Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 14-12-2011

FLIRTET BRENDA PD

Basha i ‘vardiset’ Biberajt e Mustafajt Flet ish-deputeti: Ishte takim rastësor Tre politikanët e djathtë bashkë në një aktivitet. Kërkohet afrimi i Ndokës në qeveri Lajmi Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Biberaj, dy nga personalitetet e PD që kanë shfaqur publikisht qëndrimin e tyre kundër disa veprimeve të Partisë Demokratike, janë takuar publikisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Takimi ka qenë rastësor, por i vëzhguar edhe nga kamerat që ndiqnin aktivitetin TIRANE ANILA BASHA Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës, po provokon me takimet dhe afrimet me njerëzit që janë “shpallur” më shumë në linjën e partisë së re që pritet të krijojë presidenti Bamir Topi, pas lënies së mandatit në krye të shtetit. Dy ditë më parë, pikërisht ditën e festimeve të 21 vjetorit të PD, kreu i Bashkisë Lulzim Basha mori pjesë në inaugurimin e një biblioteke në Universitetin Amerikan të Tiranës. Aty, Lulzim Basha, u takua me ish ministrin e Jashtëm të PD, Besnik Mustafajn, dhe ish deputetin e kësaj force politike Aleksandër Biberajn. Takimi edhe pse ka qenë publik, nuk ka rënë në sy të gazetareve. Por pamjet dhe sekuencat filmike të marra nga ky aktivitet, tregojnë kryetarin e bashkisë që është afruar me Besnik Mustafajn dhe Aleksandër Biberajn. Dy ish funksionarët demokratë, kanë pozicione të rëndësishme në këtë universitet privat. Besnik Mustafaj, merret me marrëdhëniet me Jashtë të universitetit, ndërsa Aleksandër Biberaj, është lektor pranë këtij institucioni. Kryetari i Bashkisë, siç duket edhe nga foto që sjell shqiptarja.com, është afruar pranë dy funksionarëve Biberaj dhe Mustafaj. Siç dihet dhe është bërë e qartë, Aleksandër Biberaj do të jetë pjesë e strukturave të partisë së re që do të krijohet nga Presidenti Bamir Topi, kur ai të lërë detyrën... vijon në faqen 2
Lulzim Basha Besnik Mustafaj Aleksandër Biberaj Bamir Topi Ndoka Tiranë

“Berisha, kontroll nga klinika qeveritare”

Shëndeti i kryeministrit, flet mjeku Faqe 3 “Në foto: Momenti kur Sali Berisha mbahet nga krahët për t’u provuar (lart) Halit Stojku, drejtor i klinikës qeveritare “Berisha, kontroll nga klinika qeveritare” NGA ESMERALDA KETA Në foto: Momenti kur Sali Berisha mbahet nga krahët për t’u provuar (lart) Halit Stojku, drejtor i klinikës qeveritare
Sali Berisha Esmeralda Keta Nano

Rruga për te Presidenti

Një kafe me... NGA ANILA BASHA Rruga për te Presidenti Unë - Meqë s’ju ra rruga nga Shqipëria, ju kërkova dhe unë për një kafe. E përdërisa jemi të angazhuar me punërat e vendit tonë këtu brenda, ca më shumë e ca më pak, them që këtë kafe, ta gjerbim në distancë, unë nga zyra ime këtu në Tiranë, e ju andej nga Londra ku na dhatë sinjale e para për president. Ai - Pak e vështirë, por i lexoj ato që shkruani. Unë - Zoti Nano, nuk është e thënë të lexoni ç’shkruajnë gazetat, po të lexoni ç’thotë e shkruan populli. E kush më shumë se ju do pesë vjeçar nuk do të aspironte për të qenë President. Poshtë e përpjetë, në sytë e ish-zyrtarëve, ish-deputetëve, ish-udhëheqësve, ish-drejtorëve, ju dhe koha juaj e qeverisjes, kanë qenë ‘arta’. Para me bollëk. Lulëzime e begati ekonomike. Korrupsion? Sa të duash, po leku shkonte e vinte. Thënë me troç, ca u kënaqën e u pasuruan, por të tjerë, shumë herë më shumë, u varfëruan. Që të jem e sinqertë, sa shumë e kemi marrë seriozisht katarsisin që nisët në Shqipëri. Majtas e djathtas, zemrat e shqiptarëve u bashkuan me dhe për ju, për të shkulur përfundimisht nga vendi farën e korrupsionit. Nuk mund të thuhet si shkruan Edi Rama në “Kurbanin” e vet se ju bridhnit katund më katund pjetoreësh... Nuk mund të thuhet siç shkruan Edi Rama në “Kurbanin” e vet se ju bridhnit katund më katund pjetoreësh... Unë që e kam ndjekur nga afër, asokohe, mendoj se ishtë një fushatë e sinqertë. Por sinqeriteti i të menduarit tim u zhbë kur njerëzit që akuzuat me shumë për korrupsion, i vendosët si po të keq në qeveri, për hatër të konsensusit të madh. Andaj vlen të mendosh: ishte luftë për shtet, apo luftë për pushtet?... vijon në faqen 4
Anila Basha Ervin Çelçima Edi Rama Shqipëri Tiranë Londër

Droga, pranga këshilltarit të Kavajës

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli u ndalua dje nga autoritetet italiane. Ervin Çelçima, anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Kavajës nga subjekti Partia Socialiste, është kapur sapo ka hyrë në territorin italian, pasi ishte shpallur në kërkim me akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve të rezervuara, Çelçima, nuk ka patur dijeni se ishte në kërkim ndërkombëtar dhe për të ka qenë i papritur ndalimi nga autoritetet policore italiane. Ervin Çelçima, ishte i dyti në listë nga shtatë anëtarët e majtë të këshillit bashkiak të Kavajës, që sundohet nga e majta, jo vetëm në këshill, por edhe me kryetarin e ri të bashkisë, pas shumë vitesh drejtimi nga të djathtët.
Ervin Çelçima Kavajë Italian

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likera për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek