DROGA NË AMBASADË
Trafik me makinën e konsulles në Pragë
Ish-ambasadori rrëfen: Ja si u zbulua
Emisioni “Fiks-Fare” zbardh trafikimin nga 2004 në 2010. Si reaguan autoritetet çeke
Lajmi
Makina e ambasadës shqiptare në Pragë është përdorur për gjashtë vite për të trafikuar drogë nga një shtetas nga Kosova. Sipas denoncimit të kreut të anti-drogës çeke, makina e konsulles përfitonte nga statusi diplomatik për të lëvizur pa kontrolle
TIRANE
ARBEN ROZHANI
Makina e ambasadës shqiptare në Çeki ka shërbyer për të trafikuar drogë, duke përfituar nga imuniteti që kanë mjetet me targa “CD”. Skandali i publikuar nga emisioni “Fiks Fare” në TCH, sjell portretin e radhës për abuzimet e rënda që bëhen në selitë diplomatike të Shqipërisë jashtë.
Lajmi ishte bërë publik tre muaj më parë, kur në shtator 2011, gazetat online parlamentnilisty.cz shkruante se një shtetasi kosovar Agim Saraçi, i arrestuar për trafik droge, prej 6 vitesh kishte përdorur makinën e ambasadës shqiptare, për të bërë aktivitetit kriminal. Gazeta përmendte emrin e konsulles Katerina Xhelo, që sipas saj ka lejuar përdorimin e makinës, që nuk mund të kontrollohet nga policia vendase, sepse ka imunitet diplomatik.
“Fiks Fare” intervistoi Jakub Fridrich, drejtorin e qendrës kombëtare të antidrogës në Çeki, i cili pohoi faktet e publikuara në gazetë.
“Agim Saraçi përdorte makinën e ambasadës shqiptare nga viti 2004 deri në vitin 2010 kur u arrestua për trafik droge. Formalisht ka pasur leje me shkrim nga ambasada, por nuk ka pasur pasaportë diplomatike”, tha Fridrich. Ai deklaroi më tej se Ministria e Jashtme e Çekisë ka konfirmuar se personi i hetuar ka bashkëpunuar me ambasadën shqiptare.
“Personi që nuk ka imunitet diplomatik nuk mund të përdorë makinën e... vijon në faqen 7
Basha nxjerr buxhetin, PS: Vodhe sheshin
Projekti për 2012
Faqe 10
Basha nxjerr buxhetin, PS: Vodhe sheshin
NGA ESMERALDA KETA
Sërish në kurth zoti Rama
Editorial
NGA BRIZIDA GJIKONDI
Sërish në
kurth zoti Rama
U bë kohë pa shkruar por ka raste që kompromiset me vetveten zhbëhen kur veprimet e nxituara të një lideri politik çojnë në demoralizojë çdo idealist që jeton mbi këtë dhe.
Përpara rreth 3 muajsh ne vazhdën e lojrave sfilitëse politike që palët prej kohësh ndjellin njëra tjetrën u hodh si mish për gjah dhe një ndër Institucionet Kushtetuese të shtetit të brishtë shqiptar, Avokati i Popullit. Kur Kryeministri shqiptar ofron ndonjë jopozitë të vet Rama në raport me këtë institucion pata bindjen e brëndëshme se që zoti Rama ose këshilltarët ligjorë pranë tij do e orientonin që mos binte në këtë kurth shumë dimensional për të dhe reputacionin e tij si shtetar i ardhshëm.
Mbas kësaj oferte, titullarë partiakë të Ramës dolën dhe e konsideruan ofertën qesharake (gafa e parë) e konsideruan Avokatin e Popullit një karrocë që ata PS domethënë nuk do e hanë. Mbas një periudhe heshtje si jo rrallë herë në kampin e çuditshëm opozitar filloi ngritja me pompozitet e komisionit cilësisht partiak për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit. Sërish burrëria prej politikani, intuita shtetare dhe vizioni kushtetues i liderit opozitar cedoi, ai shkoi si cjapi tek kasapi në nertoren e më të fuqishmit. sërish u dha shamiqë që i vari në dorë ai që përherë ja ka varur. Por nuk është kjo ka mua më shqetësoi dhe më uli të shkruaj këtë radhë pasi kjo ka të bëjë krejtëput me performancën e kalët të zotit Rama... vijon në faqen 7
Ku në ç’rresht e ka të shkruajtur procedurën e fundit me ad hoc që ka shpikur, pse eksperimenton, me kë, si kush valle?!
Pëllumbi: Nano President? S’më pëlqen
DITËLINDJA - 75 VJETORI
Profesori socialist në 75 vjetor: Duhet dialog, të jemi të gjithë bashkë
JAKIN MARENA
Profesori i socialistëve Pëllumbi në 75 vjetorin e lindjes, ka marrë si dhuratë një organizim perfekt të festës nga PS dhe një buqetë me lule nga kryetari Rama. Ai ka kërkuar më shumë dialog në PS dhe ka komentuar deklarimin e kandidaturës për President nga Nano... vijon në faqen 4
Qeveria, ankand sekret bonosh 10 mln euro të tjera për borxhin
Faqe 2-3
Qeveria, ankand sekret bonosh 10 mln euro të tjera për borxhin
Faqe 5
Rama, krerëve të PS-së: Dua “revolucion” në bazë në 2012
Letra që kërcënoi Stojanin: Herës tjetër do ta ndez fitilin!
SHKB: Aksidentet e policëve ngrihet grup special hetimi
Faqe 8
Letra që kërcënoi Stojanin:
Herës tjetër do ta ndez fitilin!
Faqe 9
SHKB: Aksidentet e policëve
ngrihet grup special hetimi
Sëmundja e Berishës, Sequi: Më ka ndodhur edhe mua
Interesimi i ambasadorit
NGA ANILA BASHA
Sëmundja e Berishës, Sequi:
Më ka ndodhur edhe mua
Faqe 6
NERANXI
...gjithmonë një hap përpara...
Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante
Adresa: Autostrada Tiranë, Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com