JA DEBATI SEKRET NE PS
Islami: Rama më çrregjistroi, një dënim stalinist
Kreu i PS-së grupit: Kujdes me mediat, ndryshe mbeteni jashtë listës së deputetëve
Përplasjet mes deputetëve pro dhe kundër Kastriot Islamit në mbledhjen e grupit:
Çfarë thanë Rama, Ruçi, Islami, Malaj Doshi, Baraj, Bello, Majko dhe Ruka
Lajmi
Grupi parlamentar socialist me propozim të kryetarit Rama ka çrregjistruar deputetin Islami për shkak të thyerjes së vendimit politikavën e kaluar. Islami s’ka marrë pjesë në mbledhje, duke kërkuar prezencën e mediave. Ka pasur debate brenda grupit, ndërsa Rama ka kërkuar që të mos dalin informacione jashtë.
TIRANE
JAKIN MARENA
Grupi parlamentar u “Partisë Socialiste ka vendosur me votim të hapur çrregjistrimin e deputetit Kastriot Islami nga ky grup. Shkak për këtë masë ekstreme ka qenë thyerja e vendimit politik të partisë për votimin kundër të kandidatit për kryetar të KLSH në seancën parlamentare të së enjtes së shkuar nga ana e deputetit të PS, vendim që është propozuar ditë më parë në mbledhjen e kryesisë socialiste, nga kryetari i saj Edi Rama. Në mbledhjen e djeshme, pas debateve të forta, por dhe të kundërshtive të Islamit për të qenë pjesë e mbledhjes në mungesë të prezencës së mediave, është vendosur çrregjistrimi i Islamit nga grupi. Kanë votuar kundër këtij vendimi deputetët Malaj, Doshi, Bello dhe Gashi, ndërkohë që kanë abstenuar deputetët Majko dhe Ruka. Nuk kanë marrë pjesë deputetët Blushi, Harasani, Deda dhe Dade. Nga ana e tij, Rama ka kërkuar nga deputetët socialistë që të mos komunikojnë me mediat... vijon në faqen 2
“Detajet perverse të Fevziut për Enverin”
LUNCH.COM/ Intervista me Teuta Hoxhën
Faqe 9
“Detajet perverse të Fevziut për Enverin”
NGA MIRA KAZHANI
Njeriu i vitit 2011
Editorial
NGA ARBEN RROZHANI
Njeriu i vitit 2011
Në rubrikën e hapur nga gazeta ‘Tema’ për njeriun e vitit 2011, ka një votim interesant deri mbrëmë vonë. Në krye janë katër viktimat e qeverisë shqiptare gjatë demonstratës së 21 janarit: Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, që kryesojnë me 36 përqind të votave, ose 1261. Pasohen nga Edi Rama me 15 për qind, ose 538 vota dhe më tej vijojnë nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, kryeministri Sali Berisha, ish-ministri Dritan Prifti, europarlamentarja Tanja Fajon, kreu i ‘Vetëvendosjes’ Albin Kurti, kolegu Artan Hoxha, pedagogia Flora Hanelli dhe në fund presidenti Bamir Topi.
...hiqni ata të katërt nga kreu. Viktimat ata, të Ramës sipas Berishës, viktimë edhe ky...
Po ç’kanë bërë për të qenë në 10 më të votuarit?
Katër demonstruesit e vrarë mbrëmjen e 21 janarit nuk bënë asgjë, veçse shkuan në protestë. Ishin 4 nga qindra mijërat që atë ditë ishin në shesh përpara selisë së qeverisë dhe u vranë pabesisht, edhe pse ishin me duar në xhepa dhe s’bënin asnjë kërcënim as për godinën, as për kolltqet e qeverisë. Por ata u vranë se duhej vrarë shpirti i rebelimit, që edhe ndodhi. Ata po u lënë 10 jetimëve të tyre një fitore morale, të paktën.
Rama nuk ka bërë ndonjë gjë, përveç librit të radhës, duke marrë nëpër gojë gjithë dynjanë, sepse për të tjerat, opozita ishte po ajo e vitit 2010, mos më keq. Spahiu po, ka bërë ca çmendina, i ka prekur shqiptarët atë ku dhe nuk mbahet, te ndjenja e sëmurë nacionaliste dhe me atë rast u bie të gjithëve, veçërisht qeverisë. Berisha nuk bën gjë veç çimentimit të pushtetit edhe më tej dhe u tha shqiptarëve publikisht... vijon në faqen 3
Amerikanët: Albpetrol vlen 497 mln USD
EKSKLUZIVE
Zbardhet raporti i “Patton Boggs”: Ja bashkëpunëtorët shqiptarë në privatizim
Amerikanët: Albpetrol vlen 497 mln USD
ARBEN RROZHANI
Kompania shtetërore e naftës Albpetrol do të shitet së shpejti dhe sipas kompanisë konsulente amerikane “Patton Boggs”, ajo sot vlen 420 milionë dollarë, ndërsa mesin e vitit më parë vlente rreth 500 milionë... vijon në faqen 4
Vlorë dhe Korçë, policia: Po riorganizohen bandat e 1997-ës
Faqe 8
Konvikti i Liceut Artistik, bashkia fsheh vendimin për mbylljen Faqe 11
Mbrëmja gala, “Top Channel” triumfi i një ëndrre
Faqe 13
Armiqësia me Topallin, Basha: Kemi axhenda të ndryshme Faqe 4
Borxhipublik, Ministria e Financave përgënjeshtron Berishën
Faqe 7
TVSH-ja për ushqimet, shumica rrëzon propozimet e PS Faqe 6
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Rrshko Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com