PELLUMBI: Islami sot të ikë BERISHA: Kaçi, hajde në PD
Servet Pëllumbi mbështet largimin e deputetit rebel: Shkeli rregullat e brendshme
PELLUMBI: Islami sot të ikë
BERISHA: Kaçi, hajde në PD
Sot mbledhja e grupit parlamentar të PS-së. Kryeministri fton kundërshtarin. Nano kundër Ramës: Partia Socialiste si PPSH-ja e Enver Hoxhës. Malaj: Jo ndëshkimeve, dëmton partinë
Lajmi
Profesori i socialistëve, Pëllumbi duke komentuar propozimin e Ramës për çregjistrimin nga grupi i PS të Islamit tha se partia ka rregulla dhe zbatimi është një respekt ndaj tyre. Ai tha se përvoja e partive të vendeve demokratike e përmban përjashtimin.
TIRANE
JAKIN MARENA
Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi vetëm një ditë përpara mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shprehur se në një parti politike ka disa rregulla, të cilat duhet të zbatohen me rigorozitet. Në këtë kontekst, ai në një deklaratë për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur se nuk ka pse bëhet kaq shumë zhurmë për çregjistrimin e deputetit socialist Kastriot Islami, pasi po zbatohet një rregull i PS, i cili është votuar nga të gjithë, madje dhe nga vetë ai që gjendet përballë penalizimit. Për të është shumë e rëndësishme që të ketë liri në Partinë Socialiste por dhe të zbatohen rregullat, të cilat janë një përvojë dhe në partitë e tjera në vendet demokratike, ku ka përjashtime apo çregjistrime për ata që nuk i zbatojnë ato. “Në fakt nuk dua të merrem me këtë çështje, pasi një parti politike gjithçka e ka të përcaktuar konform rregullave të veta të brendshme. Ajo që mund të theksoj është se kush kërkon të futet në një parti politike zbaton disa rregulla të cilat janë të përcaktuara mirë dhe të bëra publike për të gjithë. Dhe zbatimi i këtyre rregullave në parti nuk është privim i lirisë për pjestarët e kësaj partie, në cilindo... vijon në faqen 4
Në foto: Kryeministri Sali Berisha me ish-kryeministrin Fatos Nano, mbrëmë gjatë promovimit të librit “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut
Havel dhe modeli i munguar shqiptar
Editorial
NGA AFRIM KRASNIQI
Havel dhe modeli i munguar shqiptar
Vaslav Havel, një jetë e jashtëzakonshme. Në elitën politike antikomuniste emri i tij qëndron në krye. Ai i kishte të gjitha cilësitë e simbolit të liderit demokrat: intelektual, shkrimtar, filozof, politolog dhe burrështetas. Havel e ngriti staturën e tij përmes kurajos dhe disidencës; disa herë i burgosur, autori i manifestit të Kartës 77 nuk hezitoi asnjë moment të jetës së tij të luftojë për të drejtat dhe parimet demokratike. Ai udhëhoqi revolucionin paqësor të vitit 1989 në Çekosllovaki, unanimisht u zgjodh President i fundit i këtij shteti dhe dy vjet më vonë President me dy mandate në shtetin e ri çek. Në vitet e disidencës, në krijimtari, në rezistencën politike, në revolucion, në tranzicion, në krye të shtetit të bashkuar e të ndarë, - ai mori dhe meriton vlerësimet më të larta të një lideri politik në një vend postkomunist. Pas mandatit presidencial iu kushtua politikës evropiane, të drejtave të njeriut dhe vlerave qytetare. Për shqiptarët, mbetet nuk veprimi i tij aktiv në pritjen e emigrantëve të ambasadave 1990 dhe sidomos për mbrojtjen e promovimin e çështjes së Kosovës. Havel është politikan çek, por modeli i tij i ka kapërcyer kufijtë e një vendi. Çdo politikan do ta citojë, çdo vend për- kthyeri botimet e tij, çdo organizatë apo universitet serioz do të donte ta kishte pjesë të tij. Një hero i gjallë, një simbol disidence antikomuniste, një frymëzim për kurajon dhe virtytet, një mendimtar politik progresist, një politikan human që jetoi me... vijon në faqen 3
...ai mori dhe meriton vlerësimet më të larta të një lideri politik në një vend postkomunis...
Qeveria bllokon paratë e policëve
Fondi i veçantë
Faqe 14
Qeveria bllokon paratë e policëve
NGA POLI HOXHA
Bashkia flak 61 artistët e rinj
LICEU ARTISTIK
Konvikti do të kthehet në zyra për administratën. Prindërit peticion kundër transferimit
Bashkia flak 61 artistët e rinj
ESMERALDA KETA
Plot 61 artistë të vegjël, që jetojnë në konviktin e Liceut Artistik, rrezikojnë të mbeten pa një godinë. Kjo pasi bashkia e Tiranës, ka vendosur ta kthejë konviktin e tyre në zyra për administratën, ndërsa nxënësit të strehohen te konvikti i Gjuhëve të Huaja... vijon në faqen 11
Raporti për lëvizjen në BE shqiptarët më të refuzuar
Faqe 3
Letra me pyetjet e deputetëve: Kromi në duart e mafias Faqe 6
Vrasja e të kërkuarit, Renea: “Si na qëlloi me granata”
Faqe 8
Rrihet dhe hidhet në rrugë polici bashkiak Tiranës Faqe 10
Panairi i librit, Flutura Açka: Abuzimet me qeranë
Faqe 12
Miratohen tarifat: Ja çmimet e reja për ujin e pijshëm në Tiranë Faqe 6
NERANXI
...gjithmonë një hap përpara...
Ushqime aziatike dhe meksikane
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 04 406 500;
042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com