueseve për studentin rebel. “Por kam një problem, ka vijuar dhjetoristi. – Nuk kam vizë”. E rikujtuar sot, 21 vite më pas me sloganin ‘Ne Evropë pa viza’, ky komunikim tingëllon disi normal. Atëherë, studenti Gace i kishte hequr mbi kurriz përjashtimin nga shkolla e masa të tjera disiplinore.
Po aq më bëri përshtypje, memoria e Hervin Çulit, ish studentit që kur u ngrit të fliste, ktheu gishtin tregues në llozhën e katit të tretë sepse “donte të shihte nga sipër refleksionet e.. vijon në faqen 5
Bukurinë e kujtimeve dhe ngjarjeve të 8 dhjetorit ‘90 e shëmtojnë ngjarjet si ajo e djeshmja, ashtu sikurse refleksionet e asaj kohe 21 vite më vonë, të bëjnë të mendosh se vërtet ka ardhur koha për të thënë “Power to the people”.
Tritoli, dyshime për “Shullazin”
NGJARJA DJE Tronditen familjarët e kryepolicit Muça dhe komshinjtë: Kujtuam se ra tërmet
NGJARJA DJE
Tronditen familjarët e kryepolicit Muça dhe komshinjtë: Kujtuam se ra tërmet
Tritoli, dyshime për “Shullazin”
BESMIRA MUÇAJ
Një sasi prej 400 gram tritoli është vendosur në banesën e nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muçës. Dyshohet se lënda plasëse është vendosur për të kërcënuar Muçën për shkak të detyrës që ai kryen si funksionar për zbardhjen e krimit dhe arrestimin e agjentëve kriminal... vijon në faqen 10
Protestë e PS për “Kioskat e Kunit” dhunohet deputeti, ja dialogu
Faqe 9
Rivlerësimi i çmimit të banesave mbeten edhe 20 ditë për procedurat
Faqe 6-7
PD bëhet me tre nënkryetarë partie në janar pritet të bëhen zgjedhje
Faqe 4
Neurologjia noton në lagështirë mjekët: Problem kyç dhe kanalizimet