Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 13-12-2011

48 ORET KRITIKE TE BERISHES

Mbrëmë i ra të fikët duke festuar PD-në Të dielën në spital për analiza për këmbën Dje paradite ka qenë në klinikë për ushtrime fizike. Gjatë fjalimit, gjithë kohën pinte ujë Lajmi Kryeministri Sali Berisha mbrëmë në orën 18.46 minuta ndërpreu fjalimin në 21 vjetorin e PD pasi u ndje keq. Dy ditë më parë (të dielën) ka qenë pacient në spitalin amerikan. Burime nga ky spital thonë për Shqiptarja.com se shefi i ekzekutivit ka bërë një analizë për këmbën, ndërsa ditën e djeshme paradite, para aktivitetit, ka qenë në të njëjtë spital për të bërë ushtrime fizike që e kanë këshilluar mjekët. Në foto: Momenti kur Sali Berisha mbahet nga krahët prej truprojave (majtas). Tavolinat e bashkuara ku u shtri Berisha që shërbyen si krevat ■■■ TIRANE ANTUEN HOXHA Kryeministri Sali Berisha është paraqitur dy ditë më parë, të dielën, në spitalin amerikan. Burime nga stafi mjekësor i këtij spitali, pranojnë për gazetën shqiptarja.com, se shefi i qeverisë është nënshtruar analizave të hollësishme për një shqetësim që ai ka pasur në këmbë. Madje mjekët kanë vendosur që ditën e dielë, t’i marrin doktor Berishës disa qeliza për të bërë analiza. Sikurse raportojnë mjekët, pas këtyre analizave të para, shefi i qeverisë është larguar për t’u pushuar. Por ai është rikthyer në këtë spital ditën e djeshme. Po të njëjtat burime mjekësore, thonë për “shqiptarja.com” se kryeministri Berisha gjatë paradites i është nënshtruar të tjera kontrolleve mjekësore. Kështu, ai ka bërë ushtrime fizike edhe për zemrën apo tensionin, ndërkohë që priten edhe analizat e biopsisë. Të gjitha këto kontrolle, shefi i qeverisë i ka bërë gjatë paradites, ndërkohë që duhej të ishte në formë edhe gjatë pasdites, ku do të fliste për 21 vjetorin e PD. Ndërkaq, burime afër kryeministrit thonë se pas kësaj, kryeministri ka konsumuar drekën në shtëpi, rreth orës 16.00 të pasdites. Nuk ka pasur shumë kohë të pushojë, për të... vijon në faqen 2
Sali Berisha Afrim Krasniqi Tiranë

Avokati i Popullit vs Kushtetuta

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI Avokati i Popullit vs Kushtetuta Partia Socialiste ka nisur seancat dëgjimore për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit. PD ka premtuar se do të votojë cdo kandidat të ardhur nga PS. Politikisht, dy palët meritojnë përgëzime. PS sepse po bën një procedurë transparente konkurrimi, PD sepse dëshmon vullnet të ofrojë kompromis me opozitën. Juridikisht dy palët kanë vendosur norma politike mbi normat kushtetuese, pra po veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën. Avokati i Popullit është institucion kushtetues dhe kushtetuta është e shkëlqer, fillimisht, që kur vendi i ju vakant (prej një viti). Kushtetuta (neni 61) kërkon që zgjedhja të bëhet me 3/5 e votës së deputetëve, me kushtin që kandidati të jetë shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit. Rregullorja e Kuvendit, neni 111, thekson se “kandidatët për organet kushtetuese ... duhet të paraqiten me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë”. Procedura mbetet e njëjtë: kalim në komisionet përkatëse, shqyrtim të kritereve, kalim në votim konkurrues dhe fitues ai që merr votat e nevojshme. Kandidate për organet kushtetuese ... duhet të paraqiten me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë” Këtë herë palët po veprojnë ndryshe: PD e dhuron (një organ kushtetues) pa pasur të drejtë ta bëjë këtë, PS zhvillon konkurs publik, pa pasur mbështetje kushtetuese për këtë veprim. Në fund dy palët firmosin për një emër dhe “populli” do të bëhet me Avokat. Me siguri palët do ta quajnë sukses të madh, por me po aq siguri të gjithë poshohim sesi kur PD-PS duan (u intereson) para interesave të tyre politike nuk kanë vlerë Kushtetuta, ligjet, rregullat. Ky është dhe mbetet një mesazh tjetër kritik për shtetin e së drejtës dhe demokracinë.
Rexhep Meidani

Meidani: Rama jo doemos kryeministër

INTERVISTA Ish-presidenti flet për debatin brenda PS për programin, punësimin e zgjedhjet Meidani: Rama jo doemos kryeministër ■■■ TIRANE Ish-presidenti Rexhep Meidani, në një intervistë në emisionin “Fakt” me gazetarin Çlirim Peka, ka nënvizuar faktin se PS dhe rama e kanë të vështirë që në këtë situatë krize ekonomike dhe pa koalicion të gjerë të vijnë në pushtet dhe lideri socialist të bëhet kryeministër i vendit... vijon në faqen 4
Rexhep Meidani Rama Tiranë

NERANXI

.com ...gjithmonë një hap përpara... Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë Durrës, km. 7 Yzberisht Tiranë | Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht